Hermann Lietz
Hermann Lietz (28 prill 1868, Dumgenevitz auf Rügen - 12 qershor 1919, Haubinda) ishte një pedagog progresiv dhe teolog gjerman i cili themeloi të ashtuquajturat Shtëpitë arsimore në fshat (Landerziehungsheime für Jungen).
Biografia
RedaktoNë vitin 1898 ai kishte punuar si mësimdhënës në Shkollën Progresive Abbotsholme për djem, e themeluar në Derbyshire, të Anglisë, në vitin 1889 nga ana e Cecil Reddie. Lietz kishte mbetur i mahnitur nga sistemi arsimor në Shkollën Abbotsholme, i cili ndërthurte mësimet gjithëpërfshirëse individuale me ushtrimet fizike dhe rekreacionin. Deri në vitin 1904 ai kishte themeluar tre Shtëpi arsimore (Landerziehungsheime), bazuar në modelin e Cecil Reddie, për djem të moshave të ndryshme, në Ilsenburg, Haubinda dhe Bieberstein. Lietz përfundimisht arriti të krijojë edhe pesë shtëpi të tilla (Landerziehungsheime). [1]
Duke u mbështetur në modelin Abbotsholme, Lietz theksonte sportet, zanatet, gjuhët moderne dhe shkencën, ndërsa mësimin e gjuhëve klasike e la "në hije". [2] Hermann Lietz ishte student i Wilhelm Rein ndërsa me kontributin e tij, Lietz kishte ndikuar në pikëpamjet e Gustav Wyneken, Elisabeth Rotten dhe Kurt Hahn. Në shkollën e tij morën pjesë gjithashtu edhe Elisabeth von Thadden. Liberalizmi i Lietz shtrihej në arsimim dhe kritikë vetëm për klasat e privilegjuara. Ai përndryshe i takonte krahut politik të djathtë dhe nuk kishte besim te socializmi, politika parlamentare dhe ndikimi i jetës urbane. [3] [2]
Shih edhe
RedaktoReferimet
Redakto- ^ http://www.britannica.com/EBchecked/topic/339982/Hermann-Lietz
- ^ a b Neufeld, M.J. Von Braun: Dreamer of Space, Engineer of War. New York: Knopf, 2007. p 22.
- ^ George Mosse, The Crisis of German Ideology, New York: Grosset & Dunlap, 1964