Arsimi në Greqinë e lashtë kishte një traditë homerike dhe aristokratike ndërsa ishte "demokratizuar" shumë sidomos në shekullin V p.e.s. pjesërisht si rezultat edhe i ndikimit nga sofistët, Platoni dhe Isokrati. Më vonë, në periudhën helenistike të Greqisë antike, arsimi në gjimnaze konsiderohej si një kusht themelor për pjesëmarrje në kulturën greke. Vlera e edukimit fizik për grekët dhe romakët e lashtë ka qenë historikisht unike. Në Greqinë e lashtë kishte dy forma themelore të arsimit: formal dhe joformal. Arsimi formal arrihej përmes frekuentimit të një shkollë publike ose nga një mësues privat. Arsimi joformal arrihej nga një mësues i papaguar dhe zakonisht bëhej në një mjedis jo publik. Asokohe arsimi ishte një element përbërës dhe thelbësor i identitetit të një personi.

Gimnaziumi në Cirene

Arsimi dhe edukimi formal grek ishte kryesisht për meshkuj por jo edhe për skllevërit. [1] Në disa polise, u miratuan edhe ligje për të ndaluar arsimimin e skllevërve. [2] [3] Spartanët gjithashtu mësonin edhe muzikën dhe vallëzimin, por vetëm me qëllim të forcimit të manovrimit të tyre si ushtarë.

Sistemi athinas

Redakto

Athina klasike (508–322 p.e.s.)

Redakto
 
Pamje e Athinës nga tempulli i Zeusit Olimpik deri te Mali Lycabettus

Arsimi i vjetër në Athinën klasike kishte dy aspekte kryesore: fizik dhe intelektual, ose ajo që njihej prej athinasve si "gumnastike" dhe "mousike". [4] Gumnastike ishte edukimi fizik që pasqyronte idealet e ushtrisë: forcën, qëndrueshmërinë dhe përgatitjen ushtarake për luftë. [5] Një përgatitje e mirë trupore (fizike) ishte jashtëzakonisht e rëndësishme për athinasit. Djemtë do të fillonin edukimin fizik ose gjatë ose menjëherë pas fillimit të arsimit fillor. Fillimisht, ata do të mësonin nga një mësues privat, i njohur si paidotripe. Përfundimisht, djemtë do të fillonin stërvitjen në gjimnaz. [6] Trajnimi fizik konsiderohej i nevojshëm për të përmirësuar pamjen fizike, përgatitjen për luftë dhe shëndetin e mirë në moshë të shtyrë. [7] Nga ana tjetër, edukimi muzikor ishte një ndërthurje e muzikës, vallëzimit, vjershave dhe poezisë moderne. [5] Mousike u jepte nxënësve dhe studentëve shembuj të bukurisë dhe fisnikërisë, si dhe një vlerësim të harmonisë dhe ritmit. [8]

Nxënësit (studentët) mësonin të shkruanin duke përdorur një majë shkruese, me të cilën do të shkruanin në një tabelë të mbuluar me dyll. Kur fëmijët ishin të gatshëm të fillonin të lexonin vepra të tëra, atyre u jepeshin poezi për ti mësuar përmendësh dhe për ti recituar. Legjendat e Hesiodit dhe Homerit gjithashtu vlerësoheshin shumë nga athinasit, dhe veprat e tyre shpesh përfshiheshin në planet mësimore. Do theksuar se arsimit të vjetër athinas i mungonte struktura e rëndë duke u përqëndruar vetëm në shkollimin deri në nivelin fillor. Pasi një fëmijë arrinte adoleshencën, arsimi i tij zyrtar mbaronte. [5] Prandaj, një pjesë e madhe e këtij arsimi dhe edukimi ishte joformale dhe mbështetej në përvojën e thjeshtë njerëzore. [9]

