Isuf Myzyri
Isuf ose Jusuf Myzyri (Elbasan, 8 mars 1881 - 21 tetor 1956) ka qenë zanatçi, bejtexhi, ahengxhi i spikatur i ahengut elbasanas.
Isuf Myzyri | |
---|---|
Background information | |
Lindi | 8 mars 1881 |
Origjina | Elbasani, Perandoria Osmane |
Vdiq | 21 tetor 1956 |
Zhanret | ahengu |
bahçevan, berber, qeleshexhi | |
Instrument(et) | violinë |
Jeta
RedaktoU lind në Elbasan në vitin 1881,[1] në një mjedis të lidhur shpirtërisht me tarikatin bektashi,[2][3] dihet që e ëma ishte nga Përmeti.
U bë i njohur si kompozitor dhe hartues i shumë teksteve poetike dhe këngëve popullore. Në moshën 25 vjeçare filloj të merrej me muzikë, duke mësuar vetë të luaj në violinë, e më pas formoj orkestrën me Thoma Priftin (klarinetë), Mehmet Balashi (lahutë), Musa Bebeti (mabdoll), Arif Topalli (dajre). Kjo orkestër luajti rol të rëndësishëm në jetën muzikore të Elbasanit.[1]
Këngët
RedaktoRepertori muzikor i Isuf Myzyrit përbëhet nga 16 këngë, kyesisht me përmajtje erotike, fetare dhe patriotike. Ndër më të njohurat janë:[1]
- “Ma mirë n’pyll se n’qytet”
- “Errësin’ e pyllit”
- “Kur hyna n’port t’Kalasë”
- “Në zabel të gjeta”
- “Nji lulisht’ me trëndafila”
Shih edhe
RedaktoReferime
Redakto- ^ a b c Vejsiu, Ylli; Xholi, Zija (2008). Fjalori enciklopedik shqiptare (bot. Botimi i ri). Tiranë: Akademia e Shkencave e Shqipërisë. fq. 1802. ISBN 978-99956-10-28-9. fesh.
- ^ Koço, Eno (2004). Albanian Urban Lyric Song in the 1930s (në anglisht). Scarecrow Press. fq. 253. ISBN 9780810848894.
- ^ Sokoli, Ramadan (29 mars 2005). "Nga Tomorri i Beratit në Tomorrin e Janinës". radiandradi.com. Marrë më 15 nëntor 2020.