Pedagogjia
Pedagogjia është shkencë që merret me parimet dhe metodat, sipas të të cilave zhvillohet procesi edukativ-arsimor, përkatësisht është shkencë që merret me edukimin dhe arsimimin në planin më të gjerë (në institucionet arsimore, sportive etj.), si dhe me modat që përdoren për këtë qëllim.
Lëndë mësimore, përkatësisht libër, tekst që jep njohuritë e përgjithshme apo të veçanta nga pedagogjia, që jep njohuri për metodat dhe parimet e punës pedagogjike.
PërkufizimiRedakto
Fjala pedagogji rrjedh nga fjala e vjetër e gjuhës greke, παιδαγωγία (paidagōgia), dhe παιδαγωγός (paidagōgos), e cila është një sintezë e fjalëve παῖς (país, dhe παιδός, paidos) "fëmijë" dhe ἄγω (ágō), "udhëheq" apo "drejtoj."[1] [2] [3] Në fjalorin elektronik të gjuhës shqipe fjala "pedagogji" përkufizohet si, "shkenca që merret me edukimin dhe arsimimin e fëmijëve e të të rinjve, me metodat që duhen përdorur për këtë qëllim." [4]
Nga fjala pedagogji rrjedh emri pedagog/e - njeriu që merret me punë pedagogjike, apo me edukimin dher arsimimin e fëmijëve dhe të rinjve dhe mbiemri pedagogjik/e, që lidhet me pedagogjinë apo me pedagogun.
Në fjalorin elektronik të gjuhës shqipe fjala "pedagog" përkufizohet si "ai që mëson dhe edukon fëmijët e të rinjtë, duke zbatuar parimet dhe metodat e pedagogjisë; specialist për pedagogji; mësues në një shkollë të lartë; titulli i këtij mësuesi. Pedagog i zoti (i aftë). Pedagog i jashtëm pedagog që jep mësim në një shkollë të lartë pa qenë punonjës i përhershëm i kësaj shkolle. Pedagogu i gjuhës shqipe (i filozofisë, i matematikës). Puna e pedagogut."[4]
Giesecke (1981) hulumtimin në arsim dhe edukim ashtu si edhe pedagogjinë i quan "shkencë aporetike", d.m.th. një ndërdisiplinë ose interdisiplinë (Shih edhe Ndërdisiplinariteti).[5] Ndërkaq në periudha të ndryshme kohore termi "pedagog" ka pasur edhe konotacione negative të lidhura me pedantërin e tepruar e të cilat e kanë zanafillën nga koha e Samuel Pepys (1650).[6]
Kategoritë themeloreRedakto
Disiplinat pedagogjikeRedakto
- Pedagogjia e përgjithshme
- Historia e pedagogjisë
- Metodologjia e pedagogjisë
- Pedagogjia familjare
- Pedagogjia parashkollore
- Pedagogjia shkollore
- Pedagogjia e konvikteve
- Pedagogjia speciale
- Pedagogjia sociale
- Pedagogjia e të rriturve - Andragogjia
- Pedagogjia e kohës së lirë
- Didaktika
- Metodika
- Pedagogjia futurologjike
- Gjerontogogjia[7]
Drejtimet pedagogjikeRedakto
- Pedagogjia eksperimentale
- Pedagogjia funksionale
- Pedagogjia ekzistencialiste
- Pedagogjia pragmatiste
- Pedagogjia komparative
- Pedagogjia pozitiviste
- Pedagogjia individuale
- Pedagogjia shpirtërore
- Pedagogjia kritike
- Pedagogjia çlirimtare
- Pedocentrizmi
Pedagogë të shquarRedakto
- Jan Amos Komenski; (1592-1670);
- Jean-Jacques Rousseau; (1712-1778) ;
- Johann Heinrich Pestalozzi; (1746-1827) ;
- Johann Friedrich Herbart; (1776–1841) ;
- Friedrich Fröbel;(1782-1852) ;
- Georg Kerschensteiner;(1854-1932) ;
- John Dewey;(1859-1952) ;
- Rudolf Steiner;(1861-1925) ;
- Maria Montessori;(1870-1952) ;
- Adolphe Ferrière;(1879-1960) ;
- Alexander S. Neill; (1883-1973) ;
- Anton Makarenko; (1888-1939) ;
- Carl R. Rogers; 1902-1987) ;
- Paulo Freire; (1921-1997).
Nga trojet shqiptare
Shih edheRedakto
- Edukologjia
- Psikopedagogjia
- Pedagogjia digjitale
- Pedagogjia humaniste
- Pedagogjia progresive
- Pedagogjia valdorfiane
Burime tjeraRedakto
- Gaston Mialaret:(1997), Pedagogjia e përgjithshme, Koha, Prishtinë
- Hajrullah Koliqi:(1997, 1998), Historia e pedagogjisë botërore I dhe II, Universiteti i Prishtinës, Prishtinë
- Hajrullah Koliqi:(2002, 2004), Historia e arsimit dhe e mendimit pedagogjik shqiptar, Prishtinë - Tetovë, OCLC 163636435 ISBN 9951-07-084-1
- Musa Kraja:(1998, 2006), Pedagogjia, Tiranë OCLC 45276951 ISBN 99943-833-0-2
- Shefik Osmani:(1983), Fjalor i pedagogjisë, Shtëpia Botuese "8 Nëntori", Tiranë OCLC 17442147
- Xheladin Murati: (1998, 2004), Pedagogjia e përgjithshmeLogos, Shkup - Prishtinë - Tiranë, ISBN 9989-601-66-6 ISBN 9989-58-108-8 ISBN 978-9989-58-108-3
Lidhje të jashtmeRedakto
- REDIRECT Stampa:En
- Gabriel Compayre: (1905), The history of pedagogy
- REDIRECT Stampa:En
- Johann Karl Friedrich Rosenkranz: (1899), The philosophy of educationD. Appleton and Co.
- REDIRECT Stampa:En
ReferimeRedakto
- ^ "pedagogy". Online Etymology Dictionary.
- ^ "Definition of "pedagogy" - Collins English Dictionary". Mungon ose është bosh parametri
|language=
(Ndihmë!) - ^ "pedagogy noun - definition in British English Dictionary & Thesaurus - Cambridge Dictionary Online". Dictionary.cambridge.org. 10 tetor 2012. Marrë më 2012-10-29. Mungon ose është bosh parametri
|language=
(Ndihmë!) - ^ a b Fjalor i gjuhës së sotme shqipe
- ^ Giesecke, Hermann (1981). Indføring i pædagogik. København: Nyt Nordisk Forlag. German original: Einführung in die Pädagogik. München: Juventa 1970 (2. Auflage)
- ^ "pedagogue". Online Etymology Dictionary.
- ^ Xheladin Murati: Pedagogjia e përgjithshme. Logos-A. Shkup.1998. fq. 75 - 82