Pedagogjia kibernetike është një disiplinë shkencore e pedagogjisë e cila merret me studimin e proceseve njohëse të nxënësve gjatë procesit mësimor. Ajo bazohet në teorinë e kibernetikës, si dhe në disa ide dhe koncepte matematike, të njohura si algoritmi dhe heuristika, me të cilat kontribuon në zgjidhjen e problemeve dhe krijimtarisë. Pedagogjia kibernetike paraqet aplikimin e teorisë së sistemit, komunikimit, modelimit, menaxhimit dhe informacionit në fushën arsimore dhe edukative. Detyra e saj është të përcaktojë parimet e menaxhimit të procesit të mësimdhënies, të shikojë lidhjet dhe marrëdhëniet, të ndërveprojë në sistemin pedagogjik, duke mos u mjaftuar vetëm me njohjen e formave dhe përmbajtjeve, por edhe duke përcaktuar strukturën dhe funksionin e sistemit. Ajo ka për qëllim që me ndihmën e kompjuterëve dhe kibernetikës, të optimizojë procesin arsimor (dhe veçanërisht mësimdhënien) duke ndërtuar modele algoritmike me të cilat është e rregulluar. [1] [2] [3] [4]

Shih edhe Redakto

Referime Redakto

  1. ^ Osmani, Shefik (1983), Fjalor i pedagogjisë, Tiranë: Shtëpia Botuese "8 Nëntori", fq. 299 - 300, OCLC 17442147, OL 2978079M {{citation}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ Baku, Pasho, red. (2011). "Kibernetikë". Enciklopedia universale e ilustruar. Tiranë: Shtëpia Botuese Bacchus. fq. 506. OCLC 734077163. OL 25081974M. {{cite encyclopedia}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ Landa, L. N. (1994) “Algoritmization in Learnig and Instruction” Englewood Cliff, New Jersey: Educational Technology Publications
  4. ^ Couffignal Louis, La cybernétique et les enseignants, Europe-Éd. français réunis, Paris, 1965 (421p)