Përceptimi

interpretimi i informacionit shqisor

Përceptimi (ose shqip: përkapja) është aftësi bio-fizike i cili karakterizohet nga fenomenet fiziko-psikologjike si dhe kulturore të cilët ndëlidhin veprimet e qënieve njerëzore me mjedisin rrethues nëpërmjet proçeseve ndjesore. Është një proçes aktiv në të cilin informacioni ndijues përcillet përmes sistemit nervortru ku organizohet dhe interpretohet.[1] Integrimi i informationeve e shquan perceptimin nga ndijimi, të cilin këtë të fundit përkufizohet si proces pasiv përmes të cilit ngacmimet kapen nga receptorët ndijuaes dhe shndërrohen në impulse nervore.

Orientimi njerëzor

Gjatë procesit të perceptimit mund të shquajmë procesin e perceptimit selektiv apo procesin e vëmendjes seleksionuese. Ky proçes është jashtëzakonisht i rëndësishëm për mbijetesën tonë pasi na lejon t'i kushtojmë vëmendje vetëm një sërë ngacmimesh ndijuese duke lënë mënjanë të tjerët, në pamundësi për t'iu përgjigjur njëkohësisht të gjitha ngacmimeve të mjedisit të jashtëm. Ky proces orientohet kryesisht nga motivacioni. Në procesin e perceptimit autoret dallojnë gjithashtu një proces tjetër të rëndësishëm dhe të cilin e kanë quajtur pritshmëri. Pritshmëria perceptuese mund të mendohet si kulmi i të gjitha përvojave tona e cila na drejton për t'i perceptuar botën nga një percpektive unike.

Përceptimi përfshin proçese të tjera kognitive, si kujtesa, të menduarit dhe një aftësi për të formuar kuptime përmes proçeseve ndijore. Studimi i përceptimit e vë theksin në atë që përjetojmë realisht duke qënë të vetëdijshëm. Perceptimi së bashku me ndijimin përbëjnë fazat e para të vetëndijësimit me mjedisin.

Përceptimi pamor

Redakto
Skeda:Iluzion.jpg
Iluzion

Njëra prej mjeteve më të rëndësishme për orientim është syri. Por a është me të vërtetë realitet ajo çka ne shohim? Syri nuk funksionon si një aparat fotografik. Ai ndërtohet nga dy sisteme krejtësisht të ndryshëm për nga funksioni të cilët plotësojnë. Këto dy sisteme janë fovea dhe retina. Mashtrime të shumëllojshme të syrit na bëjnë të ndërgjegjshëm për kufirin e përceptimit tonë. I famshëm ishte bërë zëri ngacmues të cilin njeriu mund ta perceptonte nga dy perspektiva. Edhe aftësia e disa kafshëve që t'i shohin disa gjëra të cilat ne nuk mund t'i perceptojmë, si p.sh. dritën ultravioletë, dëshmojnë që ne perceptojmë vetëm një pjesë të kufizuar. Përceptimi i fytyrave funksionon që nga foshnjëria, por diskriminimi i imazheve është një aftësi e cila mësohet.

Përceptimi dëgjimor

Redakto
Veshi

Me veshët tanë ne jo vetëm që i dëgjojmë pëshpëritjet por edhe e dimë se nga cili drejtim vijnë. Por për këtë na duhen të dy veshët. Nga diferenca kohore, me të cilën një ton njëherë shkon në njërin e pastaj në tjetrin vesh, ne mund të lokalizojmë se nga vjen ai ton. Këtë diferencë mund ta kapim për 1/100.000 e sekondës. Në veshin e brendshëm gjenden disa qime të buta të cilat mundësojnë dëgjimin. Për secilin ton ekziston qeliza e caktuar e qimes e cila i dërgon impulset nervore në tru. Por megjithatë ne nuk mund t'i rregullojmë në mënyrë perfekt të gjitha tonet. Po që se një ton vjen direkt nga para atëherë ai i arrin të dy veshët në të njëjtën kohë, kështu që ne nuk mund të jemi plotësisht të sigurt se a vjen nga para a prapa. Dhe po ashtu ne nuk mund t'i dëgjojmë të gjitha tonet: tonet mbi 20.000 H (herc) ne nuk mund t'i perceptojmë dhe tonet nën 18 H (herc) , në dallim nga disa kafshë.

Tingulli që kapet vetëm nga njëri vesh quhet monofonik. Qëndrat dëgjimore më të larta të trurit shërbejnë për të përpunuar informacionin bifonik që kapet nga të dy veshët. Informacioni dëgjimor lëviz nga kërmilli i veshit përmes nervave dëgjimor për tsk talamusi, para se të arrijë tek korteksi dëgjimor në lobet temporale të trurit.

