Zhan Piazhe ishte psikolog i shquar zvicëran. Kontributi i tij më i madh qëndron në teorinë e zhvillimit kognitiv të fëmijës.

Jean Piaget
EmriJean William Fritz Piaget
Lindja9 gusht 1896
VendlindjaNojshatel, Zvicër
Vdekja16 shtator 1980
VendvdekjaGenevë Zvicër
EraShekulli XIX-XX
RajoniPsikologë Zvicerian

Biografia

Redakto

Zhan Piazhe u lind në Nojshatel, Zvicër, më 9 gusht 1896. I ati ishte profesor i letërsisë mesjetare. Teoricien i zhvillimit. Kur Piazhe ishte ende fëmijë ishte shumë i dhënë pas filozofisë dhe zoologjisë dhe shkruajti artikullin e tij të parë shkencor në moshën 10 vjeç. Pasi u diplomua për zoologji në Universitetin e Neuchâtelit1918, ai vazhdoi studimet për psikologjiZürich. Atje takoi Theodore Simon, i cili e ftoi atë të kryenin një studim mbi zhvillimin e inteligjencës në një shkollë fillore në Paris. I arsimuar si zoolog, Piazhe i kishte shprehitë e nevojshme për të filluar vëzhgimin e fëmijëve. Ai vërejti se, kur janë duke zgjidhur problemet, fëmijët bëjnë disa tipa gabimesh që varen nga mosha e tyre. Ai arriti në përfundimin se "të menduarit e tyre është cilësisht i ndryshëm prej të rriturve dhe është e rëndësishme që ata të kuptohen nga pikëpamja e këtij ndryshimi".

Piazhe pati një ndikim të rëndësishëm në zhvillimin e psikologjisë për arsye të punës së tij të madhe në studimin e zhvillimit të inteligjencës. Ai besonte se zhvillimi kognitiv ndodhte për arsye të përvojave të pakënaqshme të fëmijëve në zgjidhen e problemeve. Vëzhgimet e tij e shpunë atë në formimin e teorisë së famshme të zhvillimit kognitiv.

Veprimtaria e Piazhes përmblidhet në shumë libra dhe artikuj. Ai vazhdoi të japë mësim dhe të shkruajë gjersa vdiq me 1980, në moshën 84 vjeçare.


Teoritë kognitiviste

Redakto

Teoria kognitiviste e Piazhesë për zhvillimin

Piazheja,(psikolog zvicerian),u përpoq që të kuptonte si formohen dhe funksionojnë strukturat kognitive ose skemat.Ai thote se ne trashëgojmë një metodë të funksionimit intelektual,që na bënë të aftë të reagojmë ndaj mjedisit me anë të formimit të strukturave kognitive. Ai sugjeron se dy mekanizma, adaptimi dhe organizimi,janë përgjegjës për zhvillimin e strukturave kognitive(skemave). Adaptimi është proçesi me anë të të cilit individi përshtat të menduarit e tij në situata të reja. Adaptimi përbëhet nga tre elementë: Asimilimi,akomodimi dhe ekuilibri.[1]

Asimilimi

Redakto

Asimilimi është fitimi i informacionit të ri,duke përdorur strukturat (skemat) mendore ekzistuse në përgjigje,të stimujve të rinj.Kur asimiloni diçka,ju e brendësoni atë.Ne e marrim ushqimin në strukturën e gojës sonë dhe e ndryshojmë atë që t'i pershtatet gojës dhe aparatit tretës.Ne i marrim objektet,konceptet,dhe ndodhitë në mendjen tonë,në mënyrë të ngjashme.Ne i brendësojmë ato në strukturat tona mendore në mënyrë të njëjtë:i ndryshojmë ato ashtu siç ndryshojmë ushqimin me qëllim që ky t'i përshtatet strukturave tona fizike.P.sh,ju studioni idetë e Piazhesë për zhvillimin dhe perpiqeni që ti kuptoni ato. Kjo kërkon përpjekje.Ju përpiqeni që ti kuptoni ato duke përdorur strukturat kognitive që ju tashmë zotëroni.Ju jeni duke asimiluar idetë e Piazhesë.Kjo do të thotë se ju po i merrni ato në mendjen tuaj dhe po mundoheni që t'u jepni një formë me qëllim që ato të përshtaten me strukturat tuaja mendore ekzistuse.

