Gjek Celaj
Gjek Celaj lindi në fshatin Mali i Rencit (Rrethi Lezhë) më 8 mars 1960. Pas përfundimit të shkollës 8-vjeçare në qytetin e Shëngjinit, në vitin 1979 kreu gjimnazin "Hydajet Lezha", në Lezhë. Në vitin 1983 përfundoi me rezultate të shkëlqyera, Akademinë e Rendit në Tiranë. Është folës i disa gjuhëve të huaja. Gjatë periudhës 1983 - 1990 kreu detyrën e zëvendësshefit të policisë në rrethin e Pukës. Në shtator të vitit 1990 u transferua me të njëjtën detyrë në rrethin e Shkodrës, dhe pas ngjarjes së 2 prillit 1991 u arrestua dhe u dënua me 15 vjet burg. Në mars 1997 doli nga burgu dhe në vitin 1999 u largua nga Shqipëria. Sot jeton në Kanada, së bashku me bashkëshorten, Veronikën dhe fëmijët, Julianin dhe Julindën.
Botimet
RedaktoReferime
Redakto- "Gazeta shqiptare" e enjte 26 mars 2009.