Akademia e Platonit
37°59′33″N 23°42′29″E / 37.99250°N 23.70806°E
Akademia e Platonit (Greqisht: Ακαδημία Πλάτωνος) u themelua nga Platoni (428/427 BC – 348/347 BC) rreth vitit 387 p.e.s. në Athinë. Aristoteli (384-322 p.e.s.) ka studiuar aty për njëzet vjet (367-347 p.e.s.) para se ta themelonte shkollën e tij, Liceumin antik. Akademia vazhdoi aktivitetin e saj gjatë gjithë periudhës helene si një shkollë e skepticizmit, deri sa i vjen fundi pas vdekjes së Philos nga Larisa në vitin 83 p.e.s. Edhe pse filozofët vazhduan të mësonin dhe studionin filozofinë e Platonit, në Athinë gjatë gjithë periudhës romake, ajo deri në vitin 410 AD nuk arriti të rilindej si një qendër e neoplatonizmit, për të vazhduar si e tillë deri në vitin 529 AD kur përfundimisht u mbyll nga ana e Justinianit I.
Vendndodhja
RedaktoPara se Akademia të themelohej si një shkollë, dhe madje edhe para se Cimoni të siguronte rrethinat e saj me një mur,[1] aty rriteshin pemë të shenjëta të ullirit kushtuar perëndeshës së diturisë, Athena.[2] Emri i mëparshëm arkaik për vendin ishte Hekademia (Ἑκαδήμεια), i cili nga kohët klasike evoluoi në Akademia dhe kështu shpjegohej, të paktën qysh në fillim të shekullit të VI p.e.s. duke e lidhur atë me kultin grek të një heroi legjendar athinas "Akademos".
Vendndodhja e Akademisë[3] është në afërsi të Colonus, përafërsisht, 1.5 km në veri të Athinës'.[4]
Historiku
RedaktoDiogjen Laërtiusi bëri periodizimin e historisë së Akademisë në tri periudha:
- Periudha e Vjetër,
- Periudha e Mesme dhe
- Periudha e Re.
Në krye të epokës së vjetër ai vendosi Platonin, në të mesmen, Arcesilausin, dhe në epokën e fundit, Lacidesin.
Sextus Empiricusi bëri periodizimin e historisë së Akademisë në pesë epoka.
- Në epokën e parë vendosi Platonin themeluesin e Akademisë;
- Arcesilausin në të dytën;
- Carneadesin në të tretën;
- Philo dhe Charmada në të katërtën; dhe
- Antiochusin në të pestën.
Ciceroni njohu vetëm dy periudha të zhvillimit të Akademisë,
- Periudha e Vjetër dhe
- Periudha e Re.
Sipas tij periudha e re (e dyta) fillon me Arcesilausin.[5]
Tri epoka
RedaktoAkademia e Vjetër
RedaktoPasardhësit e Platonit si Skolark të Akademisë ishin Speusipi (347-339 BC), Ksenokrati (339-314 BC), Polemi (314-269 BC), Arka (rr. 269-266 BC). Anëtarë tjerë të Akademisë ishin edhe Aristoteli, Heraklidi, Eudoxusi, Filipi nga Opusi, dhe Krantori.
Akademia e Mesme
RedaktoRreth 266 BC Arcesilaus u bë Shkollar i Akademisë Platonike. Në kohën e Arcesilausit (rr. 266-241 BC), Akademia fuqishëm i përmbahej skepticizmit akademikë. Arcesilaus u pasua nga Lacidesi nga Kirenea (241-215 BC), Evanderi dhe Teleclesi (së bashku) (205 – c. 165 BC), dhe Hegesinusi (rr. 160 BC).
