Didaktika është disiplinë shkencore e pedagogjisë [1] e cila përkufizohet si teori e mësimit dhe e mësimdhënies. Didaktika nënkupton bazën teorike të mësimit dhe mësimdhënies, paraqitja e së cilës është e kushtëzuar nga vetë zhvillimi i formave dhe i përmbajtjeve të punës mësimore.

Përmbledhje

Redakto

Vetë fjala didaktikë rrjedh nga greqishtja e vjetër: didaskein, didaktikos, didaskalos, e cila në trajta të ndryshme të shqiptimit ka pasur gjithnjë kuptimin e të mësuarit, mësimit ose të mësuarit dhe të aftësuarit. Këto fjalë greke, si domethënie e gjërë e një veprimtarie të veçantë shoqërore, marrin kuptim të njëjtë edhe në gjuhën latine (didactica), gjë që ka të bëjë me një transformim terminologjik dhe, me zhvillimin e teorisë dhe praktikës mësimore, u afirmua si term pedagogjik në kuptimin e një veprimtarie të caktuar, që ka të bëjë me mësimin dhe me problemet e mësimdhënies.

Ndër të parët që është marrë me formulimin e problemeve didaktike është pedagogu gjerman Wolfgang Ratke (1571 - 1635) (shih) kurse bazat e saj i ka vendosur pedagogu çek Jan Amos Komenski (1592 - 1670) i cili me veprën e tij Didaktika e madhe njihet si themelues i didaktikës si disiplinë shkencore. Komenski ishte ai i cili duke i studiuar aspektet e shumëanshme teorike të punës mësimore, bëri që të konsiderohet si njohësi më i mirë i çështjeve dhe problemeve didaktike të asaj kohe dhe sistematizues i denjë i përmbajtjeve teorike të didaktikës.[2]

Shih edhe

Redakto

Literatura

Redakto
  • Manfred Bönsch: Allgemeine Didaktik: ein Handbuch zur Wissenschaft vom Unterricht. W. Kohlhammer Verl., Stuttgart 2006, ISBN 978-3-17-018732-0
  • Rotraud Coriand: Allgemeine Didaktik: ein erziehungstheoretischer Umriss. 2., aktualis. Aufl., W. Kohlhammer Verl., Stuttgart 2017, ISBN 978-3-17-031606-5.
  • Hans Glöckel: Vom Unterricht. Lehrbuch der Allgemeinen Didaktik. 4. Auflage. Bad Heilbrunn/Obb. 2003, ISBN 3-7815-1254-1.
  • Andreas Gruschka: Didaktik – Das Kreuz mit der Vermittlung: Elf Einsprüche gegen den didaktischen Betrieb. (= Schriftenreihe des Instituts für Pädagogik und Gesellschaft, Münster; Bd. 9). Büchse der Pandora, Wetzlar 2002, Nachdr. 2011, ISBN 978-3-88178-165-7.
  • Peter Menck: Unterricht – Was ist das? Eine Einführung in die Didaktik. BoD, Norderstedt 2006, ISBN 3-8334-4871-7.
  • Klaus Prange: Bauformen des Unterrichts. Eine Didaktik für Lehrer. J. Klinkhardt, Bad Heilbrunn 1983.
  • Ewald Terhart: Didaktik: Eine Einführung. Aktualis. und erw. Ausg., Reclam, Stuttgart 2019, ISBN 978-3-15-018515-5.

Referime

Redakto
  1. ^ Grup autorësh: Didaktika. Instituti i Studimeve Pedagogjike. Tiranë. 1986. 348 faqe.
  2. ^ Nijazi Zylfiu: Didaktika (Teori e mësimit dhe e mësimdhënies). Universiteti i Prishtinës. Prishtinë. 2005. fq. 5