Gjimnazi
Gjimnazi është shkollë e mesme e tipit të përgjithshëm. Kohëzgjatja e mësimeve në gjimnaz ne shtetin shqiptar zakonisht zgjat 3 vite. Viti 10, 11, 12. Ne vitin e 12 kryhen provimet perfundimtare. Gjimnazi i përgatit nxënësit për studime universitare.[1]

Vështrim
RedaktoGjimnaz (gre. gymnasion) quhej shkolla e Athinës e shek. VI-IV p.e.s. Aty mësonin djemtë e familjeve të pasura të moshave 16 deri 18 vjeçare. Me kalimin e kohës ky term do të përhapet edhe në Evropë. Në Gjermani do të lind një lloj i gjimnazit i tipit të ri të reformuar. Ideator i tij do të jetë pedagogu gjerman Johannes Sturm (shih). Në Shqipëri dhe trojet tjera shqiptare, ky tip i shkollës do të duket vetëm në fillim të shek.XX.
Duke filluar nga shek. XIX në disa vende Evropiane për shkollat e mesme, krahas termit gjimnaz u përdorën edhe termat "lice" dhe "kolegj ".[2]
Shih edhe
RedaktoReferime
Redakto- ^ Moore, John C. (2019). A Brief History of Universities. Springer Nature. fq. 45. doi:10.1007/978-3-030-01319-6. ISBN 978-3-030-01318-9. S2CID 189137386.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "The New International Encyclopædia/Gymnasia - Wikisource, the free online library". en.wikisource.org (në anglisht). Marrë më 2025-03-26.