Nuk ka versione të shqyrtuara të kësaj faqe, ndaj mund të mos jetë kontrolluar përputhja e saj me standardet.

Gjeoetika përfaqëson kërkimin dhe reflektimin mbi ato vlera në të cilat bazohet praktika dhe sjellja e duhur gjatë ndërveprimit aktivitete humane – gjeosferë. Ajo ka të bëjë me implikim etike, sociale dhe kulturore të praktikës dhe kërkimit gjeologjik, duke siguruar pika takimi për gjeoshkencat, sociologjinë dhe filozofinë.[1]

Gjeoetika fokusohet në disa emergjenca mjedisore të rëndësishme: ajo inkurajon një analizë kritike të përdorimit të burimeve natyrore, promovon menaxhimin e kujdesshëm të rrisqeve natyrore dhe kujdeset për përhapjen e rezultateve të studimeve shkencore duke përfshirë zhvillimin e teknologjive miqësore me mjedisin dhe ndërkohë zgjeron parimet e saj mbi mbrojtjen e planetit.[2]

“Premtimi Gjeoetik”

Redakto

Versioni i ri

Redakto

Premtimi gjeoetik është pjesë e “Deklaratës së Cape Town mbi Gjeoetikën”, aprovuar nga Këshilli Ekzekutiv IAPG më 26 tetor 2016

“Unë premtoj…

… Unë do të praktikoj gjeoshkencat duke qenë plotësisht i vetëdijshëm për implikimet shoqërore dhe do të bëj çmos për mbrojtjen e sistemit të Tokës për të mirën e njerëzimit.

… Unë i kuptoj përgjegjësitë e mia ndaj shoqërisë, brezave të ardhshëm dhe Tokës për zhvillim të qëndrueshëm.

… Unë do të vendos interesin e shoqërisë në krye të punës sime.

… Unë kurrë nuk do të keqpërdor njohuritë e mia të gjeoshkencës, duke i rezistuar kufizimeve ose detyrimeve.

… Unë do të jem gjithmonë i gatshëm të ofroj ndihmën time profesionale kur të jetë e nevojshme dhe do të jem i paanshëm në vënien e ekspertizës sime në dispozicion të vendimmarrësve.

… Unë do të vazhdoj zhvillimin e përjetshëm të njohurive të mia gjeoshkencore.

… Do të ruaj gjithmonë ndershmërinë intelektuale në punën time, duke qenë i vetëdijshëm për kufijtë e kompetencave dhe aftësive të mia.

… Unë do të veproj për të nxitur përparimin në gjeoshkencat, ndarjen e njohurive gjeoshkencore dhe përhapjen e qasjes gjeoetike.

… Unë do të jem gjithmonë plotësisht i respektueshëm për proceset e Tokës në punën time si gjeoshkencëtar.

Unë premtoj!”[3]


[1] Peppoloni S. & Di Capua G. (2015). The meaning of Geoethics. In: Peppoloni S. and Wyss M. (Editors): Geoethics:  ethical  challenges and  case  studies in  Earth  Science.Elsevier,  Waltham, Massachusetts, 2015, doi 10.1016/B978-0-12-799935-7.00001-0

(2) (PDF) The Meaning of Geoethics. Available from: https://www.researchgate.net/ publication/ 269390950_The_Meaning_of_Geoethics [aksesuar më, 10 dhjetor 2021].

[2] Peppoloni S. & Di Capua G. (2015). The meaning of Geoethics. In: Peppoloni S. and Wyss M. (Editors): Geoethics:  ethical  challenges and  case  studies in  Earth  Science.Elsevier,  Waltham, Massachusetts, 2015, doi 10.1016/B978-0-12-799935-7.00001-0

(2) (PDF) The Meaning of Geoethics. Available from: https://www.researchgate.net/publication/ 269390950_The_Meaning_of_Geoethics [aksesuar më, 10 dhjetor 2021].

[3] Premtimi Gjeoetik IAPG, 2016, https://www.geoethics.org/geopromise (aksesuar më, 10 dhjetor 2021)