Arsimi i lartë

Redakto

Arsimi i lartë në Athinë zuri të zhvillohej vetëm rreth vitit 420 p.e.s. [10] Filozofë si Sokrati ( rreth 470–399 p.e.s.), si dhe lëvizja sofiste, e cila çoi në një fluks mësuesish të huaj, krijuan një kalim nga arsimi i vjetër në një arsim të lartë të ri. [5] Ky arsim i lartë e zgjeroi dukshëm arsimin formal dhe shoqëria athinase filloi të ketë konsiderata më të larta për aftësitë intelektuale sesa për aftësitë fizike. Ndryshimi shkaktoi polemikë midis atyre me qëndrime tradicionale në krahasim me pikëpamjet moderne mbi arsimin. Tradicionalistët besonin se ngritja e "intelektualëve" do të shkatërronte kulturën athiniane dhe do ta linte Athinën në një disavantazh në kohë lufte. Nga ana tjetër, ata që mbështesnin ndryshimin mendonin se ndërsa forca fizike ishte e rëndësishme, vlera e saj në lidhje me fuqinë athinase do të zvogëlohej me kalimin e kohës. [11] Njerëz të tillë besonin se arsimi duhet të jetë një mjet për të zhvilluar njeriun në tërësi, përfshirë edhe intelektin e tij. [12] Futja e niveleve të arsimit të mesëm siguroi një strukturë dhe thellësi më të madhe në kornizën ekzistuese të arsimit të vjetër. Fushat më të përqendruara të studimit përfshinin matematikën, astronominë, harmoninë dhe dialektikën - të gjitha me theks në zhvillimin e arsimit filozofik. U pa si e nevojshme që individët të përdornin njohuritë brenda një kornize logjike dhe të arsyeshme. [9]

Pasuria luajti një rol integral në arsimin e lartë klasik. Në fakt, sasia e arsimit të lartë që një individ mund të merrte shpesh varej nga aftësia dhe gatishmëria e familjes për të paguar për një arsim të tillë. [5] Programet formale në kuadër të arsimit të lartë shpesh mësoheshin nga sofistë të cilët akuzoheshin për mësimet e tyre. Në fakt, sofistët përdorën gjerësisht reklamat në mënyrë që të rrisnin numrin e klientëve sa më shumë që të ishte e mundur. [5] Në shumicën e rrethanave, vetëm ata që mund të përballonin çmimin mund të merrnin pjesë në arsimin e lartë [5] ndërsa klasa fshatare të cilëve u mungonte kapitali ishin të kufizuar në arsimin që mund të merrnin. Gratë dhe skllevërit gjithashtu nuk ishin të lejuar të merrnin arsim. Pritjet shoqërore i kufizuan gratë kryesisht në shtëpi, dhe besimi i përhapur gjerësisht se gratë kanë aftësi intelektuale inferiore, bëri që ato të mos kenë akses në arsimin formal. [13] Skllevërit nuk e lejuan ligjërisht që të kishin qasje në arsim.

Pasi Greqia u bë pjesë e Perandorisë Romake, grekët e arsimuar u përdorën si skllevër nga romakët e pasur - duke bërë që kjo të ishte mënyra kryesore me të cilën u arsimuan dhe edukuan romakët e pasur. Kjo çoi në vazhdimin e kulturës greke edhe në sferën romake. [14]

Mësuesë klasikë athinas

Redakto
 
Busti i Sokratit - ekspozitë në Louvre
Sokrati (470-399 p.e.s.)
Redakto

Sokrati është filozof i shquar dhe mësuesi më i madh i botës antike greke. Konsiderohet si "babai i filozofëve". Edhe pse me prejardhje ishte nga një familje demokratike (i ati skulptor ndërsa e ëma mami) ai e kritikoi demokracinë athinase. Sokrati ishte ideolog i "aristokracisë shpirtërore" të Athinës. Ai ishte edhe kundërshtar i sofistëve. Përkundër tyre ai angazhohet për urtësi (për të menduar të thelluar) si dhe për përkryerje morale të njeriut. Pikëpamjet e tij i mbështeti në dituri dhe në njohjen e vetvetës, ndaj apelonte: Njihe vetveten! (Gnothi seauton!) [15] [16]

