Gjalpi i kthjelluar
Gjalpi i kthjelluar është një përgatitje që përdoret për gatim dhe shërben si alternativë ndaj gjalpit të zakonshëm. Ky lloj gjalpi zakonisht përdoret për sotim ose skuqje në tigan, si dhe për përgatitje ushqimesh të ndryshme që do të kalojnë në furrë. Avantazhet e tij janë një pikë më e lartë djegieje, pra një rezistencë më e madhe ndaj temperaturave të larta, si dhe një formë më e përshtatshme për të lyer ose për t'u përhapur mbi produkte të ndryshme.
Përgatitja
RedaktoPër të përgatitur gjalpin e kthejlluar, gjalpi i zakonshëm shkrihet në një enë, në zjarr të ngadaltë, dhe zakonisht kullohet ose merret me kujdes nga ena ku është gatuar, për të lënë grimcat e ngurta në fund të enës.
Vetitë
RedaktoGjalpi i kthjelluar ka një pikë tymi më të lartë (252 °C) se gjalpi normal (163–191 °C) dhe prandaj preferohet në gatime si sote ose skuqje. Gjithashtu ai ka një jetëgjatësi më të madhe se gjalpi normal. Ai ka gjithashtu ka sasi të papërfillshme laktoze dhe kazeine dhe është i pranueshëm për ata që kanë intolerancë ndaj laktozës ose alergji ndaj kazeinës.