Akomodimi

Redakto

Akomodimi është përshtatja ndaj informacionit të ri me anë të krijimit të strukturave(skemave të reja),kur skemat ekzistuse nuk përballojnë dot këtë informacion.Ne,gjithashtu,ndryshojmë si rezultat i asimilimit.Kjo do të thotë se ne akomodohemi ndaj asaj që ne kemi marrë.Ushqimi qe ne hamë shkakton ndryshime biokimike.Stimujt që ne inkorporojmë në mendjen tonë,shkaktojnë ndryshime mendore.P.sh,idete e Piazhese siellin ndryshime ne pikpamjen tuaj per inteligjencen dhe zhvillimit intelektual.Ndryshimet në strukturat mendore,shkaktojnë ndryshime koresponduse në siellje.Ky është procesi i akomodimit.[2]

Ekuilibri

Redakto

Ekuilibri është një balancë mes skemave dhe akomodimit, një gjendje në të cilën fëmija ndjehet komfort,sepse ajo që ndesh në mjedisin përreth saj,përputhet me atë,të cilën ajo është mësuar të besojë.Në kohën që përpiqemi që ta përshtatim materialin e ri në strukturat mendore ekzistuese,ne përpiqemi që të rruajmë një balancë mes asimilimit dhe akomodimit që quhet ekuilibër (një formë e vetërregullimit që përdorë njeriu për të realizuar një koherencë dhe stabilitet në konceptin që i bën botës)Disekuilibri lind kur ka një konflikt mes realitetit të fëmijës dhe konceptit që i bën fëmija këtij realiteti,kur asimilimi nuk bën më punë dhe nevojitet akomodimi.Konflikti zgjidhet duke fituar mënyra të reja të të menduarit me qëllim që fëmija të përputhë atë që ai vëzhgon me mënyrën sesi e koncepton.Dëshira për ekuilibër bëhet një faktor motivues që i shtyn fëmijët në stadet më të larta të zhvillimit kognitiv.[2]

Organizimi

Redakto

Organizimi është tendenca që ka njeriu për të sistematizuar dhe kombinuar proceset në sisteme koherente dhe të ndërlidhura logjikisht.Aktiviteti ynë mendorë nuk është një diçka e rëndësishme.Strukturat kognitive që ne formojmë na lejojnë që të përfshihemi në një të menduar edhe më kompleks.Strukturat fizike na japin një analogji për idenë e Piazhes për organizimin.Për të lexuar këtë material ju ktheni faqen,lëvizni sytë etj.Të gjitha këto struktura fizike organizohen me qëllim që të arrini të lexoni materialin.Në mënyrë të ngjashme,për të kuptuar këtë material,strukturat tuaja të pershtatshme organizohen me qëllim që të asimiloni dhe të akomodoni.[2]

