Pedagogjia Freinet

teknikë mësimore dhe pedagogjike

Pedagogjia Freinet e njohur edhe si Sistemi i Frenesë është një pedagogji origjinale e zhvilluar nga Célestin Freinet dhe gruaja e tij Elise Freinet [1] praktikë kjo e cila mbështetej në shprehjen e lirë të fëmijëve, tekste të lira, vizatime të lira, korrespodencë ndër shkollore, shtypshkronjë dhe gazetë studentore, etj.

Celestin Freinet flet për "teknikat Freinet", e jo për metodën Freinet sepse teknikat mund të evoluojnë ndërsa metodat jo. Ai i përshkroi ato në një libër të quajtur Teknikat Freinet të Shkollës Moderne - Les techniques Freinet de l'école moderne (1964). Kjo pedagogji është pjesë e lëvizjes së Edukimit të Ri (Pedagogjisë progresive) e cila daton që nga viti 1899, rrymat e ndryshme të së cilës (Adolphe Ferrière, Edouard Claparède, Ovide Decroly, Roger Cousinet, etj.) zhvilluan shkëmbime përmes Lidhjes Ndërkombëtare për Edukatën e Re falë kontributit të pedagogut zviceran Adolphe Ferrière.

Shkolla tradicionale është ajo e cila ka në qendër të vëmendjes temën që do të mësohet dhe programet që përcaktojnë këtë lëndë, e të cilat e specifikojnë dhe i japin përparësi në të njëjtën kohë. Pedagogjia Freinet ngre thellë vizionin e shkollës, duke konsideruar një shkollë të përqendruar tek fëmija.

I plagosur në mushkëri gjatë Luftës së Parë Botërore 1914-1918, Freinet e pati të vështirë të fliste kur rifilloi profesionin e tij. [2] Kjo ishte një nga arsyet pse ai kërkoi të ngrinte një pedagogji aktive në të cilën mësuesi nuk do të kishte nevojë të mbante fjalime të gjata dhe kështu ai e përqendroi angazhimin e tij në organizimin e punës dhe bashkëpunimit në mësimdhënie.

Celestine Freinet ishte mësues, së pari në Bar-sur-Loup (1920-1928), pastaj në Saint-Paul-de-Vence (1928-1935), në shkollën të cilën e themeloi në Vence (1935), dhe më në fund në Kanë (1946) në kuadër të Kooperativës së Arsimit Sekular (Cooperative de l'Ensegnement Laic), në departamentin e Alpes-Maritimes. Elise Freinet, gruaja e tij, solli në mendimin e Freinet një dimension origjinal në fushën artistike. Guy Avanzini theksoi se në vitin 1972 "përqindja e praktikuesve të Freinet ndoshta kurrë nuk kishte arritur 5% ". Henry Peyronie në vitin 1999 shtoi se :

Shih edheRedakto

LiteraturaRedakto

  • premier livre : L'imprimerie à l'école (1927).
  • deuxième livre : Plus de manuels scolaires (1928).
  • dernier livre de son vivant : Les techniques Freinet de l'École moderne (1964).
  • Célestin Freinet, Œuvres pédagogiques, Seuil, 1994. Édition en deux tomes établie par sa fille, Madeleine Freinet.
    • Tome 1 : L’éducation du travail (1942-1943) - Essai de psychologie sensible appliquée à l’éducation (1943).
    • Tome 2 : L’école moderne française (1943). Autre titres ; Pour l'école du peuple (1969) - Les dits de Matthieu (1954) - Méthode naturelle de lecture (1947) – Les invariants pédagogiques (1964) - Méthode naturelle de dessin - Les genèses.
  • Les techniques Freinet de l'École moderne (1964), Paris, Librairie Armand Colin, collection Bourrelier, 144 p.
  • Célestin Freinet, Pour l'école du peuple (1969), Paris, Librairie François Maspero, 181 p.

ReferimetRedakto

  1. ^ "Fonds Célestin et Élise Freinet". www.calames.abes.fr. Marrë më 7 shkurt 2017. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ Touché ! Souvenirs d’un blessé de guerre sur le site de l'ICEM

BibliografiaRedakto

  • Marc-André Bloch, Philosophie de l'éducation nouvelle (1948), PUF, 1968.
  • Institut coopératif de l'École moderne, Pédagogie Freinet. Perspectives d'éducation populaire, Maspero, 1979.
  • Philippe Meirieu, Célestin Freinet. Comment susciter le désir d'apprendre ?, PEMF, 2001.
  • Ginette Fournès, La danseuse sur un fil : une vie d'école Freinet, École vivante (2009).
  • Sylvia Dorance, S'engager dans la pédagogie Freinet, École vivante (2014). Voir : S'engager dans la pédagogie Freinet
  • Henri Louis Go, "Freinet à Vence. Vers une reconstruction de la forme scolaire", PUR, 2007.
  • Nadine Glauque Chantal Tièche Christinat , La pédagogie Freinet concepts , valeur, pratiques de classes, Chronique sociale 2015
  • Michel Barré (1996). Célestin Freinet et l'École moderne (në frëngjisht). PEMF. f. 39. ISBN 2877854574..