Pedagogjia parashkollore (gjermanisht: Vorschulpädagogik, Kleinkindpädagogik, Elementarpädagogik, Frühpädagogik; italisht: Istruzione prescolastica; serbokroatisht: Predškolska pedagogija), e njohur edhe si "Edukimi i fëmijërisë së hershme" (anglisht: Early childhood education), është një disiplinë shkencore pedagogjike e cila fokusohet në grupmoshën e fëmijëve nën moshën gjashtë (6) vjeç, prindërit e tyre, si dhe në institucionet përkatëse (p.sh. kopsht, çerdhe, institucion parashkollor, etj.) me fjalë të tjera, merret me studimin e specifikave të procesit të edukimit të fëmijës në moshën parashkollore. Në kuadër të saj përfshihen edhe fushat e tilla si arsimi parashkollor, arsimi i fëmijërisë së hershme ose arsimi parafillor. [1] [2] 

Historiku Redakto

Pedagogjia parashkollore u shfaq si një fushë studimi gjatë periudhës së Iluminizmit, veçanërisht në vendet evropiane të cilat kishin një nivel të lartë të zhvillimit të shkrim-leximit dhe kulturës edukative e arsimore. Ajo vazhdoi të rritet gjatë shekullit të nëntëmbëdhjetë, pasi arsimi parafillor universal u bë një normë në botën perëndimore. Në vitet e fundit, pedagogjia parashkollore (edukimi i fëmijërisë së hershme) është bërë një çështje e zakonshme e politikës publike, pasi ligjvënësit komunalë, regjional dhe shtetërorë ndajnë edhe fonde për institucionet parashkollore. Sot ajo përshkruhet si një periudhë e rëndësishme në zhvillimin e fëmijës pasi që i referohet zhvillimit të gjithanshëm të personalitetit të fëmijës. [3] [4] [5]

Detyrat e pedagogjise parashkollore Redakto

•  të zbuloje të vërtetat shkencore në fushën e edukimit dhe arsimimit parashkollor, si dhe faktorëve që direct ose indirect ndikojnë në zhvillimin e fëmijës parashkollor.

•  insiston që qëllimisht dhe me plan, të ndryshojë praktikën edukative-arsimore parashkollore, duke u mbështetur në dituritë e veta teorike e shkencore mbi edukatën parashkollore.

• krahas studimit të përvojave pozitive, e ka për detyrë të merret edhe me studimin e normave, vlerave dhe bindjeve në jetën praktike të rrethit të caktuar.

•  të përkujdeset për bartjen dhe aplikimin e të arriturave të veta teorike në praktikën edukative parashkollore dhe që sistematikisht t’I përcjelle rezultatet e aplikimit të tillë.

•  të jetë gjithnjë kritike, si ndaj lëndës së vet të studimit, ashtu edhe ndaj vetvetes, përkatësisht ndaj bazave filozofike, teorike dhe shoqërore.

•  të vihet në raporte interdisiplinare me disiplinat e tjera shkencore, e sidomos me disiplinat pedagogjike dhe psikologjike.[6]

Shih edhe Redakto

Literatura Redakto

  • Neaum, S. (2013). Child development for early year's students and practitioners. 2nd Edition. London: Sage Publications.
  • "Early Childhood Care and Education" (në anglisht). UNESCO. Arkivuar nga origjinali më 7 nëntor 2010. Marrë më 18 maj 2020.
  • Staatsinstitut für Frühpädagogik (ifp) (Hrsg.): Zweisprachigkeit im Kindergarten, Ergebnisse eines Modellversuches. Ludwig Auer, Donauwörth 1984.
  • Peter Thiesen: Die gezielte Beschäftigung im Kindergarten. Bildungsangebote vorbereiten, durchführen und auswerten.15. Auflage. Lambertus, Freiburg 2014, ISBN 978-3-7841-2671-5.
  • Yvonne Wagner: Pädagogische Konzepte im Elementarbereich II; in: Norbert Kühne (Herg.): Praxisbuch Sozialpädagogik Band 8, Bildungsverlag EINS, Troisdorf 2010; ISBN 978-3-427-75416-9

Referime Redakto

  1. ^ "The Scope of Early Childhood Education" (në anglisht). 20 korrik 2010. Arkivuar nga origjinali më 7 shkurt 2015. Marrë më 25 shtator 2017.
  2. ^ Eddy, Matthew Daniel (2016). "'The Child Writer: Graphic Literacy and the Scottish Educational System, 1700–1820'". History of Education (në anglisht). 46: 695–718.
  3. ^ "Early Learning from Birth through Third Grade". National Governor's Association. Arkivuar nga origjinali më 20 dhjetor 2014. Marrë më 25 shtator 2017. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ "Why Cities Are Making Preschool Education Available to All Children". Arkivuar nga origjinali më 7 shkurt 2015. Marrë më 25 shtator 2017. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. ^ "Pre-K Funding from State and Federal Sources". 25 prill 2014. Marrë më 6 shkurt 2015. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  6. ^ "pedagogjia". {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)

Lidhje të jashtme Redakto