Skemat

Redakto

Asimilimi dhe akomodimi janë të pandarë.Ata janë dy procese plotësuese të një mekanizmi të vetëm.Skemat janë modele të organizuara të mendimit dhe veprimit,me fjalë të tjera,janë strukturat kognitive dhe sjelljet që përbëjnë një njësi të organizuar.Skemat na ndimojnë që të përshtatemi me mjedisin dhe mund të mendohenmë mirë si përfaqësime të brëndshme të aktiviteteve dhe eksperiencave tona.Një skemë emërtohet sipas aktivitetit që ajo përfaqëson:p.sh,skema e të kapurit,e thithjes,e flakjes e goditjes etj. Mendoni një foshnjë që është duke arritur dhe kapur një batanie.Fëmija menjëherë fillon që të mësojë për materialin,p.sh për peshën e saj,përmasën etj. Fëmija është duke formuar një strukturë kognitiviste për batanien.Kur fëmija kombinon dijen rreth batanies me aktin për ta arritur atë,Piazheja e quante kete sjellje një skemë,në këtë rast skema e kapjes.Organizimi dhe adpatimi funksionojnë në mënyrë të njëjtë, si te femijët,ashtu edhe te të rriturit,ndërsa skemat pasojnë ndryshimet në momente të ndryshme të jetës.Si pasojë,ka ndryshime reale në mënyrat sesi mendojnë të rriturit dhe fëmijët.psh skemat e foshnjave janë sensore dhe motorrike(ato shpesh quhen reflekse).Në fëmijërinë e hershme,skemat bëhen më mendore(konceptet dhe kategoritë),ndërsa në adoleshencë bëhen më komplekse.Si formohen këto skema sipas Piazhes? Stimujt vijnë nga mjedisi dhe flirtohen përmes mekanizmave funksionalë,që janë adaptimi dhe organizimi,e perdorin stimulin që të formojnë struktura të reja ose të ndyshojnë strukturat ekzistuese.P.sh,ju mund të keni patur idenë tuaj për inteligjencën,por tani ju e ndryshoni strukturën tuaj si rrjedhojë e dijeve të reja.[2]


Stadet e zhvillimit kognitiv

Redakto

Piazheja besonte se individi zhvillohet kognitivisht ,përmes formimit të strukturave kognitive më të sofistikuara në kohën që kalon përmes katër stadeve.

Stadi Sensomotorik

Redakto

Stadi i parë, të cilin tashmë e kemi paraqitur është stadi sensomotor. Ai zgjat nga lindja deri në dy vjeç. Siç e tregon edhe emërtimi në këtë stad foshnja përdor aftësitë senso dhe motore për të kuptuar botën, duke filluar me reflekset dhe duke përfunduar me kombinimet komplekse të aftësive sensomotore.Ndërmjet një dhe katër muajve, fëmija vepron mbi reagimet rrethore primare – një veprim ky që i shërben si një stimul, ndaj të cilit ai përgjigjet me të njëjtin veprim dhe rrethi vazhdon. P.sh, fëmija mund të thithë gishtin e madh të dorës. Atij i pëlqen, e kështu e thith akoma më shumë ose mund të fryejë një flluskë sapuni.Kjo i duket mjaft interesante e kështu do ta bëjë përsëri….Ndërmjet 4 dhe 12 muajve, foshnja kthehet në reagimet rrethore sekondare, që përfshijnë një veprim që zgjerohet jashtë ambjentit. Kështu foshnja mund tështëngojë një rosak kauçuku. Ai do të bëjë “guak”. Kjo i pëlqen, kështu ajo do të përsërisë veprimin. Ajo po mëson “veprimet që I bën gjërat interesante”.

Në këtë kohë fillojnë të dalin në pah edhe gjërat e tjera. P.sh, fëmijët gudulisen,megjithëse ata duhet të jenë të vetëdijshëm që dikush tjetër është duke i gudulisur.Gjithashtu fillojnë të kenë qëndrueshmëri objektive. Kjo është aftësia për ta njohur atë, pikërisht sepse ju nuk mund të shihni diçka pasi është larguar! Foshnjat më të vogla duket se funksionojnë nga një skemë “jashtë pamjes, jashtë mendjes”.Ato më të rriturat kujtojnë dhe madje mund të përpiqen të gjejnë gjërat që nuk i shikojnë më.

