Hysni Myzyri (1935 - 2007) ishte profesor, pedagog dhe historian i arsimit shqiptar.

Biografia

Redakto

Hysni Myzyri u lind nė shkurt të vitit 1935, nė Elbasan. Prof. Hysniu është bashkautor i botimeve të Akademisë së Shkencave “Historia e Shqipërisë” vëll.II (1984), “Fjalori Enciklopedik Shqiptar” (1985) “Historia e Popullit Shqiptar” vëll.II (2002); bashkautor i botimeve të Ministrisë se Arsimit “Historia e Arsimit Shqiptar” (1990) dhe “Historia e Arsimit dhe e mendimit Pedagogjik Shqiptar” (2003); bashkautor dhe redaktor përgjegjës i botimit “Historia e Shqipërisë dhe e Shqiptarëve” (2001) dhe i gjashtë teksteve të historisë për shkollat tetëvjeçare e të mesme të botuara në Shqipëri dhe në Kosovë.

Prof. Hysni Myzyri ka mbrojtur dy dizertacione dhe ka marre gradat e titujt shkencore : “Kandidat i shkencave” (1979), “Docent” (1982), “Doktor i Shkencave” (1990), dhe “Profesor” (1994). Ka qenë anëtar i “Research Board of Advisors” të Institutit Amerikan te Biografive.

Duke vlerësuar veprimtarinë e tij pedagogjike dhe shkencore, Prof. Hysni Myzyrit iu ngarkuan detyrat e shefit të Departamentit të Historisë në fakultetin e Histori Filologjise të Universitetit të Tiranës dhe detyra e Nëndrejtorit të Institutit të Historisë së Akademisë së Shkencave të Shqipërisë në periudhën 1994-1997. U nda nga jeta mė 4 shkurt 2007 në Tiranë.

Profesor Hysni Myzyri është autor i shtatë monografive :

  • “Shkollat e para kombëtare shqipe” (1973),
  • “Shoqëria e të Shtypurit Shkronja Shqip” (1979),
  • “Nuci Naci” (1986),
  • “Arsimi Kombëtar Shqiptar” (1996),
  • “Pandeli J.Evangjeli” (2004),
  • “Shkolla Normale e Elbasanit” (2004), etj

Bashkautor në një sërë veprash:

  • Historia e Shqipërisë, vëll. II, Akademia e Shkencave të Shqipërisë, 1984.
  • Fjalori Enciklopedik Shqiptar, Akademia e Shkencave të Shqipërisë, 1985.
  • Historia e Popullit Shqiptar, vëll. II, Akademia e Shkencave të Shqipërisë, 2002.
  • National Education During Albanian Renaissance, AIITC, 2007.
  • Historia e Arsimit Shqiptar, MASH, 1990.
  • Historia e Arsimit dhe e Mendimit Pedagogjik Shqiptar, MASH, 2003.
  • Historia e Shqipërisë dhe e Shqiptarëve, AIITC, 2001.

Autor i artikujve shkencorë në revistat

  • “Studime Historike”,
  • “Studime Filozofike”,
  • “Revista Pedagogjike”,
  • “Historia e Arsimit”,
  • “Univers” etj.

Shih edhe

Redakto