Pedagogjia e përgjithshme është disiplinë akademike (degë) fundamentale e shkencëspedagogjisë e cila studion ligjshmëritë dhe problemet e përgjithshme të mësimit, mësimdhënies, arsimit dhe edukatës. Si disiplinë fundamentale e pedagogjisë ajo studion përmbajtjet, normat, ligjësitë, teoritë dhe drejtimet pedagogjike. Problemet themelore të pedagogjisë së përgjithshme janë: sinteza e mendimit pedagogjik, konstituimi i pedagogjisë si shkencë e pavarur, kategoritë dhe nocionet pedagogjike, qëllimi dhe detyrat e edukatës, mundësitë dhe kufizimet e realizimit të edukatës, dimensionet e edukatës, faktorët për zhvillimin e individit, raporti i pedagogjisë me shkencat tjera si dhe raporti i pedagogjisë me teorinë dhe praktikën pedagogjike.[1] [2]

Fillet e pedagogjisë së përgjithshme si disiplinë shkencore lidhen me kontributin e filozofit dhe pedagogut gjerman Johann Friedrich Herbarti dhe sidomos me veprën e tij me titull, "Pedagogjia e përgjithshme e nxjerrë nga qëllimi i edukatës" (Allgemeine Pädagogik aus dem Zweck der Erziehung abgeleitet) botuar në vitin 1806.[3]

Disiplinat pedagogjike

Redakto

Drejtimet pedagogjike

Redakto

Shih edhe

Redakto

Referime

Redakto
  1. ^ Xheladin Murati: Pedagogjia e përgjithshme. Logos - A, Shkup, 1998, fq. 75 - 76.
  2. ^ Jan Průcha: Pedagogická encyklopedie. Praha: Portál, 2009. ISBN 978-80-7367-546-2. S. 645 - 650.
  3. ^ Johann Friedrich Herbart: Allgemeine Pädagogik aus dem Zweck der Erziehung abgeleitet. Röwer, Göttingen, 1806
  4. ^ Xheladin Murati: Pedagogjia e përgjithshme. Logos-A. Shkup.1998. fq. 75 - 82
  5. ^ Xheladin Murati: Pedagogjia e përgjithshme. Logos-A. Shkup.1998. fq. 108 - 128