Ndërmjet 12-24 muajsh, fëmijët veprojnë mbi reagimet rrethore terciare. Ato konsistojnë në një rreth “të bërjes së gjërave interesante” përmes ndryshimit të qëndrushëm. Unë godas daullen me shkop-dum-dum-dum. Unë godas një bllok betoni me shkop- tang-tang. Godas tavolinën me shkop-dang-dang. Qëlloj babinme shkop-ouh-ouh. Ky lloj eksperimentimi aktiv është parë më mirë gjatë kohës kur ushqehen, ku zbulohen mënyra të reja dhe interesante gjatë përplasjes së lugës, pjatës etj.Rreth vitit ë parë të jetës, fëmijët zhvillojnë qartë përfaqësimin mendor, që do të thotë aftësinë për të mbajtur në mendje një imazh për një periudhë përtej eksperiencës së menjëhershme. P.sh, ata mund të merren me imitimin e nënshtrimit, si shpërblim zemërimi edhe pasi ka parë dikë një orë më parë. Ata mund të përdorin kombinime mendore për të zgjidhur problem të thjeshta, si hedhja e një kukulle me qëllim që të hapë derën. E me këtë mund të përmbushin ata që pretendojnë. Në vend që ta përdorë kukullën si diçka për t’u ulur, për ta thither, përplasur, tani fëmija fillon t’I këndojë asaj, ta marrë në krevat, e të tjera.[3]

Stadi paraoperacional

Redakto

Stadi paraoperacional zgjat nga dy deri rreth shtatë vjeç. Tani që fëmija ka përfaqësues mendor dhe është i aftë të pretendojë, është një hap i shkurtër në përdorimin e simboleve.Një simbol është një gjë që përfaqëson diçka tjetër. Një vizatim, një fjalë e shkruar, ose një fjalë e folur arrihet të kuptohet sikur përfaqëson një subjekt (p.sh, një qen) të vërtetë. Natyrisht, përdorimi i gjuhës është shembull primar, por një shembull tjetër i mirë i përdorimit të simbolit është loja krijuese, ku kudratet janë biskotat (ëmbëlsirat); letrat janë pjata, një kuti është tavolina, e kështu me radhë. Nga manipulimi i simboleve , ne kryesisht mendojmë në një mënyrë që foshnja nuk mundet në mungesë të objekteve aktuale të përfshira.Bashkë me simbolizmin, ka një kuptim të qartë të të shkuarës dhe të së ardhmes.P.sh, nëse një fëmijë po qan për nënën e tij dhe ju I thoni “Mami do të vijë shumë shpejt në shtëpi”, ai do të përpiqet t’I ndalojë të qara. Ose nëse ju e pyesni, “Të kujtohet kur u rrëzove?” ai do të përgjigjet duke bërë një fytyrë të trishtuar.Nga ana tjetër në këtë stad fëmija është tërësisht egocentrik, d.m.th, ai I shikon gjërat pothuaj vetëm nga një pikëpamje; vetëm e tija! Ai mund të mbajë përpara një pikturë, në mënyrë që vetëm ai mund ta shohë dhe të shpresojë që ta shikoni edhe ju. Ose mund të shpjegojë se bari rritet, në mënyrë që të mos vritet kur të rrëzohet.Piazhe bëri një studim për të zbuluar këtë fenomen të quajtur studimi i maleve. Ai i vendosi fëmijët përballë një vargmali të thjeshtë allçie dhe vetë u ul në njërën anë,pastaj u kërkoi të zgjedhin nga katër pamjet, atë që shihte ai. Fëmijët më të vegjël zgjodhën pamjen që shihnin ata vetë, ndërsa fëmijët më të rritur zgjodhën në mënyrë të drejtë. Në mënyrë të ngjashme, fëmijët më të vegjël përqendrohen mbi një aspekt të çdo problem ose komunikimi në një kohë, p.sh, ata nuk mund t’ju kuptojnë kur u thoni “babi yt është burri imk”. Ose mund të thonë gjëra si “Unë nuk jetoj në SHBA,jetoj në Pensilvani”. Ose nëse u tregoni pesë zare të zeza dhe tre të bardha dhe i pyesni, “A ka më shumë zare të zeza se të gjithë zaret”, ata do të përgjigjen – ka më shumë zare të zeza!”Ndoshta shembulli me i famshëm i centralizmit paraoperacional të fëmijëve ështën ai që Piazhe e paraqet si paafitësinë e tyre për të ruajtur vëllimin e lëngshëm. Nëse i japim një trevjeçari qumësht çokollate në një gotë të hollë e të gjatë dhe për vete e hedhim në një gotë të gjerë, ai do të priret të përqendrohet vetëm mbi njërin nga dimensionet e gotës. Ngaqë niveli i qumështit në gotën e hollë e të gjatë ngrihet shumë lart, mendon se ka më shumë qumësht në të se në gotën e shkurtër e të gjerë, edhe pse mund të ketë më shumë në këtë të fundit. Kjo është zhvillimi i aftësisë të fëmijëve për t’u shpërqendruar, e që shënon kalimin në stadin tjetër.[3]