Përceptimi i zëtit të njeriut evidentohet jo vetëm nga fazat e hershme të foshnjërisë, por edhe në zhvillimin prenatal të fetusit. Kështu foshnjat 2 mujore shfaqin një parapëlqim për tingujt gjuhësor si BA/PA; DA/TA.

Organi i drejtpeshimit

Redakto

Por veshi mundet të bëjë edhe më shumë. Kushti kryesor, që ne të vërtetë na orienton në hapësirë, është qëndrimi i drejtë (baraspeshë). Ne duhet ta dimë se ku është lartë, ku poshtë, ku është majtas e ku është djathtas, ku është para e ku prapa. Ky organ gjendet në labirintin e rrugës së dëgjimit. Jo vetëm që na sjell informata rreth gravitetit por edhe reagon ndaj lëvizjeve të kokës. Për këtë arsye ne "trembemi" në mënyrë refleksive kur ne jemi ulur dhe na zë gjumi. Dhe prapë janë qimet e vogla të cilat i përcjellin informacionet. Çdo ndryshim të vetëdijshëm truri mund ta pranoj si të tillë. Po që se e kthejmë kokën me dëshirë atëherë çdo gjë do e shohim drejtë (mirë), ndërsa po që se jemi në detin me dallgë dhe pranojmë informata të ndryshme për gjendjen dhe lëvizjen e trupit, kështu shpejt mund të ndihemi keq. Në kushtet normale ne na ndihmojnë informacionet e ndryshme: kështu ne mund të ngjitemi me shkallë lëvizëse, po ashtu dhe me shkallë normale ose të ngjitemi në një kodër, pa e humbur drejtpeshimin.

Ndjenja

Redakto
Shqisat

Ne e ndjejmë nëse diçka është e rrumbullakët apo katrore, e madhe apo e vogël. Po që se jemi të pasigurt në shqisat e tjera, ne na ndihmon më tutje p.sh. shqisa e të prekurit. Këtë të gjithë e dimë kur jemi në terr dhe nuk shohim asgjë. Edhe shqisa e të nuhaturit mund të ndihmojë shumë: po që se është duke u djegur diçka dhe ne nuk e dimë se nga po vjen tymi, padyshim se hunda do të na orientojë. Këtë aftësi më shumë e kanë përdorur njerëzit më përpara se sa ne sot. Kështu detarët e kohëve më të hershme i arrinin ishujt e Polinezisë pa ndonjë kompas, shumë kohë para se të bardhët kanë zbarkuar atje. Këtë e arrinin ata duke futur në punë të gjitha shqisat: ata shihnin ngjyrën e qiellit dhe të detit, dëgjonin ushtimën e valëve, nuhasnin erërat dhe kështu orientoheshin në drejtim të ishujve.

Kombinimi

Redakto

Aftësia më e madhe është padyshim që të gjitha informatat e marra të dimë se si t'i radhisim. Për këtë shpesh na ndihmon edhe përvoja. Ne e dimë se diçka në largësi duket më e vogël se sa afër dhe madhësinë e saj mund ta vlerësojmë mirë. Ne po ashtu edhe mund t'i mbyllim sytë dhe të orientohemi me të ashtuquajturën "mental map" (harte mentale). Do të thotë se ne me koke mund ta marrim me mend se si ne mund të arrijmë më së miri prej vendit A deri te vendi B. Por edhe orientimi me i vogël kërkon një kombinim të lartë shqisor. Që të ecim para pa pengesa, pa humbur orientimin, mund të funksionojë vetëm atëherë kur të gjitha informatat i kombinojmë mes veti. Kështu ne ende mund ta dimë, pa marrë parasysh se nga e kthejmë kokën, se nga është para e nga prapa. Ky kombinim bëhet fatmirësisht në mënyrë të pavetëdijshme. Po që se do t'i kishim përjetuar në mënyrë të vetëdijshme të gjitha veprimet (shikimin, dëgjimin, nuhatjen, mendimin, ndjenjën) atëherë sigurisht që do të ishim gjithmonë të mbingarkuar dhe s'do të mund ta përdornim energjinë tonë për gjëra të tjera. Me ndihmën e inteligjencës sonë, ne ndërtojmë mjete ndihmëse teknike, të cilat na orientojnë edhe në vende të panjohura, në të cilat mungon çdo ndihmë orientimi. Me ato mjete orientohemi qoftë në polin verior, qoftë edhe në hënë.

Referime

Redakto
  1. ^ Matlin, M. W. (1988). Sensation and perception (2nd ed.). Boston: Allyn-Bacon.