Pedagogjia speciale (anglisht: Special education; frëngjisht: Éducation spécialisée; gjermanisht: Sonderpädagogik; italisht: Pedagogia speciale;[1] serbokroatisht: Specijalna pedagogija) është një disiplinë e pedagogjisë e cila merret me studimin e edukimit dhe arsimit të nxënësve me nevoja të veçanta arsimore në një mënyrë e cila i merr parasysh nevojat dhe dallimet individuale të tyre. [2] [3] [4]

Degët

Redakto
  • Logopedia - subdisiplinë e cila merret me edukimin, arsimimin, trajnimin, përshtatjen sociale dhe integrimin e fëmijëve me çrregullime në të folur.
  • Tiflopedagogjia - subdisiplinë e cila merret me edukimin, arsimimin, trajnimin, përshtatjen sociale dhe integrimin në shoqëri të fëmijëve me dëmtime vizuale (shikim të dëmtuar).
  • Surdopedagogjia - subdisiplinë e cila merret me edukimin, arsimimin, trajnimin, përshtatjen sociale dhe integrimin në shoqëri të fëmijëve me dëgjim të dëmtuar (fëmijët me vështirësi në dëgjim).
  • Oligofrenopedagogjia - subdisiplinë e cila merret me edukimin, trajnimin, përshtatjen sociale dhe integrimin e fëmijëve me prapambetje mendore.
  • Ortopedagogjia (Somatopedagogjia) - subdisiplinë e pedagogjisë speciale e cila merret me edukimin special të fëmijëve me invaliditet fizik që manifestohet me çrregullimet e organeve të lëvizjes trupore, me çrregullim të eshtrave dhe muskujve.

Shih edhe

Redakto
  Commons: Pedagogjia speciale – Album me fotografi dhe/apo video dhe materiale multimediale

Referimet

Redakto
  1. ^ Rosa Maria Lombardo:La Pedagogia Speciale 10 mars 2010 Arkivuar 6 shkurt 2020 tek Wayback Machine, Stampa:It 6 shkurt 2020
  2. ^ Gottfried Biewer: Grundlagen der Heilpädagogik und Inklusiven Pädagogik (= UTB. 2985). 2., durchgesehene Auflage. Klinkhardt, Bad Heilbrunn 2010, ISBN 978-3-8252-2985-6, S. 27–32. Stampa:De
  3. ^ UNESCO: Guidelines for Inclusion. Ensuring Access to Education for All. UNESCO, Paris 2005.Gabim i përfshirjes: {{En}} është vetëm për emërhapësirën e Skeda. Përdorni më mirë {{lang-en}} ose {{in lang|en}}.
  4. ^ Brigitte Schumann: Neubewertung der sonderpädagogischen Geschichte? Rezension zu Dagmar Hänsel: Sonderschullehrerausbildung im Nationalsozialismus. Bad Heilbrunn 2014. Auf: bildungsklick.de. 8. Dezember 2014, abgerufen am 10. Dezember 2014. Stampa:De