Psikopedagogjia është një disiplinë akademike e cila qëndron në mes të pedagogjisë dhe psikologjisë. Ajo studion sjelljet e njeriut në situata të ndryshme mësimore dhe arsimore.[1] [2]


Jean Piaget

Redakto

Psikopedagogjia merret me studimin e sjelljes së njeriut në situata të tilla të të mësuarit siq janë p.sh. problemet në mësim dhe orientimi profesional. Kjo fushë studimi ndërlidhet me një varg disiplinash tjera si: psikologjia zhvillimore, psikologjia pedagogjike, pedagogjia, sociologjia, didaktika, epistemologjia, psikolinguistika, psikologjia kognitive, psikologjia e përgjithshme, etj. Rezultatet e saj studimore janë të rëndësishme për fushën e pedagogjisë së përgjithshme, pastaj për fushën e pedagogjisë dhe arsimit special, terapisë arsimore, kurrikulën dhe programet arsimore, politikat e arsimit dhe është gjithashtu një ndihmesë e madhe edhe për fëmijët në procesin e tyre të nxënies dhe të mësuarit.[3]

Lev Vygotsky

Redakto

Lev Vygotsky ishte një psikolog sovjetik, themeluesi i një teorie marksiste te papërfunduar të zhvilimit kulturor dhe shoqëror të njeriut që zakonisht quhet "psikologji kulturore-historike".Ai ka lindur në 17 nëntor 1896 në Orsha, Belarus. Dhe vdiq në 11 qershor 1934,në Mosk të Rusisë.Puna kryesore e Vygotsky ishte në psikologjinë zhvillimore. Për ta kuptuar plotësisht mendjen e njeriut , ai besonte se duhet të kuptojnë gjenezën e tij. Pjesa më e madhe e punës së tij përfshinte studimin e sjelleve së foshjnave dhe fëmijëve, si dhe zhvillimin e përvtësimit të gjuhës dhe zhvillimin e koncepteve. Pra, Lev Vygostky ishte psikologu ,që ka pëfshirë shumë ide duke prekur fusha të ndryshme,si për shembull proesin e të nxënit.Ai ishte kundra ideve teorike që Piazhe shprehte në lidhje me të kuptuatit e gjuhës dhe koncepteve.

"Të mësuarit është më shumë sesa fitimi i aftësisë për të menduar, është përvetësimi i shumë aftësive të specializuara për të menduar për shumë gjëra"- Lev Vygotsky,Mind in Society, 1978.

Ndryshe nga koncepti i Piazhesë se zhvillimi i fëmijëve duhet domosdoshmërisht të paraprijë mësimin e tyre, Vygotsky argumentoi, "të mësuarit është një aspekt i domosdoshëm dhe universal i procesit të zhvillimit të funksionit të organizuar në mënyrë kulturore, veçanërisht psikologjike të njeriut" (1978, fq 90). Me fjalë të tjera, të mësuarit shoqëror tenton të paraprijë zhvillim. Vygotsky zhvilloi një qasje sociokulturore ndaj zhvillimit kognitiv. Ai zhvilloi teoritë e tij në të njëjtën kohë kur Zhan Piazhe filloi të zhvillonte idetë e tij (vitet 1920 dhe 30), por ai vdiq në moshën 38 vjeçare dhe kështu teoritë e tij nuk janë të plota - ndonëse disa prej shkrimeve të tij ende janë duke u përkthyer. Zhvillimi individual nuk mund të kuptohet pa iu referuar kontekstit social dhe kulturor brenda të cilit është ngulitur. Proceset më të larta mendore te individit kanë origjinën e tyre në proceset shoqërore.

