Gjeografia e Kepit të Gjelbër

OQEANI ATLANTIK
(Verior)
redaktoni hartën


Kepi i Gjelbër ndodhet në Afrikën perëndimore, një grup ishujsh në Oqeanin Atlantik në perëndim të Senegalit. Ky vend është një pikë strategjike ushtarake, tregtare e lakmueshme për shtete e fuqishme me interes në Afrikë e atlantikë.

Sipërfaqja e përgjithshme e Kepit Gjelbër është 4.033 km2 (dy herë e ma shumë, ma e vogël se Kosova), dhe shtrihet rreth koordinatave gjeografike 16 00 V, 24 00 L.

Kepi i Gjelbër ka një Vijë bregdetare prej 965 km ndërsa kufi tokësorë me ndonjë vend tjetër nuk ka.

Klima në ishujt e Kepit Gjelbër është e nxehtë, me verë të thatë. Reshjet e shiut janë të pakta kohë pas kohe por shumë të parregullta.

Relievi i ishujve të Kepit Gjelbër është me një teren me lartësia të pjerrëta, me shkëmbinj gëlqerorë dhe vullkanik. Pika më e ultë e relievit është përgjatë bregdetit të oqeanit Atlantik dhe ajo më e larta në lartësi mbidetare prej 2.829 metrave në vullkanin e ishullit Fogo.

Si pasurit natyrore të Kepit Gjelbër sipas CIA-Factboock llogariten të jenë : Kripa, Guri shkëmborë, Guri gëlqerorë, Karolina - një lloj toke e bardhë nga e cila përfitohet porcelani dhe Peshkimi. Si tokë e punueshme llogaritet të jetë diku 9,68 % e sipërfaqes së vendit.