Platoni (428–348 p.e.s.)
Redakto
 
Busi i Platonit - ekspozitë në Louvre

Platoni ishte një filozof në Athinën klasike që kishte qenë student i Sokratit, duke u bërë përfundimisht njëri nga studentët e tij më të njohur. Pas ekzekutimit të Sokratit, Platoni u largua nga Athina me zemërim, duke refuzuar politikën si një karrierë dhe duke udhëtuar për në Itali dhe Siçili. [15] Ai u kthye dhjetë vjet më vonë për të themeluar shkollën e tij, Akademinë (rreth 387 p.e.s.) - të cilën e quajti me emrin e heroit grek Akademos. Platoni e perceptoi arsimin si një metodë për të prodhuar qytetarë që mund të vepronin si anëtarë të komunitetit në Athinë. [8] Në një kuptim, Platoni besonte se athinasit mund të merrnin arsim përmes përvojave të të qenit anëtar i komunitetit, por ai gjithashtu kuptoi rëndësinë e trajnimit të qëllimshëm, ose arsimit të lartë, në zhvillimin e virtytit qytetar. [15] Ky ishte arsyetimi i tij për themelimin e Akademisë - ajo që shpesh vlerësohet si Universiteti i parë. [15] Në këtë shkollë Platoni diskutoi pjesën më të madhe të programit të tij arsimor, e të cilin e paraqiti në veprën e tij më të njohur - Republika (Shteti). Në shkrimet e tij, Platoni përshkruan procesin e rreptë nëpët të cilin duhet kaluar në mënyrë që të arrihet virtyti i vërtetë si dhe të kuptohet realiteti për atë që është në të vërtetë. [9] Arsimi dhe edukimi i kërkuar për një arritje të tillë, sipas Platonit, përfshinte një arsim fillor në muzikë, poezi dhe stërvitje fizike, dy deri në tre vjet të trajnimit të detyrueshëm ushtarak, dhjetë vjet të shkencës matematikore, pesë vjet të trajnimit dialektik, dhe pesëmbëdhjetë vjet trajnim praktik politik. [17] Të paktët individë të aftë për të arritur një nivel të tillë do të bëheshin filozofë, udhëheqësit e qytetit (shtetit) ideal të Platonit. [17]

Aristoteli (384–322 p.e.s.)
Redakto
 
Busti i Aristotelit

Aristoteli ishte një filozof klasik grek i lindur në Stagira, Chalkidice. Ai iu bashkua Akademisë së Platonit në Athinë gjatë viteve të tij të adoleshencës e ku mbeti për nëntë vjet, duke u tërhequr vetëm pas vdekjes së Platonit. [18] Largimi i tij nga Akademia sinjalizoi edhe largimin e tij nga Athina. Aristoteli u largua për t'u bashkuar me Hermeias, një ish-student në Akademi, i cili ishte bërë sundimtar i Atarneus dhe Assos në bregdetin veriperëndimor të Anadollit ( Turqia e sotme). Ai qëndroi atje deri në vitin 342 p.e.s. kur mori një ftesë nga Mbreti Filip i Maqedonisë për t'u bërë arsimtar i djalit të tij trembëdhjetëvjeçar Aleksandër. Aristoteli pranoi ftesën dhe u transferua në Pella për të filluar punën e tij me djalin e Filipit që shumë shpejt do të bëhej i njohur si Aleksandri i Madh. [18] Kur Aristoteli u zhvendos përsëri në Athinë në vitin 352 p.e.s. Aleksandri i Madh e ndihmoi financiarisht Shkollën e Aristotelit - Liceun. [18] Një pjesë e rëndësishme e Liceut ishin kërkimet. Shkolla kishte një qasje sistematike për mbledhjen e informacionit. Aristoteli besonte se marrëdhëniet dialektore midis studentëve që kryejnë kërkime mund të pengojë ndjekjen e së vërtetës. Kështu, pjesa më e madhe e përqendrimit të shkollës ishte tek hulumtimi i bërë në mënyrë empirike. [5]

