Pedagogjia çlirimtare

Lëvizje pedagogjike

Pedagogjia çlirimtare është një drejtim dhe lëvizje arsimore, edukative dhe kulturore e cila lidhet me kontributin e pedagogut brazilian Paulo Freire (1921-1997). Sipas këtij drejtimi pedagogjik, arsimi është një proces i ripërtëritjes së gjendjes shoqërore të individit, duke e konsideruar subjektin si një qenie mendimtare dhe kritike, i cili reflekton mbi realitetin në të cilin jeton dhe vepron. Në këtë proces, arsimi çlirimtar është një koncepcion i kundërt me koncepsionin bankar të arsimit, ku ky i fundit e kufizon mundësinë e krijimit të njohurive tona, duke inkurajuar riprodhimin e tyre pa i kuptuar ose analizuar fare ato tema arsimore. Në fushën e drejtimeve dhe lëvizjeve teorike të pedagogjisë, pedagogjia çlirimtare i përket drejtimeve teorike politike. Përfaqësuesit kryesor të këtij drejtimi janë Paulo Freire dhe Heinz-Joachim Heydorn (1916 - 1974). Një kontribut të konsiderueshëm në zhvillimin e këtij drejtimi pedagogjik e ka dhënë edhe dramaturgu brazilian Augusto Boal (1931 - 2009) me të ashtuquajturin "Teatri i të shtypurve".[1] [2] [3] [4] [5]

Shih edhe

Redakto

Referime

Redakto
  1. ^ Shkolla për gjuhën dhe kulturën e Atdheut dhe identiteti kombëtar (Seminar kombëtar për mësimin plotësues në gjuhën shqipe në diasporë, “Struga 2008”, 23-25 korrik 2008, Strugë) Arkivuar 8 janar 2020 tek Wayback Machine. Ministria e Arsimit, Shkencës dhe e Teknologjisë e Kosovës, Prishtinë, 2009, fq. 17.­
  2. ^ Mesazhe nga klasa II (Modele të mësimdhënies ndërvepruese), Qendra për Arsim e Kosovës - Kosova Education Center, Prishtinë, 2007, fq. 15
  3. ^ "Pedagogy & Theatre of the Oppressed: A Brief Biography of Augusto Boal". Arkivuar nga origjinali më 2 mars 2009. Marrë më 18 mars 2019. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ Bernd Overwien: Das lernende Subjekt als Ausgangspunkt. Befreiungspädagogik und informelles Lernen (PDF; 122 kB). Abgerufen am 22. Mai 2010.
  5. ^ Liberation and Development: Black Consciousness Community Programs in South Africa, Leslie Anne Hadfield, 2016