Teoria e Vygotsky ndryshon nga ajo e Piazhes në një numër mënyrash :

1.Vygotsky e vë më shumë theksin në kulturën që ndikon në zhvillimin kognitiv. Kjo kundërshton pikëpamjen e Piazhes për fazat universale dhe përmbajtjen e zhvillimit (Vygotsky nuk i referohet fazave në mënyrën që Piaget bën). Prandaj Vygotsky supozon se zhvillimi kognitiv ndryshon në të gjitha kulturat, ndërsa Piazhe thotë se zhvillimi kognitiv është kryesisht universal në të gjitha kulturat.

2. Vygotsky e vë theksin më shumë në faktorët socialë që kontribuojnë në zhvillimin kognitiv (njohës).

  • Vygotsky thotë se zhvillimi njohës rrjedh nga ndërveprimet shoqërore nga të mësuarit e udhëhequr brenda zonës së zhvillimit proksimal si te fëmijët dhe nga njohuritë bashkë-konstruktive të partnerit të tyre. Në të kundërt, Piazhe pohon se zhvillimi kognitiv rrjedh kryesisht nga eksplorime të pavarura në të cilat fëmijët ndërtojnë njohuri të tyre.
  • Për Vygotsky, mjedisi në të cilin fëmijët rriten do të ndikojë në mënyrën se si ata mendojnë dhe për atë që ata mendojnë.

3. Vygotsky e vë theksin gjithashtu në rolin e gjuhës në zhvillimin kognitiv.

Sipas Piazhes, gjuha varet nga mendimi për zhvillimin e saj (dmth. Mendimi vjen para gjuhës). Për Vygotsky, mendimi dhe gjuha fillimisht janë sisteme të veçanta që nga fillimi i jetës (fjalime të brendshme).

Për Vygotsky, zhvillimi kognitiv rezulton nga përfshirja e gjuhës.

Vygotsky prezantoi nocionin e zonës së zhvillimit proksimal, një metaforë e aftë për të përshkruar potencialin e zhvillimit kognitiv të njeriut. Puna e tij mbulonte tema të tilla si origjina dhe psikologjia e artit, zhvillimi i funksioneve më të larta mendore, filozofia e shkencës dhe metodologjia e hulumtimit psikologjik, lidhja midis të mësuarit dhe zhvillimit njerëzor, formimi i konceptit tek njeriu, ndërlidhja midis gjuhës dhe zhvillimit të mendimit, paaftësia për të mësuar dhe zhvillimi jonormal i njeriut. Mendimi i tij shkencor i është nënshtruar disa transformimeve të mëdha gjatë gjithë karrierës së tij, por përgjithësisht trashëgimia e Vygotskit mund të ndahet në dy periudha mjaft të dallueshme. Këto janë periudha mekanike "instrumentale" e viteve 1920 dhe periudha integruese "holistike" e viteve 1930. Secila nga këto periudha karakterizohet nga temat të dallueshme dhe risi teorike.

'Periudha "Instrumentale" (1920)

Ndërmjetësimi kulturor dhe internacionalizimi

Vygotsky studioi zhvillimin e fëmijëve dhe rolet e rëndësishme të ndërmjetësimit kulturor dhe komunikimit ndërpersonal. Ai vuri re se si funksiononin funksionet më të larta mendore nëpërmjet këtyre ndërveprimeve, dhe gjithashtu përfaqësonin njohuritë e përbashkëta të një kulture. Ky proces njihet si internacionalizimi. Internalizimi mund të kuptohet në një aspekt si "të dish si". Për shembull, praktikat për të hipur në një biçikletë ose derdhja e një filxhani me qumësht, janë totalisht përtej perceptimit të fëmijës. Zotërimi i aftësive të nevojshme për kryerjen e këtyre praktikave ndodh nëpërmjet aktivitetit të fëmijës brenda shoqërisë. Një aspekt i mëtejshëm i internacionalizimit është përvetësimi, në të cilin fëmijët marrin mjete dhe i përshtasin ato duke i përdorur në mënyra unike. Përvetësimi i përdorimit të lapsit i lejon fëmijës ta përdorë atë më shumë për qëllimet e veta personale sesa për të shkruar pikërisht atë që të tjerët në shoqëri kanë shkruar më parë.