Stadi i operacioneve konkrete

Redakto

Stadi i operacioneve konkrete zgjat nga mosha shtatë deri në 11 vjeç. Fjala operacion (veprim) u referohet veprimeve ose parimeve logjike që përdorim për të zgjidhur problemet. Në këtë stad nuk përdoren vetëm simbolet si mënyrë përfaqësimi, por fëmija mund t’I përdorë, t’I manipulojë këto simbole në mënyrë logjike. E kjo është plotësisht një arritje! Por, në këtë pikë, ata duhet t’I kryejnë ende këto veprime brenda kontekstit të situatave konkrete.Stadi fillon me shpërqendrimin progresiv. Nga mosha 6 ose 7 vjeç, shumica e fëmijëve kanë aftësinë për të mbajtur mend numrat, gjatësinë dhe vëllimin. Mbajtja mend ka të bëjë me idenë që një madhësi mbetet e njëjtë, megjithë ndryshimet në dukje. Nëse I tregojmë një fëmije 4 sfera në një rresht, pastaj I shpërndajmë ato,fëmija paraoperacional do të përqendrohet tek shpërndarja dhe priret të mendojë se tani ka më shumë sfera se më parë. Ose nëse kemi 2 shkopinj nga 5 cm të gjatë secili të vendosur paralel njëri me tjetrin, pastaj ta lëvizim pak njërin, fëmija do të mendojë te shkopi që lëvizim është më i gjatë se tjetri.Në anën tjetër, fëmijët me veprime konkrete e dinë se, ka edhe pas shpërndarjes përsëri 4 sfera dhe se shkopi nuk ndryshon gjatësinë edhe pse zhvendoset ose largohet nga tjetri. Dhe ai do ta dijë se ju duhet të vështroni më shumë lartësinë e qumështit në gotë. Nëse zbrazni qumështin nga gota e shkurtër e gjerë në atë të gjatë të hollë, ai do t’ju tregojë se ka të njëjtën sasi qumështi si më parë, pavarësisht nga rritja e madhe e nivelit të qumështit!Nga mosha 7-8 vjeç, fëmijët zhvillojnë aftësinë e ruajtjes së përmbajtjes . nëse marr një top prej argjile dhe e petëzoj atë në formën e një shkopi të gjatë të hollë ose dhe e ndaj ne 10 pjesë të vogla, fëmija përsëri e di se ka të njëjtën sasi të argjilës. Dhe nëse ju e përsëri e ktheni në top siç ishte, ai do ta dijë se duket plotësisht I njëjtë- një veçori e njohur si kthyeshmëria.Nga mosha 9-10 vjeç, zotërohet i fundmi i testeve të ruajtjes, si I ruajtjes së hapësirës. Nëse merrni 4 kuadrate një cm, të vendosura në katër cepat e tavolinës dhe I vendosni në mënyrë të çrregullt në qendër, fëmija që mban mend do të dijë se ata do të zënë po aq vend sa zinin të vendosura në kënd, ose , ne këtë kuptim, kudoqë të ndodhen. Në lidhje me ruajtjen e masës mund të provoni një test të thjeshtë tek shokët tuaj. Kush është më I rëndë, një million ton plumb, apo një million ton lesh!Veç kësaj, gjatë këtij stadi fëmija mëson klasifikimin dhe radhitjen. Klasifikimi ka të bëjë me pyetjen nëse ka më shumë sfera apo më shumë sfera të zeza? Në këtë stad fëmijët fillojnë të krijojnë idenë se një bashkësi mund të përfshijë një tjetër. Radhitja është të vendosësh gjërat në rradhë. Fëmija më i vogël mund të fillojë të vendosë gjërat në rradhë duke u nisur nga madhësia, por shpejt do të humbë gjurmën. Në fund të këtij stadi fëmija nuk ka vështirësi për të bërë një detyrë tëtillë. Ngaqë aritmetika nuk është asgjë më shumë se klasifikim dhe radhtje, fëmija tani është gati për të bërë disa veprime formale.[3]