Sistemi spartan

Redakto

Shoqëria spartane dëshironte që të gjithë qytetarët meshkuj të bëheshin ushtarë të suksesshëm me qëndrueshmëri dhe aftësi për të mbrojtur polisin e tyre si anëtarë të një fallange spartane. Ekziston një mendim i gabuar që spartanët vrisnin fëmijët e dobët, por duket që kjo nuk është e vërtetë. Ishte kjo një zhurmë e nisur nga Plutarku, një historian grek, i cili me sa duket e mori gabimisht këtë histori. [19] Pas ekzaminimit, këshilli ose do të vendoste që fëmija ishte i përshtatshëm për të jetuar ose do të refuzonte fëmijën gjë që e dënonte me vdekje nga braktisja dhe ekspozimi.

Dominimi ushtarak kishte një rëndësi të madhe për spartanët e Greqisë antike. Prandaj, spartanët strukturuan sistemin e tyre arsimor si një formë ekstreme e kampit ushtarak, të cilin ata e quajtën "agoge". [20] Ndjekja e njohurive intelektuale shihej si e parëndësishme, dhe kështu të mësuarit akademik, si leximi dhe shkrimi, u mbajtën në minimum. Jeta e një djali spartan ishte e përkushtuar pothuajse tërësisht në shkollën e tij, e cila kishte vetëm një qëllim: prodhimin e një falange të pathyeshme të shtetit spartan. Arsimi dhe edukimi formal për një mashkull spartan fillonte rreth moshës 7 vjeçare, kur shteti e merrte djalin nga kujdestaria e prindërve të tij dhe e dërgonte atë që të jetonte në një kazermë së bashku me shumë djem të tjerë të moshës së tij. Për të gjitha qëllimet dhe synimet, kazermat ishin shtëpia e tij e re, dhe meshkujt e tjerë që jetonin në kazerma, ishin familja e tij. Për pesë vitet e ardhshme, deri në moshën dymbëdhjetë vjeçare, djemtë do të hanin, flinin dhe stërviteshin brenda kazermave të tyre duke marr udhëzime dhe mësime nga një qytetar i rritur mashkull, i cili kishte përfunduar të gjithë stërvitjen e tij ushtarake dhe kishte provuar edhe betejën në luftë.

Gjatë kësaj periudhe, instruktori theksonte disiplinën dhe ushtrimin dhe kujdesej që nxënësit (studentët) e tij të merrnin pak ushqim dhe veshje minimale në përpjekje për të aftësuar djemtë që të mësojnë se si të ushqehen, të vjedhin dhe të durojnë urinë ekstreme, këto aftësi të domosdoshme në rast të luftës eventuale. [21] Ata djem që mbijetonin në fazën e parë të stërvitjes vazhdonin në një fazë të dytë në të cilën dënimet bëheshin edhe më të ashpra ndërsa stërvitja fizike dhe pjesëmarrja në sporte bëhej pothuajse pa ndalesë në mënyrë që të ndërtojnë forcën dhe durimin. [22] Gjatë kësaj faze, e cila zgjaste derisa meshkujt të arrinin moshën tetëmbëdhjetë vjeçare, luftimet brenda njësisë inkurajoheshin, bëheshin beteja tallëse, lavdëroheshin aktet guximtare ndërsa shenjat e frikës dhe mosbindjes ndëshkoheshin rëndë. [23]

Gjatë betejave tallëse, të rinjtë përgatiteshin në fallangje duke mësuar që të manovronin sikur të ishin një entitet i vetëm dhe jo një grup individësh. [23] Për të qenë më efikas (efektiv) gjatë manovrave, studentët aftësoheshin gjithashtu edhe në vallëzim dhe muzikë, sepse konsiderohej se kjo do të rriste aftësinë e tyre për të lëvizur këndshëm si një njësi e vetme. [24] Në fund të kësaj faze të njohur si agoge, pritej që ndjekësit të gjuanin dhe të vrisnin një helot, një skllav grek. [19] Nëse studenti kapej ai do të dënohej dhe disiplinohej - jo për kryerjen e vrasjes, por për paaftësinë e tij për të kryer vrasjen pa u zbuluar.

