Arsimi (edukimi) mjedisor i njohur ndryshe edhe si edukimi ekologjik ose edukimi ambiental është një fushë interdisiplinare e studimit e cila i referohet përpjekjeve të organizuara të mësimdhënies lidhur me mjediset natyrore, dhe veçanërisht mundësive të menaxhimit të ekosistemeve për të jetuar në mënyrë të qëndrueshme. Edukimi ekologjik zhvillon dijen, ndërgjegjësimin, qëndrimin kritik, vlerat dhe aftësitë, që do ti mundësojnë individëve dhe shoqërisë të  ruajnë dhe të përmirësojnë  cilësinë e mjedisit ku ata jetojnë. Edukimi ambiental është një fushë multidisiplinare (shumëdisiplinore) që integron disiplina të tilla si pedagogjia, ekologjia, biologjia, kimia, fizika, shkenca e tokës, matematika, gjeografia dhe shkenca atmosferike. Organizata e Kombeve të Bashkuara për Arsim, Shkencë dhe Kulturorë (UNESCO) deklaron se EM ka një rëndësi thelbësore në ofrimin e një respekti të qenësishëm për natyrën dhe në rritjen e ndërgjegjësimit të shoqërisë për mjedisin publik. EM është një fushë themelore në përpjekjet e vazhdueshme shoqërore për ngritjen e kualitetit të jetës përmes mbrojtjes së ambientit, zhdukjes së varfërisë, minimizimit të pabarazisë dhe sigurimin e një zhvillimi të qëndrueshëm (UNESCO, 2014a). Shprehja shpesh nënkupton arsimimin brenda sistemit shkollor, duke përfshirë shkollën fillore dhe arsimin e mesëm. Sidoqoftë, nganjëherë përfshin të gjitha përpjekjet për të edukuar dhe arsimuar publikun dhe audiencën tjetër, përfshirë materialet e shtypura, faqet e internetit, fushatat mediatike, etj. Ekzistojnë gjithashtu mënyra që edukimi dhe arsimi ekologjik të mësohet edhe jashtë ambienteve shkollore tradicionale. Akuariumet, kopshtet zoologjike, parqet dhe qendrat e natyrës të gjitha kanë mënyrat e tyre për të arsimuar publikun për mjedisin.

Studentët marokenë duke vëzhguar shpendët në lagunën Nador gjatë aktiviteteve të organizuara nga SEO / BirdLife me rastin e Ditës Botërore të Ujërave në Marok

Ka disa cilësi thelbësore të përfshira në arsimin dhe edukimin mjedisor e që janë kontribute të dobishme për individin:

  1. Përmirëson zgjidhjen e problemeve në botën reale. [1]
  2. Forcon aktivitetin fizik dhe cilësinë e dietës. [2]
  3. Përmirëson komunikimin / udhëheqjen kur punohet në grupe. [3]

Shiko gjithashtu Redakto

Referime Redakto

  1. ^ "Benefits of Environmental Education". NEEF (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 21 gusht 2019. Marrë më 2018-10-18.
  2. ^ Curtis, Rick. "OA Guide to Outdoor and Environmental Careers". www.princeton.edu. Marrë më 2018-10-18. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ "Environmental Education Degree - Bachelors, Certificates, Masters & PhD Programs Online | EnvironmentalScience.org". www.environmentalscience.org (në anglisht). Marrë më 2018-10-18.

Linqe te jashtme Redakto