Varrezat e Albanit
Varrezat e Albanit (gjermanisht: Albanifriedhof) janë varreza në Göttingen, Gjermani që ndodhen pak jashtë murit të qytetit në juglindje. Vendvarrimi është i famshëm si vendi i fundit i pushimit të Carl Friedrich Gauss dhe Johann Friedrich Herbart. Varreza mban emrin e Kishës Ungjillore Luterane Shën Albani në Göttingen .
Këtu pushojnë mes tjerash edhe:
- Johann Carl Friedrich Gauss (1777–1855), matematikan dhe shkencëtar
- Johann Friedrich Gmelin (1748-1804), natyralist, botanist, entomolog dhe malakolog
- Johann Friedrich Herbart (1776–1841), filozof, psikolog dhe themelues i pedagogjisë si disiplinë akademike
- Otto Jahn (1813–1869), arkeolog, filolog dhe shkrimtar për artin dhe muzikën
- Rudolf Hermann Lotze (1817-1881), filozof dhe logjicien