Johann Friedrich Herbart

filozof, psikolog gjerman, dhe themelues i pedagogjisë si një disiplinë akademike

Johann Friedrich Herbart (shqip: Johan Fridrih Herbart) (4 maj 1776 – 14 gusht 1841) filozof, psikolog dhe pedagog gjerman, themelues i pedagogjisë si disiplinë shkencore akademike.

Johann Friedrich Herbart
(1776 - 1841)

Johann Friedrich Herbart.jpg

Emri: Johan Fridrih Herbart
Lindi më: 4 maj 1776
Vendlindja: Oldenburg
Vdiq më: 14 gusht 1841
Vdiq në: Getingen
Profesioni: Pedagog

BiografiaRedakto

Herbarti u lind më 4 maj 1776 në Oldenburg. [1] Për nga natyra ishte një fëmijë i ndjeshëm për shkak të një aksidenti, prandaj Herbarti mësimet e para i mori nga nëna e tij në shtëpi deri në moshën 12 vjeçare. Më pastaj ai vazhdoi shkollimin në gjimnaz për gjashtë vjet, ku tregoi interesim për filozofinë, logjikën dhe veprat e Kantit që përfshin natyrën e njohurive të fituara nga përvoja reale. Arsimi i tij vazhdoi më pas në Universitetin e Jenës, me ç'rast ai studioi filozofinë deri kur nisi të mos pajtohej me mësuesin e tij Johann Fichte pikërisht sepse ai e kishte mësuar atë të mendonte në një mënyrë logjike. Ai fillimisht shkroi disa ese, të cilat i kishte dhënë Fichte gjatë viteve të tij në Universitetin e Jenës, duke kritikuar veprat e Friedrich Schelling duke mbrojtur pretendimet e tij për idealizmin gjerman të promovuar asokohe edhe nga të tjerët.

Pas përfundimit të studimeve, Herbarti, për tri vite do të punoj si mësues privat i fëmijëve të një qeveritari në Interlaken të Zvicrës. Gjatë qëndrimit në Zvicër, Herbarti e vizitoi pedagogun Johan Hajnrih Pestaloci pas së cilës shkroi veprën "Ideja e Pestalocit për një ABC të intuitës" (Pestalozzi’s Idee eines ABC der Anschauung). Për tri vite të tjera, Herbarti do të vazhdoj ti thelloj edhe më shumë studimet dhe njohurit e tij për gjuhën greke dhe matematikë në Universitetin e Bremenit. Nga viti 1801 deri në vitin 1809 do të punoj si docent privat në Universitetin e Getingenit pastaj do të kaloj në Katedrën e Filozofisë në Universitetin e Kenigsbergut, në vend të Kantit. Këtu do të thellohet në çështjet e filozofisë dhe të pedagogjisë [2] e gjithashtu do të themeloi dhe drejtoi një seminar të pedagogjisë. Në vitin 1833, u kthye edhe një herë në Universitetin e Göttingenit ku mbeti si profesor i filozofisë deri në vdekjen e tij. Herbart mbajti ligjëratën e tij të fundit me një shëndet të përkryer të mirë dhe më pas papritur vdiq dy ditë më vonë nga apopleksia. Ai është varrosur në Varrezat Albanifriedhof në Göttingen. [3]

Herbarti ishte shumë i përqendruar në fushën e studimeve duke mos pasur kohë për "botën jashtë studimit dhe klasave mësimore" pasi që bota e tij ishte "bota e librave dhe vetëm e librave". [4] Pavarësisht nga studimi dhe angazhimi i pamëshirshëm studimor, ai u martua me një vajzë angleze, të quajtur Mary Drake, e cila i mbështeti kontributet e burrit të saj në fushat e pedagogjisë dhe psikologjisë.

VepratRedakto

  • Pestalozzi’s Idee eines ABC der Anschauung. Göttingen 1804.
  • Allgemeine Pädagogik aus dem Zweck der Erziehung abgeleitet. Göttingen 1806.
  • Ueber philosophisches Studium. Göttingen 1807.
  • Allgemeine Praktische Philosophie. Göttingen 1808.
  • Lehrbuch zur Einleitung in die Philosophie. Königsberg 1813.
  • Lehrbuch zur Psychologie. Königsberg und Leipzig 1816. 2. Auflage, Königsberg 1834
  • Psychologie als Wissenschaft, neu gegründet auf Erfahrung, Metaphysik und Mathematik. 2 Bde. Königsberg 1824/25
  • Allgemeine Metaphysik, nebst den Anfängen der philosophischen Naturlehre. 2 Teile. Königsberg 1828/29.
  • Kurze Encyklopädie der Philosophie aus praktischen Gesichtspuncten. Halle 1831.
  • Umriss pädagogischer Vorlesungen. Göttingen 1835; 2., vermehrte Ausgabe 1841.
  • Psychologische Untersuchungen. Göttingen 1839/40.
  • Sämmtliche Werke. Hrsg. von Gustav Hartenstein. Leipzig 1851

Shih edheRedakto

Burime tjeraRedakto

  • Boring, E.G. (1950). “German psychology before 1850: Kant, Herbart, and Lotze.” In R.M. Elliott (Ed.), A history of experimental psychology (2nd ed.). New York: Appleton-Century-Crofts.
  1. REDIRECT Stampa:En
  • Crary, J. (1992). “Techniques of the observer.” In J. Crary (Ed.), Techniques of the observer: On vision and modernity in the nineteenth century, (pp. 100–102). Massachusetts: MIT Press.
  1. REDIRECT Stampa:En
  1. REDIRECT Stampa:En
  • Jahoda, G. (2009). “The metaphysical mechanics of the mind.” Psychologist, 22(6), 558-559.
  1. REDIRECT Stampa:En
  • Watson, R.I. (1968). “Kant and Herbart: Continental philosophical psychology.” In C.P. Duncan & J. Wishner (Eds.), The great psychologists: From Aristotle to Freud (2nd ed.). Philadelphia: J.B. Lippincott Company.
  1. REDIRECT Stampa:En

Lidhje të jashtmeRedakto

  Commons: Johann Friedrich Herbart – Album me fotografi dhe/apo video dhe materiale multimediale
  1. REDIRECT Stampa:En
  1. REDIRECT Stampa:En

ReferimeRedakto

  1. ^ Kim, Alan (1 janar 2015). Zalta, Edward N. (red.). Johann Friedrich Herbart (në anglisht) (bot. Winter 2015)).
  2. ^ Wolman, B.B. (1968). "The historical role of Johann Friedrich Herbart". përmbledhur nga Wolman, B.B. (red.). Historical roots of contemporary psychology (në anglisht). New York: Harper & Row. ff. 29–46.
  3. ^ http://www.ibe.unesco.org/sites/default/files/herbarte.pdf
  4. ^ Wolman 1968.