Xheladin Murati
Xheladin Murati (Xhepçisht, Tetovë, 15 shkurt 1942 është pedagog, profesor universitar dhe ish-deputet në Parlamentin e Maqedonisë së Veriut.
BiografiaRedakto
Xheladin Murati është i lindur në fshatin Xhepçisht të Tetovës, më 15 shkurt 1942. Përfundoi shkollën normale në Shkup, pastaj vazhdoi studimet pedagogjike, në Fakultetin Filozofik në Shkup në vitin 1969 dhe studimet e magjistraturës në Fakultetin e Filozofisë në Beograd i përfundoi në vitin 1978. Doktoroi në fushën e shkencave pedagogjike në Universitetin e Prishtinës në vitin 1984. Fillimisht punoi si mësues dhe pastaj ishte drejtor i Zyrës për promovimin e arsimit fillor dhe parashkollorë në Tetovë. Më vonë ishte profesor në Akademinë Pedagogjike në Shkup e pastaj nga viti 1999 profesor ordinar për lëndët e Pedagogjisë së përgjithshme dhe Metodologjia e hulumtimit pedagogjik [1] në Fakultetin Pedagogjik "Shën Kliment Ohridski" në Shkup. Ishte edhe deputet në Parlamentin e Maqedonisë së Veriut[2], ku kreu edhe funksionin e zëvendës kryetarit dhe anëtar i Këshillit të Sigurisë.
VepraRedakto
Ai është autor i rreth 150 punimeve shkencore e profesionale me karakter pedagogjik, duke përfshirë edhe tekste shkollore:
- Pedagogji e përgjithshme (1998), [3]
- Problemet e pedagogjisë, 1992
- Naim Frashëri (Pikëpamjet edukative - arsimore), 1993
- Kontribute për arsimin, mësimdhënien dhe shkollën, 1996;
- Aspektet e sistemit të arsimit në Republikën e Maqedonisë, 1997, etj.
- Metodologjia e hulumtimit shkencor pedagogjik, 1998, 2003
- Shkolla fillore (Problemet dhe organizimi), 2001
- Arti i të bërit politikë (2017)
- Didaktika – Metodologjia e mësimdhënies,
- Teknologjia mësimore,
- Pedagogjia e kohës së lire,
- Pedagogjia shkollore,
- Pedagogjia familjare dhe problemet e saj,
- Komunikologjia pedagogjike,
- Ndryshimi i arsimtarit dhe ndryshimet në shkollë,
- Hyrje në teoritë e edukimit [4]
ReferimeRedakto
- ^ Д-р Џеладин Мурати Arkivuar 28 nëntor 2012 tek Wayback Machine 2009-10-24
- ^ Собрание на Македонија - ЏЕЛАДИН МУРАТИ, 2009-10-24
- ^ Xheladin Murati: (1998, 2004), Pedagogjia e përgjithshme. Logos, Shkup - Prishtinë - Tiranë, ISBN 9989-601-66-6, ISBN 9989-58-108-8, ISBN 978-9989-58-108-3
- ^ Z. Salihi:Xheladin Murati, personalitet emblematik i pedagogjisë shqiptare, 25 prill 2017