Riza Brada
Riza Brada (1935 - 2020) është veprimtar i arsimit, pedagog dhe punonjës shkencor nga Peja. [1]
Biografia
RedaktoRiza Brada u lind në Pejë ku edhe kreu arsimin fillor. Gjimnazin e ulët në Mitrovicë ndërsa shkollimin e mesëm në Pejë, Gjakovë dhe Prizren. Studioi pedagogjinë në Universitetin e Shkupit. Doktoroi në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Prishtinës. Punën profesionale e ffilloi si mësues pastaj arsimtar i gjuhës shqipe dhe më vonë drejtor shkolle. Punoi edhe si mësimdhënës i lëndëve pedagogjike në Normalen e Pejës dhe i lëndëve filozofike në Gjimnazin e Deçanit, inspektor i arsimit në Pejë dhe këshilltar pedagogjik në Prishtinë. Fusha e interesimeve të tij shkencore janë çështjet nga pedagogjia parashkollore, pedagogjia shkollore, pedagogjia familjare, etj. [1] [2] [3]
Vepra
Redakto- Metodika e diturive të para nga matematika - 1972
- Zgjidhja pedagogjike e situatave konfliktuale te nxënësit e moshës së re shkollore - 1984
- Pedagogjia shkollore - 1994
- Pedagogjia familjare - 1995
- Metodika e gjuhës shqipe për shkollën fillore - 2000
- Didaktika - 2007
- Didaktika kibernetike - 2010
- Pedagogjia - 2012
Shih edhe
RedaktoReferime
Redakto- ^ a b Kraja, Mehmet, red. (2018). "Fjalori Enciklopedik i Kosovës". (Encyclopedic Dictionary of Kosova). Vëll. 1. Prishtinë: Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës. fq. 215. ISBN 9789951615846. OCLC 1080379844.
- ^ http://rtv21.tv/prof-brada-u-cilesua-si-ikone-e-pedagogjise-kosovare/
- ^ "Kopje e arkivuar" (në s). Arkivuar nga origjinali më 10 prill 2020. Marrë më 9 prill 2020.
{{cite web}}
: Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja) Mirëmbajtja CS1: Gjuhë e panjohur (lidhja)