Gjalpa e kakaos
Gjalpa e kakaos është një yndyrë bimore e prodhuar nga presioni i fasuleve të kakaos për të marrë pluhurin e kakaos. Ngjyra e saj varion nga ngjyra e verdhë fildishtë në kafe. Ajo hyn në përbërjen e çokollatës.
Karakteristikat
RedaktoGjalpa e kakaos është një përzierje e yndyrës gjysmë e ngurtë dhe gjysmë e lëngshme: acidet e saj yndyrore kanë pikat e ndryshme të shkrirjes; acidi oleik shkrihet në 13 °C, acidi stearik në 70 °C, dhe acidi palmitik në 63 °C. Gjalpa e kakaos, shkrihet në 34-35 °C.
Gjalpa e kakaos është një nga yndyrnat më të qëndrueshme (stabile) të njohura, e cila përmbanë antioksidantë natyralë që parandalojnë prishjen dhe i japin asaj një jetë të ruajtjes prej dy deri në pesë vjet[1].
Përdorimi
RedaktoPërdoret në prodhimin e shumë produkteve parafarmaceutike ose kozmetike, të tilla si vajra diellore ose karminave për buzë. Deri në mesin e shekullit të 20-të, gjalpa e kakaos ishte baza e përbërjes së supozitorëve. Farmacistët ende e përdorën atë në vitet 1980 për përgatitjet artizanale[2]. Është lënë pas dore për ekscipientë sintetikë të cilët nuk i nënshtrohen super-ngrirjes. Super-ngrirja është një ndryshim i gjalpës së kakaos që ndodh gjatë nxehjes për shkrirje, duke e bërë të papërshtatshme për përdorim.
Çokollata e bardhë është e përbërë nga gjalpa e kakaos, qumështi dhe sheqeri, ndërsa çokollata e errët është e përbërë nga kakao, gjalpa e kakaos dhe sheqeri.
Një direktivë evropiane[3] bën të mundur futjen në përbërjen e çokollatës 5% të yndyrës bimore përveç gjalpit të kakaos.
Paketimi dhe ruajtja
RedaktoGjalpa e kakaos paketohet si një bllok ose fluska. Duhet mbajtur larg nga ajri dhe drita.
Përmbajtja
RedaktoPërqindja | |
---|---|
acidi stearik | 34 % |
acidi oleik | 34 % |
acidi palmitik | 26 % |
acidi linoleik | 2 % |
Acide tjera yndyrore të ngopura | 4 % |
Përqindja totale e yndyrës së ngopur | 57-64 % |
Referime
Redakto- ^ Britannica Online Encyclopedia
- ^ "NORME CODEX POUR LE BEURRE DE CACAO" (PDF). Arkivuar nga origjinali (PDF) më 21 dhjetor 2011. Marrë më 25 gusht 2017.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Directive européenne 2000/36/CE nga 23 qershori 2000 Arkivuar 27 qershor 2011 tek Wayback Machine (Në aplikacion që nga 3 gushti 2003)