Gjimnazi në periudhën e antikitetit klasik (Greqia e lashtë, Roma e lashtë, Iliria) funksiononte si një strukturë stërvitore për konkurrentët në lojërat publike. Ishte gjithashtu një vend për t'u shoqëruar dhe për t'u përfshirë në angazhime intelektuale. Emri vjen nga termi i greqishtes së lashtë gymnos do të thotë "lakuriq". Vetëm qytetarët e rritur meshkuj lejoheshin të përdornin gjimnazin. Ekzistenca e gjimnazeve dhe gjimnaziarkëve në antikitet është dëshmuar edhe në sistemin arsimor ilir.

Gjimnazi antik i Butrintit
Gjimnaz antik në Olimp

Atletët garonin nudo, një praktikë e cila aplikohej për të inkurajuar vlerësimin estetik të trupit mashkullor në mënyrë që të ishte dhe një haraç për perënditë. Gjimnazi dhe palestra (shkollat e mundjes) ishin nën mbrojtjen e Herakliut, Hermesit dhe, në Athinë, Thezeut . [1]

Etimologjia

Redakto

Fjala gjimnaz (gymnasium) është latinizim i emrit grek γυμνάσιον ( gjimnaz ), "shkollë gjimnazike", në shum. "ushtrime trupore" dhe përgjithësisht "shkollë", [2] fjalë e cila rrjedh nga mbiemri i zakonshëm grek γυμνός ( gymnos) që do të thotë "lakuriq", [3] përmes foljes përkatëse γυμνάζω ( gymnazo ), kuptimi i të cilës është "të stërvitesh lakuriq", "stërvitje në ushtrime gjimnastikore", përgjithësisht "të stërvitesh, të ushtrosh". [4] Folja kishte këtë kuptim sepse njëriu zhveshej për ushtrim. Historikisht, gjimnazi u përdor për stërvitje, banjë komunale dhe aktivitete studimore dhe filozofike. Emri anglisht gymnast, i regjistruar për herë të parë në vitin 1594 është formuar nga greqishtja γυμναστής ( gymnastēs ), [5] por në greqisht kjo fjalë do të thotë " trainer " dhe jo " atlet ". Palestra ishte pjesa e gjimnazit kushtuar mundjes, boksit dhe lojërave me top .

 
Gjimnazi në Pompei, nga maja e murit të stadiumit.

Organizimi

Redakto

Gjimnazi u formua si një institucion publik ku të rinjtë zhvillonin trajnime dhe ushtrime fizike. Mbikëqyrja e gjimnazeve iu besua gimnaziarkëve, të cilët ishin zyrtarë publikë përgjegjës për zhvillimin e sporteve dhe lojërave në festivale publike dhe që drejtonin shkollat dhe mbikëqyrnin konkurrentët. Mësuesit dhe trajnerët tjerë të atletëve zakonisht quheshin gymnastai. (gjimnastë). Në botën bashkëkohore nxënësit e gjimnazeve zakonisht quhen gjimnazistë. Gjimnazet greke gjithashtu mbajtën leksione e diskutime edhe mbi filozofinë, letërsinë dhe muzikën, ndërsa bibliotekat publike ndodheshin afër gjimnazeve.

Athinë kishte tre gjimnaze të shkëlqyeshme publike: Akademia e Platonit, Liceumi antik dhe Cynosarges, [6] e ku secila prej tyre iu kushtua një hyjnie statuja e së cilës zbukuronte strukturën e gjimnazit. Secili nga tre gjimnazet u bë i famshëm me një shkollë të njohur të filozofisë. [7] Antistheni themeloi një shkollë në Cynosarges, nga e cila disa thonë se rrjedh emri Cynic ; [8] Platoni themeloi një shkollë që mblidhej në Akademi, pas së cilës u emërua shkolla, duke e bërë gjimnazin të famshëm për qindra vjet; [9] dhe në Lice, [10] Aristoteli themeloi shkollën Peripatetike .

Njeriu i cili punonte dhe kujdesej për gjimnazin quhej gimnaziark dhe ishte një titull i nderuar në botën antike greko-romake dhe ilire. Në Athinë emëroheshin dhjetë gimnaziark për çdo vit, nga një për secilin fis. Ata ishin përgjegjës për kujdesin dhe kompensimin e personave që stërvitnin për konkurset publike, zhvillonin lojërat në festivalet e mëdha athinase, ushtronin mbikëqyrje të përgjithshme mbi moralin e konkurrentit, dhe dekoronin dhe mirëmbanin gjimnazin. Nën ta në strukturën organizative ishin dhjetë sofronistae përgjegjës për të vëzhguar sjelljen e të rinjve dhe (veçanërisht) për të marrë pjesë në të gjitha lojërat e tyre.

Gjimnazet antike ishin zakonisht struktura të mëdha që përmbajnë hapësira për secilin lloj stërvitje, si dhe një stadium, palaestra, banja, portika të jashtme për praktikë në mot të keq, dhe portika të mbuluara ku filozofët dhe "burrat e shkronjave" të tjerë japin leksione publike dhe bënin debate. Shumica e gjimnaze greke ishin të vendosura në zona periferike për shkak hapësirës së madhe të kërkuar për ndërtim. Për më tepër, këto zona kanë tendencë të jenë më të ftohta dhe më afër furnizimit me ujë të mirë se sa zonat e ngjashme në qendrën e qyteteve. [11]

Shih edhe

Redakto

Shënime

Redakto
  1. ^ Pausanias (geographer), Guide to Greece, 4.32.1
  2. ^ γυμνάσιον, Henry George Liddell, Robert Scott, A Greek-English Lexicon, on Perseus project
  3. ^ γυμνός, Henry George Liddell, Robert Scott, A Greek-English Lexicon, on Perseus project
  4. ^ γυμνάζω, Henry George Liddell, Robert Scott, A Greek-English Lexicon, on Perseus project
  5. ^ γυμναστής, Henry George Liddell, Robert Scott, A Greek-English Lexicon, on Perseus project
  6. ^ John Burnet, Plato's Euthyphro, Apology of Socrates, and Crito, p. 7.
  7. ^ The Oxford Companion to Classical Literature, 2nd edition, p. 257.
  8. ^ The Oxford Companion to Classical Literature, pp. 164, 165.
  9. ^ p. 179, T. Martin, Ancient Greece, Yale University 2000.
  10. ^ J. Lynch, "Gymnasium", in D. Zeyl (ed.), Encyclopedia of Classical Philosophy, Greenwood Press 1997.
  11. ^ B., Pomeroy, Sarah (2014). A brief history of Ancient Greece : politics, society, and culture (në anglisht). Burstein, Stanley Mayer,, Donlan, Walter,, Roberts, Jennifer Tolbert, 1947-, Tandy, David W. (bot. Third). New York. fq. 193. ISBN 9780199981557. OCLC 843228593.{{cite book}}: Mirëmbajtja CS1: Emra të shumëfishtë: lista e autorëve (lidhja) Mirëmbajtja CS1: Mungon shtëpia botuese te vendodhja (lidhja)