Efebia

Redakto

Studentët diplomonin nga agoge në moshën 18 vjeçare kur merrnin titullin efebes (ephebe) dhe në këtë mënyrë fillonte periudha e njohur si "efebia". [19] Pasi të bëhej efebes, mashkulli do të betohej (zotohej) për besnikëri të rreptë dhe të plotë ndaj Spartës dhe do të bashkohej me një organizatë private për të vazhduar trajnimin në të cilin do të garonte në gjimnastikë, gjueti dhe performanca me betejat e planifikuara duke përdorur armë të vërteta. Pas dy vjetësh, në moshën 20 vjeçare, stërvitja mbaronte dhe burrat e rritur tani vlerësoheshin zyrtarisht si ushtarë spartan. [20]

Edukimi i grave spartane

Redakto

Gratë spartane, ndryshe nga homologet e tyre athinase, merrnin një arsim formal të mbikëqyrur dhe kontrolluar nga shteti. [25] Pjesa më e madhe e shkollimit publik për gratë spartane ishte e përqendruar rreth edukimit fizik. Deri në moshën tetëmbëdhjetë vjeçare gratë mësonin vrapimin, mundjen, hedhjen e diskut, dhe gjithashtu hedhjen e shtizës. [26] Aftësitë e grave të reja testoheshin rregullisht në gara siç ishin lojërat vjetore në Heraea të Elisit, [27] Përveç edukimit fizik, vajzat e reja mësoheshin gjithashtu të këndonin, kërcenin dhe të luanin në instrumente, shpesh edhe nga poetë të tilla, si Alcman ose nga gratë e moshuara të polisit. [28] Sistemi arsimor spartan për femrat ishte shumë i rreptë sepse qëllimi i tij ishte të stërviste nënat e ardhshme të ushtarëve në mënyrë që të ruante forcën e fallangave të Spartës, të cilat konsideroheshin shumë të rëndësishme për mbrojtjen e shtetit dhe kulturës spartane. [29]

Mësues të tjerë grekë

Redakto

Pitagora (570–490 p.e.s.)

Redakto

Pitagora ishte njëri nga shumë filozofët grekë. Ai e kaloi jetën në ishullin Samos dhe është i njohur për kontributet e tij në matematikë. Pitagora mësoi filozofinë e jetës, fesë dhe matematikës në shkollën e tij në Kroton, e cila ishte një koloni greke. Shkolla e Pitagorës është e lidhur me teoremën që thotë se sipërfaqja e katrorit të ndërtuar mbi hipotenuzë është e barabartë me shumën e sipërfaqeve të ndërtuara mbi katete. Studentët e Pitagorës ishin të njohur si pitagorian.

Pitagorianët

Redakto

Pitagorianët ndoqën një mënyrë jetese shumë specifike. Ata ishin të njohur për miqësinë, bujarin dhe ndershmërinë. Pitagorianët gjithashtu besonin në një jetë tjetër gjë që i shtyu të ishin njerëz që nuk kishin asnjë lidhje me pronat personale pasi gjithçka ishte komunale; ata ishin gjithashtu vegjetarianë. Njerëzit në një shoqëri pitagoriane njiheshin si matematikoi (μαθηματικοί, greqisht për "nxënësit"). [30]

