Qazim Kokoshi (Vlora, 1882 - 1945) nënshkrues i Deklaratës së Pavarësisë së Shqipërisë.

Qazim Kokoshi
Nënshkrues i Deklaratës së Pavarësisë së Shqipërisë
U lind në1882
Vdiq1945
KombësiaShqiptar

Biografia

Redakto

Qazim Kokoshi lindi në qytetin e Vlorës. Mësimet e para i mori në shkollën turke të qytetit të Vlorës dhe më pas shkoi në Janinë, ku mbaroi gjimnazin “Zosimea”. Pas mbarimit të asaj shkolle aty rreth fillimit të viteve 1900 u kthye në vëndlindje dhe u angazhua në Klubin “Labëria”, ku punoi për përhapjen e gjuhës shqipe në fshatrat e Vlorës.

Mori pjesë në kuvendin e Vlorës në nëntor 1912, si delegat i Vlorës. Firmoi aktin e pavarësisë me siglën “Qazim Kokoshi”. Në gusht 1913, Qeveria e përkohshme e Vlorës e caktoi me detyrën e nënprefektit të Lushnjës. Pasi punoi afro shtatë muaj në atë detyrë, në shkurt 1914 u emërua me detyrën e kryesekretarit të Prefekturës së Vlorës. Pas rënies së Qeverisë së Vlorës, u caktua anëtar i delegacionit për të zhvilluar takimin me Princ Vidin.

Konkuroi në zgjedhjet parlamentare që u zhvilluan në vitin 1921 ku dhe u zgjodh deputet i Parlamentit të parë shqiptar. Pas tre vjetësh, në Lëvizjen e qershorit të vitit 1924, u bashkua me grupin opozitar që udhëhiqej nga Fan Noli e Luigj Gurakuqi. Pas dështimit emigroi në Itali e më pas në Austri. Më 1928 u kthye në atdhe pas amnistisë së mbretit, por në vitin 1932 u arrestua si pjesëmarrë në t'ashtuquajturën "Lëvizja e Vlorës" bashkë me Hasan Dostin, Skënder Muçon, etj. dhe u burgos, për te dalë sërish më 1936.

Pas vrasjes së të dhëndrit të tij, dëshmorit Reshit Çollaku, Kokoshi u arrestua nga GESTAPO-ja dhe u internua në Bergamo.

Në prill 1946, komunistët arrestuan Qazim Kokoshin, i cili ishte kthyer në Shqipëri nga internimi nazist, në vitin 1945. I izoluar në hetuesinë e Vlorës, vdiq nga torturat.

Referimet

Redakto