Periudha "holistike" (1932-1934)

Periudha e rishikimit të madh të teorisë së Vygotsky dhe kalimi nga orientimi mekanik i viteve 1920 në shkencën holistike integruese të viteve 1930. Gjatë kësaj periudhe Vygotsky ishte nën ndikimin veçanërisht të fortë të teorive holistike të grupit gjermano-amerikan të mbështetësve të psikologjisë së Gestaltit, më së shumti nën ndikimin e Kurt Goldstein dhe Kurt Lewin. Megjithatë, puna e Vygotskyt në këtë periudhë mbeti kryesisht fragmentare dhe e papërfunduar dhe, për këtë arsye, e pabotuar.


Puna e Lev Vygotsky vë theksin në pjesëmarrjen proaktive të të miturve me mjedisin që i rrethon ata, duke qenë zhvillimi kognitiv fryt i një procesi bashkëpunues. Lev Vigotsky (Rusi, 1896-1934) argumentoi se fëmijët zhvillojnë të mësuarit e tyre nëpërmjet ndërveprimit social: ata fitojnë aftësi të reja dhe më të mira njohëse si një proces logjik i zhytjes në një mënyrë jetese.

Sipas Teorisë Sociokulturore të Vygotsky, roli i të rriturve ose partnerëve më të avancuar është të mbështesë, të drejtojë dhe të organizojë të mësuarit e fëmijës, në hap përpara se ai të jetë në gjendje për të zotëruar ato aspekte, duke internalizuar strukturat sjelljes dhe njohjes se aktiviteti kërkon. Ky orientim është më efektiv në ofrimin e ndihmës për të vegjlit në mënyrë që ata të kalojnë fushën e zhvillimit proksimal (ZPD), të cilat ne mund të kuptojmë si hendek midis asaj që ata tashmë janë në gjendje të bëjnë dhe çfarë ende nuk mund të arrijnë më vete.

Fëmijët që janë në ZPD për një detyrë të veçantë janë shumë afër të jenë nëzhesëdje ta bëjnë atë në mënyrë autonome, por ata ende duhet të integrojnë disa mendime kyçe.

Një nga idetë e zhvilluara nga Lev Vygotsky bëhet me ndihmë e Gail Ross i cili shprehet se ekstravaganca e formës së procesit dhe instrumentet e fëmijëve në mes të tre dhe pesë vjeç, Ross kanë nevojë për burime të shumta kontrolli. Ai përdorte kontrollin dhe fokusin e sesioneve, dhe përdori prezantimet e ngadalta dhe të dramatizuara për studentët, në mënyrë që të demonstronte se arritja e detyrës ishte e mundur.

Sociologjia e Vygotskyut teorizon "zonën" që ekziston midis njerëzve që kuptojnë kur shfaqet diçka para tyre dhe se mund të krijohet një formë autonome. Kjo zonë është zona e zhvillimit proksimal ose ZDP që përmendëm më parë (Bruner, 1888)

Përfaqësuesit

Redakto

Disa ndër përfaqësuesit më me ndikim të kësaj fushë janë: Jean Piaget, David Ausubel, Jerome Bruner dhe Lev Vygotsky. Kontribut të rëndësishëm ka dhënë edhe Maria Warnock.

Shih edhe

Redakto

Lidhje të jashtme

Redakto

Referime

Redakto
  1. ^ Selene Ataide:Psychopedagogy, 21 October 2014 https://prezi.com Viz. 11.04.2017
  2. ^ PSYCHOPEDAGOGY. (n.d.). Abbreviations.com. Retrieved April 11, 2017, from http://www.abbreviations.com/PSYCHOPEDAGOGY.
  3. ^ Definición de Psicopedagogía[lidhje e vdekur]

https://web.archive.org/web/20190805212531/https://www.simplypsychology.org/vygotsky.html