Pedagogjia institucionale
Pedagogjia institucionale (lat. institutio = udhëzues, drejtues) është një drejtim pedagogjik joakademik i cili është paraqitur në Francë në vitet 1960 dhe 1970 e më vonë është përhapur edhe në vende tjera. Pedagogjia institucionale synon të modifikojë si dhe të përmirësojë, organizimin konkret të mësimdhënies, në kontekstin e praktikës së klasave aktive dhe bashkëpunimit arsimor. Termin pedagogji institucionale për herë të parë e ka përdorur psikanalisti Jean Oury (1924 - 2014) ndërsa burim frymëzimi për këtë drejtim ka qenë kontributi dhe puna pedagogjike e Célestin Freinet. Përfaqësuesit kryesor të këtij drejtimi pedagogjik janë: François Tosquelles (1912 – 1994), Fernand Oury (1920 – 1997), Raymond Fonvieille (1923-2000), René Lourau (1933 - 2000), Georges Lapassade (1924 – 2008), Aida Vasquez (1937 - 2015), etj. [1] [2]