Akademia e Re
RedaktoAkademia e Re ose Akademia e Tretë fillon me Carneadesin, në vitin 155 BC. Ajo ishte ende në masë të madhe skeptike, duke mohuar mundësinë e njohjes së një të vërtete absolute. Carneades u pasua nga Clitomachusi (129 – c. 110 BC) dhe Philo nga Larisa ("drejtuesi i fundit i padiskutueshëm i Akademisë," rr. 110-84 BC).[6][7] Sipas Jonathan Barnes, duket se "ka të ngjarë që Philo nga Larisa ishte platonisti i fundit i cili edhe gjeografikisht ishte i lidhur me Akademinë."[8]
Rreth viti 90 p.e.s., studenti i Philos, Antiochus nga Ascaloni filloi mësimin e versionit të tij rival të platonizmit duke refuzuar skepticizmin dhe duke avokuar stoicizmin, me të cilin filloi një fazë e re e njohur si platonizmi i mesëm.
Shih edhe
RedaktoShënime
Redakto- ^ Plutarch Life of Cimon xiii:7
- ^ Thucydides ii:34
- ^ A Beginner's History of Philosophy, Volume 1.
- ^ Mazarakis Ainian, A. - Alexandridou A,.
- ^ Charles Anthon, (1855), A Classical Dictionary, page 6
- ^ Oxford Classical Dictionary, 3rd ed. (1996), s.v.
- ^ See the table in The Cambridge History of Hellenistic Philosophy (Cambridge University Press, 1999), pp. 53–54.
- ^ "Academy", E. Craig (Ed.), Routledge Encyclopedia of Philosophy, Routledge 1998, accessed 14 Sept 2008, from http://www.rep.routledge.com/article/A001.
Literatura
Redakto- Baltes, M. 1993. "Plato's School, the Academy." Hermathena, (155): 5-26.
- Berit, A., & Strandskogen, R. (2009). Lifelines in World History:" The Ancient World"," The Medieval World"," The Early Modern World"," The Modern World". Routledge.
- Brunt, P. A. 1993. "Plato's Academy and Politics." In Studies in Greek History and Thought. Oxford: Clarendon Press, Chapter 10, 282-342.
- Cherniss, H. 1945. The Riddle of the Early Academy. Berkeley and Los Angeles: University of California Press.
- Dancy, R. M. 1991. Two Studies in the Early Academy. Albany, NY: State University of New York Press.
- Dillon, J. M. 1979. "The Academy in the Middle Platonic Period." Dionysius, 3: 63-77.
- Dillon, J. 2003. The Heirs of Plato. A Study of the Old Academy, 347–274 BC. Oxford: Clarendon Press.
- Dorandi, T. 1999. "Chronology: The Academy." In The Cambridge History of Hellenistic Philosophy. Edited by Keimpe Algra, Jonathan Barnes, Jaap Mansfeld, and Malcolm Schofield, 31–35. Cambridge, UK: Cambridge Univ. Press.
- Glucker, J. 1978. Antiochus and the Late Academy. Göttingen: Vandenhoeck & Ruprecht.
- Lynch, J. P. 1972. Aristotle's School: A Study of a Greek Educational Institution. Berkeley: University of California Press.
- Murray, J. S. 2006. "Searching for Plato's Academy, 1929-1940." Mouseion: Journal of the Classical Association of Canada, 6 (2): 219-56
- Russell, J. H. 2012. "When Philosophers Rule: The Platonic Academy and Statesmanship." History of Political Thought, 33 (2): 209-230.
- Wallach, J. R. 2002. "The Platonic Academy and Democracy." Polis (Exeter), 19 (1-2): 7-27
- Watts, E. 2007. "Creating the Academy: Historical Discourse and the Shape of Community in the Old Academy". The Journal of Hellenic Studies, 127: 106–122.
- Wycherley, R. 1961. "Peripatos: The Athenian Philosophical Scene—I". Greece & Rome, 8(2), 152–163.
- Wycherley, R. 1962. Peripatos: The Athenian Philosophical Scene—II". Greece & Rome, 9(1), 2–21.
- Zhmud, Leonid. 2006. "Science in the Platonic Academy". In The Origin of the History of Science in Classical Antiquity. pp. 82–116. Berlin: De Gruyter.
Lidhje të jashtme
Redakto- The Academy, entry in the Internet Encyclopedia of Philosophy
- Directions to the archaeological site of Plato's Academy, other useful information, and some photos