Pedagogjia familjare
Pedagogjia familjare është një disiplinë e pedagogjisë e cila merret me studimin e edukimit në familje. Më konkretisht ajo studion parimet dhe karakteristikat e edukimit familjar, marrëdhëniet midis faktorëve të edukimit familjar, mundësitë e edukimit në familje, ndikimin e atmosferës familjare në edukimin e fëmijës, problemet e përmbajtjes së edukatës në familje, mjetet, metodat dhe format e organizimit të punës edukative në familje, lidhjet e familjes me të gjitha mjetet dhe institucionet kulturore, edukative e arsimore, kërkesat ndaj prindit si edukator etj. Përndryshe familja është një organizëm social edukativ që i zgjidh detyrat e veta të posaçme duke bashkëvepruar me të gjitha mjetet tjera që ka në dispozicion shoqëria. [1] [2] [3]
Shih edhe
RedaktoReferime
Redakto- ^ Li, Liang & Fleer, Marilyn. (2015). Family pedagogy: parent–child interaction in shared book reading. Early Child Development and Care. 185. 1-17. 10.1080/03004430.2015.1028398.
- ^ Brada, Riza (1995). Pedagogjia familjare, “Dugagjini” Pejë.
- ^ Murati, Xheladin (1998). Pedagogjia e përgjithshme. Tetovë: Logos-A. fq. 77. ISBN 9789989601668.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)