Stadi i veprimeve formale

Redakto

Por Fëmija, në stadin e veprimeve konkrete, kalon një kohë të vështirë në zbatimin e aftësive logjike të reja të të dhënave jokonkrete – d.m.th abstrakte. Nëse nëna i thotë fëmijës “Ti nuk duhet të tallesh me hundën e atij djalit”. Si do të ndiheshe nëse dikush do të tallej me ty”, ai ka mundësi të përgjigjet: “Unë nuk kam hundë të madhe!”. Edhe ky leksion I thjeshtë mund të jetë shumë abstract, shumë hipotetik, për llojin e tij të mendimit.Megjithatë mos e gjykoni ashpërsisht fëmijën në stadin e veprimeve konkrete. Edhe të rriturit shpesh hutohen kur u shfaqim diçka hipotetike (të supozuar). “Nëse Editi ka një çehre më të zbehtë se Suzana dhe Editi më të vrenjtur se Luli, kush e ka më të vrenjtur?”. Shumë njerëzve u nevojitet kohë që të gjejnë përgjigjen. [3]

Parime të edukimit dhe qëllimi i tij sipas Piazhesë

Redakto

Ka katër parime që citohen më shpesh nga teoria e Piazhesë në lidhje me edukimin.

E para është rëndësia e të qënit gati.

Redakto

Ky parim ndiqet nga theksimi i tij mbi asimilimin, përvoja, qoftë kjo edukative apo jo, nuk i ndodh rastësisht një fëmije,por duhet patjetër të asimilohet nga strukturat kognitive ekzistuese. Një përvojë e re mund të jetë e vlefshme vetëm nëse fëmija arrin ta kuptojë.Mësimdhënia që është shumë larg nivelit të fëmijës ka pak gjasa të jetë e vlefshme.

Parimi i dytë ka të bëjë me motivimin për aktivitetin kognitiv.

Redakto

Përmbajtja edukative që është shumë e avancuar, apo tepër e thjeshtë ka pak gjasa të jetë interesante.Niveli edukativ duhet të jetë pak mbi nivelin aktual të fëmijës, në mënyrë që të krijojë sfidë të mjaftueshme për të provokuar disekuilibër,por dhe të jetë mjaftueshëm e njohur për të asimiluar.

E treta është ndërgjegjësimi për nivelin që ka arritur fëmija dhe informacioni se çfarë mund të pritet në këtë nivel dhe çfarë jo.

Redakto

Studimet e Piazhesë shpesh identifikojnë hapa dhe sekuenca nëpërmjet të cilave mësohen fusha të veçanta të përmbajtjes .Pra, është e mundshme që, jo vetëm të përcaktojmë në çfarë niveli është fëmija, por dhe të dime hapat natyrorë për zhvillim.

