Kush vrau në 2 prill?
Për ngjarjen e 2 prillit 1991, një nga të dënuarit e çështjes Gjek Celaj ka botuar një libër me kujtime dhe fakte nga ngjajra që tronditi në atë kohë mbarë opinion shqiptar nën titullin "Kush vrau në 2 prill ?". Gjek Celja ish-drejtuesi i policisë së Shkodrës në kohën e vrasjeve, sjell përpara lexuesve "Prapaskenat e krimit politik". Libri mbështetet në dokumenta reale të siguruara nga prokuroria dhe nga gjykatat e asaj kohe, nga hetues dhe publikime apo deklarata publike të liderve të atëhershëm si Ramiz Alia, Sali Berisha, Azem Hajdari, Ali Spahia, Pjetër Arbnori, Gramoz Ruçi të bëra në prokurori apo në hetuesi. Por një vend vërtetë të rëndësishëm në publikimin e autorit zënë rëplikat mës fakteve të tij dhe të pandehurve të tjerë Aredin Shyti, Çapajev Taçi, Dilaver Papare dhe Xhemal Dymyle me krerë të PD në Shkodër dhe hetues e prokurorë, më gjyqtarin Qazim Gjonaj dhe me avokatin e familjarëve të viktimave Nazif Bezhani. Replika mes militantëve të partisë së atëhershme dhe politikanëve që u ngarkuan të dëshmonin në gjyq. Autori me pretendimin e plotë për një gjykim të korruptuar dhe me besimin e plotë në pafajësinë e tij, pretendon të sjellë fakte tragjike për atë kohë. Gjykata e shpalli Celaj fatjtor dhe e dënoi me 15 vjet burg, por në vitin 1997 ai doli nga burgu dhe u nis drejt Kanadasë. Gjykata e Kanadasë pas shqyrtimit të çështjes së gjykuar 18 vite më parë doli në përfundimin se "Gjek Celaj është arrestuar me akuza false... dhe gjykuar nga gjykata të korruptuara" i dhanë autorit azilin politik. Për autorin gjithçka bëhet për një qëllim, të zbulojë të vërtetën se "Kush vrau në 2 prill ?" dhe gjithçka ja dedikon kujtimit të babait të tij Prek Gjon Celaj, i cili në moshën 56 vjeçare, pësoi një infark me pasojë humbjen e jetës.
Referime
Redakto- "Gazeta shqiptare" e enjte 26 mars 2009.