Mësimet

Redakto

Ekzistojnë dy forma për të cilat udhëzonte Pitagora: ekzoterike dhe ezoterike. Ekzoterike ishte mësimi i ideve përgjithësisht të pranuara. Këto mësime zgjasnin tre vjet për matematikoi. Ezoterike ishin mësime me kuptim më të thellë. Këto mësime nuk kishin një kufi kohor. Ata i nënshtroheshin atyre kur Pitagora mendonte se studenti ishte gati. Në ezoterik, studentët do të mësonin filozofinë e kuptimeve të brendshme. [30] Përqendrimet e Pitagorës në mësimet e tij ekzoterike konsiderohen si mësime etike. Këtu, ai mësonte idenë e varësisë së të kundërtave në botë; dinamika pas bilancit të të kundërtave. Së bashku me arritjet më të famshme, pitagorianët mësonin ide të ndryshme matematikore. Disa nga mësimet e tyre ishin; Shuma e Këndeve në një trekëndësh, Teorema e Pitagorës, numrat irracionalë, pesë poligone të rregullta specifike, dhe se toka ishte një sferë në qendër të universit. Shumë njerëz besonin se idetë matematikore që paraqiti Pitagora lejonin që realiteti të kuptohej më mirë. Nëse realiteti shihej si i rregullt ose nëse ai thjesht kishte një strukturë gjeometrike. Edhe pse Pitagora ka shumë kontribute në matematikë, teoria e tij më e njohur është se vetë gjërat janë numra. [2] Pitagora ka një stil unik të mësimdhënies. Ai kurrë nuk u shfaq ballë për ballë me studentët e tij në mësimet ekzoterike. Studentët pasi kalonin arsimin e tyre fillonin të bëheshin dishepuj. Pitagora ishte shumë i afërt me fillestarët dhe do t'u fliste atyre personalisht. Në shoqërinë e Krotonës, Pitagora njohej si mjeshtri i gjithë shkencës dhe vëllazërimit.

Rregullat e shkollës

Redakto

Për dallim nga sistemet e tjera arsimore të kohës, burrat dhe gratë lejoheshin të ishin pitagorian. Studentët e Pitagorës kishin rregulla që duhej të ndiqnin siç janë: abstenimi nga fasulet, mos marrja e sende (gjërave) që kanë rënë (janë rrëzuar), mos prekja e pulave të bardha, nuk mund ta preknin zjarrin me hekur, dhe të mos shikonin në një pasqyrë që nuk ishte tjetër përveç se një dritë. [31]

Matematika dhe muzika

Redakto

Disa nga aplikimet e Pitagorës në matematikë mund të shihen në marrëdhëniet e tij muzikore me matematikën si p.sh. ideja e proporcioneve dhe raporteve. Pitagorianët njihen për formulimin e konkordeve numerike dhe harmonisë. Ata bashkojnë tinguj duke këputur një tel, fakt që muzikanti kishte për qëllim të zhytej në një pikë matematikisht të shprehur. Sidoqoftë, nëse proporcioni matematikor midis pikave në tel do të prishej, tingulli do të bëhej i paqëndrueshëm.

Diktumi i shkollës

Redakto

Shkolla e Pitagorës kishte një diktim që thoshte Gjithçka është numër. Kjo do të thotë që gjithçka në botë ka një numër që e përshkruan. [4] Për shembull, numri gjashtë është numri që ka të bëjë me krijimin, numri pesë është numri që lidhet me martesën, numri katër është numri që lidhet me drejtësinë, numri tre është numri që ka të bëjë me harmoninë, numri dy është numri që lidhet me mendimin, dhe numri një është numri që lidhet me arsyen. [31]

Shoqëria Pitagoriane ishte shumë e fshehtë, ndërsa shoqëria arsimore ishte e bazuar në idenë e të jetuarit në paqe dhe harmoni, por në fshehtësi. Për shkak se arsimi dhe shoqëria ishin kaq të fshehta, nuk dihet shumë për njerëzit e Pitagorës.

