Konfuci (nga e folura Pin-jin Kŏng Zĭ ose Kong Fuci ; nga e folura Uade-gjile K´ung-cu ose K'ung-fu-cu, fjalë për fjalë "Mjështër Kong", emri origjinal K´ung Q´iu, emri letrar Qung-ni), ishte një mendimtar, mësues, politikan teorik dhe filozof kinez më i famshëm, themelues i Konfucianizmit. Jetoi rreth vitit 551 p.e.s. deri në vitin 479 p.e.s..

Konfuci

Mësimet e tija kanë ndikuar shumë thellë ne jetën dhe mendimin Aziatik Lindor. Filozofia e tij thekson moralitetin vetjak dhe qeveritar, përpikërinë e marrëdhënieve shoqërore, drejtësinë dhe çiltërsinë. Këto vlera fituan njohje në Kinë mbi doktrinat e tjera si Legalizimi ose Daoizmi gjatë Dinastisë Han. Përdorën që atëherë si një drejtësi perandorake, mendimet e Konfucit janë zhvilluar në një sistem të mendimit filozofik të njohur si Konfucianizem. Ato u futën në Evropë nga jezuiti Matteo Ricci në shekullin e 18-të, që ishte i pari që latinizoi emrin "Confuzius". Mësimet e tija janë të njohura më parë nëpërmjet Analekteve, një mbledhje e vogël e diskutimeve të tija me nxënësit e tij, te përpiluara pas vdekjes.

Jeta vetjake dhe familja

Redakto
"Me 15, mblodha mendjen të mësoj;
Me 30, mora qëndrim;
Me 40, s´kisha më dyshime;
Me 50, njihja dëshirën e qiejve;
Me 60, m´u mësua veshi;
Me 70, ndoqa të gjitha dëshirat e zemrës sime pa thyer asnjë rregull."
(Analekte, përkthyer nga James Legge)

Konfuci lindi në vitin 551 p.e.s. në vitin e 22-te të mbretërimit të Dukës Hsiang (gjatë stinëvepranverës dhe vjeshtës, në fillimin e lëvizjes filozofikë të Njëqind Shkollave të Mendimit) në qytetin Qufu, që gjendej në Shtetin Lu (sot pjesë e Krahinës Shandong afër kullës mbretërore të Zhous. Tradita pohon se ai lindi në ditën e 27-te të muajit të tetë hënor, por 28 shtatori vërehet gjerësisht në Azinë lindore si ditëlindja e Konfucit. Kjo datë madje është në Tajvan festa zyrtare e "Ditës së Mësuesit". Ai lindi në një familje fisnikesh me mbiemër K´ung dhe u quajt Q´iu, por historia kineze e njeh edhe si K´ung-cu ose K´ung-fu-cu. I ati i Konfucit vdiq kur ky ishte vetëm 3 vjeç. U edukua dhe u mësua nga e ëma në fillim. Në fëmijëri shquhej si një nxënës i palodhur. Ai kujton në fund të jetës së tij se në moshe 15-vjeçare ai i´u përkushtua mësimit.

Konfuci shërbeu në poste të vogla qeveritar duke drejtuare dhe mbajtur llogarite e grunarëve (hambarëve) përpara se të martohej në moshën 19-vjeçare me një grua të nivelit të tij shoqëror. Nuk dihet se kush ishin mësuesit e Konfucit megjithëkëtë ai u mundua me të vërtete të gjente mësuesin e duhur, para se gjithash në ritë dhe muzikë. Mjeshtëria e gjashtë-fishte e Konfucit në ritualë, muzike, shigjetari, ngarje karroje, bukurshkrim dhe aritmetike dhe njohuria me traditat klasike, me poezinë e spikatur dhe historinë i mundësuan atij të niste një karrierë të shkëlqyer mësuesi në moshën 30-vjeçare.

Mësimet

Redakto

"Këto që i mësove para se t'i zbatosh, duhesh ta dishë që je njeri dhe ke familje, ke vëlla, ke motër ke babë e nënë. Asnjë mësim nuk ka vlerë nëse nuk je njeri".