Gimnaziarku
Gimnaziarku / gymnasiarch ( Latin: gymnasiarchus, nga greqishtja γυμνασίαρχος, gymnasiarchos), e cila rrjedh nga fjala greke γυμνάσιον (gymnasion, gjimnaz) + ἄρχειν, archein, dërgojë, ishte emri i një zyrtari në Greqinë e lashtë grada dhe detyrat e të cilit ndryshonin në vende dhe në kohë të ndryshme.
Në Athinën klasike gjatë shekujve V dhe IV p.e.s. një gjimnaziark zgjedhej për çdo vit nga secili fis me qëllim që të kujdesej për shpenzimet e garave të pishtarit (Lampadephoria). Detyrat përfshinin edhe pagesën e të gjitha shpenzimeve të lidhura me trajnimin e konkurrentëve, e që ishte një nga shërbimet publike më të shtrenjta dhe më të kërkuara nga qytetarët e pasur athinas. Emri duket se nënkupton që gjimnaziarku kishte edhe të drejta dhe detyra të caktuara në gjimnaz gjatë stërvitjes së të rinjve, por nuk ka asnjë informacion të përcaktuar për këtë temë.
Pas vendosjes së pushtetit maqedonas, pati një ndryshim në Athinë. Një gjimnaziark zgjedhej çdo vit, dhe zyra e tij kishte një autoritet të madh. Ai kishte mbikëqyrjen e përgjithshme të rendit dhe disiplinës në gjimnazin e efebisë dhe ndonjëherë financonte shpenzime të mëdha nga arka e tij. I njëjti emër u jepej edhe efebëve të pasur, të cilët merrnin përsipër një periudhë më të gjatë ose më të shkurtër, zakonisht rreth një muaj, të bartnin disa tarifa të larta për shokët e tyre, siç janë shpenzimet e festivaleve, ose të furnizimit të gjimnazit me vajin e nevojshëm.
Jashtë Athinës dhe shteteve tjera të cilat kopjuan sistemin e saj gjimnastikor, termi mund të nënkuptonte edhe magjistratët që kishin përfunduar mësimet gjimnastikore dhe letrare, ose ata që duhet të siguronin shpenzime të caktuara që lidheshin me gjimnazin apo festivalet, qoftë nga pasuria e tyre ose nga fondet publike. Thirrja në fjalë kishte një larmi të gjerë në detaje të caktuara.
Ekzistenca e gjimnazeve dhe gjimnaziarkut është dëshmuar edhe në qytetet ilire.
Shih edhe
RedaktoLiteratura
Redakto- Strabo. Geographica, Book IX, Chapter 3, 16
- Athletics in the Ancient World By E. Norman Gardiner Page 78
- City government in Hellenistic and Roman Asia minor By Sviatoslav Dmitriev Page 227
- Glatz, “Gymnasiarchia,” in Daremberg and Saglio, Dictionnaire des antiquités (Paris, 1896)
- Gilman, D. C.; Peck, H. T.; Colby, F. M., eds. (1905). "Gymnasiarch" . New International Encyclopedia (1st ed.). New York: Dodd, Mead.