Shih edhe

Redakto

Bibliografia

Redakto
  • Anagnostopoulos, Georgios, ed. (2013). "First Athenian Period". A Companion to Aristotle. Wiley-Blackwell. p. 5.
  • Aristophanes, Aristophanes Comoediae, vol. 2. (ed. F.W. Hall and W.M. Geldart), Clarendon Press, (Oxford, 1907).
  • Aristophanes, Lysistrata and Other Plays (London: Penguin Classics, 2002), 65.
  • Αristotle, Aristotle in 23 Volumes, Vol. 21, (trans. H. Rackham), Cambridge, MA, Harvard University Press, William Heinemann Ltd. (London, 1944).
  • Beck, Frederick A.G. (1964). Greek Education, 450–350 B.C. London: Methuen & CO LTD. pp. 201–202.
  • Dittenberg, W., De Ephebis Atticis Dissertatio, Dieterich, (Gottingen, 1863)
  • Downey, "Ancient Education," The Classical Journal 52, no.8 (May 1980): 340.
  • Freeman K. J. Schools of Hellas, MacMillan and Co, (London, 1908).
  • Godley A. D., (trans), Herodotus, Cambridge, Harvard University Press, (1920).
  • Jaeger, W., Paideia, The Ideals of Greek Culture, Oxford University Press, (Oxford, 1945).
  • Lodge, R.C. (1970). Plato's Theory of Education. New York: Russell & Russell.
  • Lynch, John P. (1972). Aristotle's School: A Study of a Greek Educational Institution. Los Angeles: University of California Press. p. 33.
  • Mahaffy, J. P., Old Greek Education, Kegan Paul, (1883).
  • Matsen, Patricia; Rollinson, Philip; Sousa, Marion (1990). Readings from Classical Rhetoric. Edwardsville: Southern Illinois University Press. p. 43.
  • Muller, K.O., Dorians, (Oxford, 1830).
  • O’pry, Kay (2012). "Social and Political Roles of Women in Athens and Sparta". Saber and Scroll. 1: 9.
  • Plato (2013). Republic. Cambridge: Harvard University Press. p. 186.
  • Plato, Platonis Opera, (ed. John Burnet), Oxford University Press, (1903).
  • Plutarch (1927). "The Training of Children". Moralia. Loeb Classical Library. p. 7.
  • Plutarch (1960). The Rise and Fall of Athens: Nine Greek Lives. London: Penguin Classics. pp. 168–9.
  • Plutarch, The Training of Children, c. 110 CE (Ancient History Sourcebook), 5-6.
  • Plutarch, Plutarch's Lives, (trans Bernadotte Perrin), Cambridge, MA, Harvard University Press, William Heinemann Ltd. (London, 1914).
  • Sienkewicz, Joseph, ed. (2007). "Education and Training". Ancient Greece. New Jersey: Salem Press, Inc. p. 344.
  • Thucydides, Historiae in two volumes, Oxford University Press, (Oxford, 1942).
  • Wilkins, A. S., National Education in Greece, Cambridge, (London, 1873).
  • Xenophon, Xenophontis opera omnia, vol. 1, Oxford, Clarendon Press, (1900, repr.1968).

Burimet primare (Greqia e lashtë)

Redakto
  • Aristotle. Athenian Constitution – via Wikisource. See original text in Perseus program.
  • Lycurgus, Contra Leocratem.
  • Aristophanes (2002). Lysistrata and Other Plays (në anglisht). New York: Penguin Classics.
  • Plutarch. The Training of Children, c. 110 CE (në anglisht).. See original text Arkivuar 4 tetor 2012 tek Wayback Machine.
  • Plutarch (1960). The Rise and Fall of Athens: Nine Greek Lives (në anglisht). New York: Penguin Classics.
  • Xenophon (28 janar 2010). Xenophon on the Spartans (në anglisht). Ancient History Sourcebook.. See original text.

Burimet sekondare

Redakto
  • Marrou, Henri-Irénée (1956). A History of Education in Antiquity (në anglisht). University of Wisconsin Press.
  • Adkins, Lesley and Roy A. (2005). Handbook to Life in Ancient Greece (në anglisht). New York: Facts On File, Inc.
  • Downey, Glanville (maj 1957). "Ancient Education". The Classical Journal (në anglisht). 52 (8): 337–345.
  • Ed. Sienkewicz, Thomas J (2007). Ancient Greece: Daily Life and Customs (në anglisht). Vëll. 1. Hackensack, NJ: Salem Press, Inc.
  • Ed. Sienkewicz, Thomas J (2007). Ancient Greece: Education and Training (në anglisht). Vëll. 2. Hackensack, NJ: Salem Press, Inc.
  • Mavrogenes, Nancy A (maj 1980). "Reading in Ancient Greece". Journal of Reading (në anglisht). 23 (8): 691–697.
  • Pomeroy, Sarah B. (2002). Spartan Women (në anglisht). Oxford: Oxford University Press.

