Gjeografia e Guinejës Ekuatoriale
Gjeografia e Guinejës Ekuatoriale
redaktoni hartën |
Guineja Ekuatoriale ndodhet në Afrikën qendrore me dalje në oqeanin Atlantik, në mes të Kamerunit e Gabonisë.
Sipërfaqja e përgjithshme e Guinesë Ekuatoriale është 28.051 km2 (pakëz ma e vogël se Shqipëria) dhe shtrihet rreth koordinatave gjeografike 2 00 V, 10 00 L.
Guineja Ekuatoriale ka një vijë bregdetare 296 km të gjatë dhe vijë kufitare 539 km që e ndanë atë nga : Kameruni 189 km dhe Gaboni 350 km.
Klima në Guinen Ekuatoriale është ekuatoriale dhe gjatë tërë vitit mbanë nxehtësi me lagështi.
Relievi i Guinesë Ekuatoriale është kryesisht terren bregdetar i rrafshët që në brendi formon shkëmbinj ndërsa në ishuj është terren i krijuar nga vullkanet. Pika më e ultë e relievit 0 m është përgjatë oqeanit Atlantik dhe ajo më e larta në lartësi mbidetare prej 3.008 metrave në vendin e quajtur "Piko Bazile" (ang.: Pico Basile).
Si pasurit natyrore të Guinesë Ekuatoriale sipas CIA-Factboock llogariten të jenë : Nafta, Vajguri, Pyjet (druri), rezerva të vogla të pa eksploruara të arit (Au), Mangani (Mn), Urani (U), Titani (Ti) dhe Hekuri (Fe). Si tokë e punueshme llogaritet të jetë diku 4,63 % e sipërfaqes së vendit.
Ky artikull në lidhje me gjeografinë e Afrikës është i cunguar. Ndihmoni edhe ju në përmirësimin e këtij artikulli!
Afrika e Jugut · Algjeria · Angola · Benini · Botsvana · Bregu i Fildishtë · Burkina Faso · Burundi · Çadi · Egjipti · Eritrea · Etiopia · Gaboni · Gambia · Gana · Guineja Bizare · Guineja Ekuatoriale · Guineja · Kameruni · Kenia · Kepi i Gjelbër · Komoros · Lesoto · Liberia · Libia · Madagaskar · Malevia · Mali · Maroku · Mauritania · Mauritius · Mozambiku · Namibia · Nigeri · Nigeria · RD e Kongos · Rep. e Afrikës Qendrore · Rep. e Kongos · Ruanda · Sao Tome dhe Principe · Sejelles · Senegali · Siera Leone · Somalia · Suazilandia · Sudani · Tanzania · Togo · Tunizi · Uganda · Xhibuti · Zambia · Zimbabveja