Parimi i fundit është më funksional dhe ka të bëjë me theksin që i vinte Piazhe inteligjencës si veprim.

Redakto

Në këndvështrimin e tij, edukimi duhet të ndërtohet mbi kureshtjen e natyrshme të fëmijës dhe prirjen e natyrshme për të ndërvepruar me botën përreth, me qëllim që ta njohë atë.Njohuria është më kuptimplotë ku fëmijët e ndërtojnë vetë, sesa kur u imponohet. (Vasta etal.1992).

Përvoja në përfitimin e një njohurie të re nëpërmjet veprimit lejon që të zhvillohen 2 lloje të ndryshme njohurish, fizike dhe ajo logjike-matematike.Përvoja fizike prodhon njohuri të veçorive të objekteve kur veprojmë mbi to. Përvoja logjike-matematike rezulton në njohjen jo vetëm të objekteve,por të veprimeve vetë dhe të rezultateve të tyre. Nga përvoja fizike, nxënësi fiton njohuri mbi peshën e objekteve ose faktin se, kur të tjerat janë të barabarta,pasha rritet ndërkohë që rritet vëllimi, etj. Kur flasim për përvojën logjike-matematike,çështja është që edhe format më të larta të arsyetimit abstrakt e kanë origjinën nga veprimi. (Donaldson, 1987).[4]



Qëllimi i edukimit, sipas Piazhesë, është që të formojë individë kritikë, kreativë, zbulues dhe shpikës.


Kështu pjesa më e madhe e të nxënit te fëmijët mbështetet në eksperimentimin dhe zbulimin aktiv. Klasa aktive shoqërohet me filozofinë progresive,ku nxënësit janë në rol aktiv, duke mësuar kryesisht nëpërmjet teknikave të zbulimit dhe duke vënë theskin tek shprehja krijuese.Lëndët kanë prirje të kombinohen dhe mësusesi shërben kryesisht si udhëheqës ndaj përvojave edukative dhe nxit punën në grup.Shpërblimet dhe dënimet e jashtme shihen si të parëndësishme dhe nuk ka shqetësim të madh mbi standartet akademike tradicionale dhe vlerësimin e të nxënit në mënyrën tradicionale. Si biolog, Piazhe kishte prirje të shikonte zhvillimin më shumë nga ndryshimi fizik dhe gatishmëria në çdo stad që të zhvillohej më tej.[4]



Referime

Redakto

1 Karaj Theodhori: Psikologjia e zhvillimit të fëmijës.Shtëpia Botuese Progres,Tiranë.2005,fq 28,29,30

2 Sula Gerda: Të nxënët-nga teoria në praktikë.Botimet Kumi,fq 85,86

3 DR.C.GEORGE BOEREE,Teorit e personalitetit,Shtëpia Botuese ,ISBN,fq,243,244



  1. ^ Kashahu, Ledia; Karaj, Stela; Karaj, Theodhori (2016-12-30). "Academic Achievements of Adolescents and Family Functioning". Academic Journal of Interdisciplinary Studies. doi:10.5901/ajis.2016.v5n3s1p157. ISSN 2281-3993. {{cite journal}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ a b c d Karaj, Theodhori (2004). Psikologjia e zhvillimit të fëmijës. Tirana: Bota shqiptare. fq. 23–56. ISBN 94903002. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!); Shiko vlerën e |isbn=: gjatësia (Ndihmë!)
  3. ^ a b c d DR.C.GEORGE, BOEREE (2008). Teorit e personalitetit. Tirane: Plejad. fq. 243–244. ISBN ISBN. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!); Shiko vlerën e |isbn=: simbol i palejuar (Ndihmë!)
  4. ^ a b Sula, Gerda (2008). "Te nxenit nga teoria ne praktike". Botimet Kumi. 19 (1): 85–86. doi:10.3406/iliri.1989.1514. ISSN 1727-2548. {{cite journal}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)