Prof. Dr. Nuri Abdiu pedagog dhe studiues i psikologjisë nga Dibra. Nuri Abdiu është një ndër themeluesit e shkollës së sotme psikologjike shqiptare dhe një nga ata që ka përgatitur kuadro dhe për këtë shkollë, një ndihmesë kjo me vlerë kombëtare dhe më gjërë. Për gati gjysëm shekulli ai ka qënë mësues, profesor i psikologjisë dhe ka ligjëruar në Universitetin e Shkodrës, Tiranës, Prishtinës dhe Tetovës. Brenda e jashtë Shqipërisë dhe është bërë një autoritet i kësaj fushe krahas akademikëve e profesorëve si 1) Bedri Dedja, 2) Hamit Beqja, 3) Pajazit Nushi, 4)Shefik Osmani, 5) Musa Kraja. Përfaqësues i plejades së mendimtarëve të shkolluar në akademinë e personaliteteve shqiptare në Moskë gjatë viteve 50-të dhe që mban meritën e ringritjes së institucioneve të dijes mbas daljes së Shqipërisë nga shkatërrimi i Luftës së Dytë Botërore.

Jeta profesionale

Redakto
  • Menjëherë mbas diplomës në lamin e psikologji-pedagogjisë deri në 1993 punoi pedagog, zv.drejtor për drejtimin mësimor dhe shkencor si dhe përgjegjës katedre në Institutin e Lartë Pedagogjik të Shkodrës (sot Universiteti "Luigj Gurakuqi")
  • Gjatë kësaj kohe, Prof.Nuri Abdiu lektron dhe jep mësim në kursin pasuniversitar ose masterin shqiptar të Psikologjia-PedagogjiaUniversiteti i Tiranës

Vepra studimore

Redakto
  • Bashkautor i shtatë teksteve të psikologjisë, tre teksteve për shkollat e larta(1971-81-84) i dy teksteve për shkollat e mesme pedagogjike( 1985-86) i një përmbledhjeje mbi seminaret e psikologjisë 1973 dhe i manualit "Psikologjia e Personalitetit" për kursin pasuniversitat të UT. 1988
  • Lista e punimeve, studimeve, kumtimeve shkencore dhe artikujve të tij, arrin në mbi 160 zëra. Shumë syresh janë botuar dhe mbajtur si kumte në sesione shkencore kombtare dhe ndërkombtare si në Kongresin e VI Europian të psikologjisë në Romë
  • 1985 Nuri Abdiu është hartuesi i parë i Bibliografisë së punimeve shqiptare në rrafshin e Psikologjia.
  • Vepra fondamentale e Prof. Abdiut është studimi i tij " Kontribute themelore në historinë e mendimit psikologjik shqiptar (prej 1939-ës), viti 2002 i botimit.

Vlerësime

Redakto
  • 1991 Personaliteti nderohet me titullin Docent dhe gradën Doktor i Shkencave,
  • 1999 Vlerësohet me titullin më të lartë Profesor në vitin emblematik.
  • Nuri Abdiu është nënkryetar i Shoqatës Mbarëshqiptare të Psikologëve,
  • Kryetar i Shoqatës së Intelektualëve Dibranë
  • Konsulent i botimeve në Revistën Europiane me logon European PsychologystHamburg, Gjermani.
  • 1968 Kolana e vlerësimeve njeh dhe dekorimin e tij me "Medaljen e Punës"
  • 1980 Urdhri "Naim Frashëri" i klasit të parë.
  • 1987 Tituj honorifikë si Mësues i Merituar
  • 1989 Mësues i Popullit.

Lidhje të jashtme

Redakto