Gjashtë Shigjetat (turqisht: Altı Ok) është simboli dhe flamuri i Partisë Republikane Popullore (CHP).

Flamuri i Partisë Republikane Popullore
Gjashtë Parimet kryesore të Ataturkut simbolizuar nga Gjashtë Shigjetat.

Shigjetat përfaqësojnë shtyllat themelore të Qemalizmit, ideologjisë themeluese të Turqisë. Këto janë republikanizmi, populizmi, nacionalizmi, laicizmi, etatizmi dhe revolucionarizmi.[1] Shigjetat besohet se janë konceptuar nga İsmail Hakkı Tonguç,[2] një shkencëtar turk i cili dha kontribut të rëndësishëm në sistemin arsimor turk.[3] Parimet e Gjashtë Shigjetave iu shtuan Kushtetutës Turke më 5 shkurt 1937. Nga gushti 1938 flamuri u ngrit në të gjitha ndërtesat zyrtare.[4]

Referime

Redakto
  1. ^ Solak, Mustafa (2018-02-05). "Altı Ok Anayasa'ya nasıl eklendi?". Aydınlık (në turqisht). Arkivuar nga origjinali më 2018-06-08. Marrë më 2018-06-08.
  2. ^ 1930’lar Türkiye’sinde Kemalizm Algılamaları, Hakkı Uyar
  3. ^ "İsmail Hakkı Tonguç kimdir?". www.biyografi.info (në turqisht). Marrë më 2019-05-01.
  4. ^ Kreiser, Klaus (2012). Die Geschichte der Türkei (në gjermanisht). München: C.H. Beck. fq. 51. ISBN 9783406640667.