Shtëpitë arsimore në fshat
Shtëpitë arsimore në fshat të njohura edhe si Shtëpitë edukative në fshat dhe Shtëpitë arsimore rurale janë një formë e shkollave me internat (konvikt) të orientuara drejt arsimit reformator që u paraqit në fund të shekullit XIX. Sipas përfaqësuesve kryesor të lëvizjes në fjalë shkolla nuk duhet të jenë një institucion thellësisht arsimor, por një vend mësimi dhe jetese, si dhe një shtëpi për nxënësit (studentët). Përfaqësuesit kryesor të lëvizjes konsiderohen Hermann Lietz, Gustav Wyneken, Paul Geheeb, etj.
Historiku
RedaktoTermi në fjalë u krijua nga themeluesi i lëvizjes pedagogjike gjermane (Landerziehungsheim), pedagogu reformator Hermann Lietz. Origjina e saj qëndron në kritikën e thjesht ndaj transferimit të njohurive në shkollat konvencionale. Mulliri pranë Ilsenburgut në Malet Harz, i themeluar në vitin 1898, konsiderohet shtëpia e parë gjermane e arsimore në fshat, e ndjekur nga Haubinda në Thuringia (1901) dhe Kalaja Bieberstein në Hessian Rhön (1904). Koncepti i tyre përfshin vendndodhjen e institucionit arsimor, i cili supozohet se mundëson një arsim dhe edukim holistik, larg ndikimit të madh të qytetit, i cili vlerësohet si i dëmshëm. Ekziston një lidhje e ngushtë mes lëvizjes për shtëpitë arsimore në fshat me lëvizjen rinore të kohës. Një tjetër sfond, më praktik, i lëvizjes arsimore rurale ishte shkolla publike në Angli dhe idetë edukative të John Locke dhe Thomas Arnold, pastaj filantropia gjermane dhe idetë e Michel de Montaigne dhe Jean-Jacques Rousseau. Shkolla Abbotsholme e themeluar nga Cecil Reddie në Midland të Anglisë në vitin 1889 gjithashtu kishte një ndikim vendimtar në pikëpamjet e Hermann Lietz dhe lëvizjes së shtëpive arsimore në fshat.
Shih edhe
RedaktoLiteratura
Redakto- Hermann Lietz: Die ersten drei Deutschen Land-Erziehungs-Heime zwanzig Jahre nach der Begründung. Ein Versuch ernsthafter Durchführung deutscher Schulreform. Verlag des Land-Waisenheims a. d. Ilse, Veckenstedt 1918.
- Hermann Lietz: Reform der Schule durch Reformschulen. Kleine Schriften (= Pädagogische Reform in Quellen 1). Herausgegeben von Ralf Koerrenz. IKS, Jena 2005, ISBN 3-938203-15-3.
- http://www.britannica.com/EBchecked/topic/339982/Hermann-Lietz
- Neufeld, M.J. Von Braun: Dreamer of Space, Engineer of War. New York: Knopf, 2007. p 22.
- George Mosse, The Crisis of German Ideology, New York: Grosset & Dunlap, 1964