Referime

Redakto
  1. ^ Downey, "Ancient Education," The classical Journal52, no.8 (May 1957): 339.
  2. ^ a b "Pythagoras". www2.stetson.edu (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 15 tetor 2018. Marrë më 2017-11-07.
  3. ^ Ed. Sienkewicz, "Daily Life and Customs," Ancient Greece (New Jersey: Salem Press, I)
  4. ^ a b Gower, Timothy (2008). Princeton Companion to Mathematics (në anglisht). Princeton University: Princeton University Press. fq. 200–208. ISBN 9781400830398.
  5. ^ a b c d e f g h Lynch. Aristotle's School (në anglisht). fq. 33–87.
  6. ^ Sienkewicz, Joseph, red. (2007). "Education and Training". Ancient Greece (në anglisht). New Jersey: Salem Press, Inc. fq. 344.
  7. ^ Plutarch (1927). "The Training of Children". Moralia (në anglisht). Loeb Classical Library. fq. 7.
  8. ^ a b Beck, Frederick A.G. (1964). Greek Education, 450–350 B.C. (në anglisht). London: Methuen & CO LTD. fq. 201–202.
  9. ^ a b c Lodge, R.C. (1970). Plato's Theory of Education (në anglisht). New York: Russell & Russell. fq. 11 - 304.
  10. ^ Aristophanes, Lysistrata and Other Plays (London: Penguin Classics, 2002), 65.
  11. ^ Plutarch The Training of Children, c. 110 CE (Ancient History Sourcebook), 5-6.
  12. ^ Downey, "Ancient Education," The Classical Journal 52, no.8 (May 1980): 340.
  13. ^ O’pry, Kay (2012). "Social and Political Roles of Women in Athens and Sparta". Saber and Scroll (në anglisht). 1: 9. Arkivuar nga origjinali më 8 nëntor 2017. Marrë më 1 mars 2020.
  14. ^ Plutarch (1960). The Rise and Fall of Athens: Nine Greek Lives (në anglisht). London: Penguin Classics. fq. 168–9.
  15. ^ a b c d Beck. Greek Education (në anglisht). fq. 240–293.
  16. ^ Matsen, Patricia; Rollinson, Philip; Sousa, Marion (1990). Readings from Classical Rhetoric (në anglisht). Edwardsville: Southern Illinois University Press. fq. 43.
  17. ^ a b Plato (2013). Republic (në anglisht). Cambridge: Harvard University Press. fq. 186.
  18. ^ a b c Anagnostopoulos, Georgios, red. (2013). "First Athenian Period". A Companion to Aristotle (në anglisht). Wiley-Blackwell. fq. 5–9.
  19. ^ a b c Ed. Sienkewicz, "Education and Training," Ancient Greece (New Jersey: Salem Press, Inc. 2007), 344.
  20. ^ a b Adkins and Adkins, Handbook to Life in Ancient Greece (New York: Facts On File, Inc., 2005), 104.
  21. ^ Adkins and Adkins, Handbook, 104-5
  22. ^ Adkins and Adkins, Handbook, 104, 275
  23. ^ a b Adkins and Adkins, Handbook, 105
  24. ^ Adkins and Adkins, Handbook, 275
  25. ^ Pomeroy, Sarah B. Spartan Women. (Oxford: Oxford University Press, 2002), 27-29.
  26. ^ Pomeroy, Spartan Women, 13-14.
  27. ^ Pomeroy, Spartan Women, 24.
  28. ^ Pomeroy, Spartan Women, 5-12.
  29. ^ Pomeroy, Spartan Women, 4.
  30. ^ a b "Biography of Pythagoras - math word definition - Math Open Reference". www.mathopenref.com (në anglisht). Marrë më 2017-11-07.
  31. ^ a b "Pythagoras and the Pythagoreans". www.math.tamu.edu (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 1 mars 2020. Marrë më 2017-11-08.