Gjerontogogjia (Gjeragogjia) është një teori e cila argumenton se të moshuarit janë mjaft të ndryshëm prandaj për ata duhet të ekzistojë një teori e veçantë arsimore, edukative e shkencore. Në disa burime kjo disiplinë shkencore njihet edhe me emërtimin pedagogjia gjerontologjike (gerontopedagogika).[1]

Njerëzit e moshuar në një mjedis të të nxënit

Përkufizimi

Redakto

Në të kaluarën lidhur me këtë disiplinë është përdorur edhe termi "eldergogy" (sidomos në literaturën në gjuhën angleze),[2] e nganjëherë është ngatërruar edhe me andragogjinë. Disa kritikë kanë vënë në dukje se "nuk duhet të presim nga gjerontogogjia një teori gjithëpërfshirëse edukative për të nxënit e njerëzve të moshuar, por vetëm një ndërgjegjësim dhe ndjeshmëri më të madhe ndaj çështjeve gjerontologjike". [3]

Dallimet kryesore në mes të pedagogjisë tradicionale dhe gjerontogogjisë përfshijnë ofrimin e "mundësive për nxënësit e moshuar për të hartuar kurrikula për veten e tyre si dhe që të mësojnë përmes aktiviteteve të rëndësisë personale" [4] pastaj njohja e çështjeve të lidhura me moshën që mund të ndikojnë në të mësuarit e tyre, të tilla si perceptimi ndijor i reduktuar, aftësitë motorike të kufizuara dhe ndryshimet në proceset kognitive, sidomos kujtesa.

Bashkëpunimi kolegial i bashkëmoshatarëve, si të punësuar në Universitetin e Moshës së Tretë, është një element i përbashkët brenda mjediseve gjerontologjike.

Shih edhe

Redakto

Bibliografia

Redakto
  • Berdes, C., Dawson G.D., Zych, A.A. eds. 1992. Geragogics: European research in gerontological education and educational gerontology. New York: The Haworth Press. <nowiki>ISBN 1-56024-397-X.
  • Pearson, M. (2011). "Gerogogy in patient education - revisited". The Oklahoma Nurse 56(2): 12-17.
  • Pearson, M. (1986). "Gerogogy in patient education". Home Healthcare Nurse 14(8): 631-636.
  • Battersby, D. (1987). "From andragogy to geragogy". Journal of Educational Gerontology 2(1): 4-10.
  • Formosa, M. (2002). "Critical gerogogy: Developing practical possibilities for critical educational gerontology". Education and Ageing 17(3): 73-86.
  • John, M.T. (1983). Teaching and loving the elderly. Springfield, IL: Charles C. Thomas.
  • Lebel, J. (1978). "Beyond Andragogy to geragogy". Lifelong learning: The adult years 1(9): 16-8.

Referime

Redakto
  1. ^ Klevetová, Jana. Motivační prvky při práci se seniory. Praha: Grada, 2008. fq. 202. ISBN 978-80-247-2169-9.
  2. ^ Yeo, Gwen (1982). "'Eldergogy': A special approach to education for elders". Lifelong Learning: The Adult Years (në anglisht) (5(5)): 4–7.
  3. ^ Findsen, Brian; Formosa, Marvin (2011). Lifelong Learning in Later Life: a handbook on older adult learning (në anglisht). Dordrecht: Sense Publishers. fq. 105. ISBN 978-94-6091-649-6.
  4. ^ Wright, Pat (2016). "Helping older people conquer digital tablets". Gerontechnology (në anglisht) (14(2)): 78–88. doi:10.4017/gt.2016.14.2.005.00. Arkivuar nga origjinali më 10 prill 2016. Marrë më 23 mars 2016.