Në regjionin e melanezisë pas Guinesë së Re vjen Zelandad e Re për kah madhësia. Ajo përfshijnë një territor prej 268.680 km² dhe 4.092.900 milion banore është e izoluar dhe larg rrugëve botërore për ka forma dhe madhësia na përkujton Italinë, por prej saj diferencohet se është ndarë në dy pjesë.

New Zealand
Aotearoa
Emblema - Gjeografia e Zelandës Re
Flamuri Stema
Moto Kombëtare: Onward
Vendndodhja - Gjeografia e Zelandës Re
Vendndodhja - Gjeografia e Zelandës Re
Gjeografia e Zelandës Re

Tipare më karakteristik i natyrës së Zelandës së Re është prania shumë e madhe e peizazheve malore. Njësia themelore orografike e ishujve janë Alpet e Zelandës së Re, të cilat shtrihen në jugperëndim-verilindje. Përbëhen nga një numër të madh vargmalesh të ndara nga lugina të thella të lumenjve.

Alpet e Zelandës së Re janë male të reja të rrudhosura kah mesi i terciarit. Zhvendosjet tektonike që pësuan më vonë krijuan një numër të çarjeve dhe të fundosjeve që u manifestuan në formimin e konturave kryesore të Zelandës së Re. Në këtë kohë u fundos ngushtica Kuk e gjerë 23 km, e cila e ndan Zelandën e Re në Ishullin verior dhe atë jugor. Këto çrregullime ndikojnë në ndarjen e ishullit Stuard prej Ishullit jugor me ngushticën Fovo. Alpet e Zelandës së Re në bazë janë prej shkëmbinjve paleozoikë, mbi të cilët janë sendimentet e mezozoikut. Ndryshimet në klimë, hidrografi, në përhapjen e popullsisë dhe në veprimtaritë ekonomike në mes të viseve jugore dhe atyre veriore janë mjaftë të mëdha. Prandaj, Zelanda e Re e ndajmë në dy regjione.

Ishulli Jugor

Redakto

Ishulli Jugor për kah sipërfaqja është më i madh (154.465 km²) por për kah numri i popullsisë afro tri herë më i pabanuar se Ishulli Verior. Natyrën e tij e bëjnë të individualizuar Alpet e Zelandës së Re, të cilat me lartësinë,madhësinë,rrjedhjet e ujërave dhe të liqeneve na përkujtojnë Zvicrën.në këto male është pika më e lartë Kuk me 3.764 m. Amplitudat më të mëdha hipsometrike janë pikërisht në mes të maleve të larta dhe luginave të thelluara të lumenjve. Ndonëse e rrethuar me oqeane,pozita jugore e bën më të ftohtë. Klima e Ishullit jugor na përkujton klimën e Anglisë Veriore apo të Skocisë. Në lokalitetin Danidin (Dunedin) në lartësinë mbidetare 2m temperature mesatare vjetore është 11,5, ajo e janarit 16,0, ndërsa e korikut 7,3 °C në të cilën bien 947 mm reshje. Reshjet janë shumë më të mëdha në pjesën perëndimore ku ato mund të arijnë edhe deri në 3.000 mm. Relievi lartmalor dhe temperatura e ulët në to, në një anë, dhe reshjet e bollshme, nga ana tjetër, janë vendimtare në krijimin e një sipërfaqe me me bor dhe akull. Në fizionominë e pejshazhit mund të vërehen shumë fjorde që janë future thellë në brendësinë e Ishullit jugor. Ato për ka numri dhe zhvillimi na përkujtojnë natyrën e Norvegjisë në Evropë. Në male të larta janë zhvilluar akullnajat e një ndër më të dalluara është ajo e Tasmanit e gjatë 28 km apo ajo e Franje Josipit etj. Bora e akulli janë faktorë të rëndësishëm të ushqimit të lumenjve dhe të liqeneve që këtu gjenden në një numër të konsiderueshëm. Lumi më i rëndësishëm është Kluta (Clutha) i gjatë 336 km. Lumenjtë janë të shkurtër, të shpejtë, me sasi të mëdha të ujit dhe me potenciale të mëdha hidrike. Një numër i shumtë i liqeneve akullnajorë, si Vakatipu, Tekapo, Te Anau, Vanaka etj., na përkujtojnë natyrën e Alpeve në Evropë.

Bimësinë e këtij regjioni e përbëjnë pyjet e gjerësive të mesme gjeografike në pjesën perëndimore, kullosave të shpateve lindore dhe zonës së ngushtë bregdetare si dhe luginave të lumenjve të kultivuar me prodhimet bujqësore. Sidomos ka rëndësi Fusha kanterberi.

Ishulli jugor me 5 banorë/km² është krahinë më e pabanuar e Zelandës së re. Është katëe herë më e rallë e banuar se Ishulli Verior. Mirëpo, përveç numrit më të vogël të dendësisë, e karakterizon përhapja jo e barabartë. Viset lindore të ishullit janë më atraktiv për banim për elementet më të favorshme klimatike. Prandaj, viset lindore janë më të banuara se ato perëndimore. Zatën, në këtë pjesë të ishullit është koncentruar gati tërë veprimtaria ekonomike. Ndër qendrat më të rëndësishme është Krajstçerç (Christchurch), e cila është themeluar në vitin 1850 në rafshirën Kanterberi në rrjedhën e lumit Avona. Është qendër universitare qysh prej vitit 1873 e afirmimin industrial e ka fituar pas Luftës së Dytë Botërore. Ka të zhvilluar industrinë ushqimore, tekstile, këpucve, automobilave dhe elektroteknikën Është qendër financiare dhe nyje e shumë rrugëve. Në pjesën jugore është zhvilluar Danidini (Dunedin 120.000 banorë), i cili ka rëndësi për industrinë metalike, tekstil, kimike, ushqimore dhe të çimentos.

Ishulli Verior

Redakto

Ishulli Verior është më i vogël (114.600 km). E përshkojnë Alpet e Zelandës së Re, duke ia dhënë kësaj krahine të gjitha tiparet e peizazhit malor, por në krahasim me Ishullin Jugor janë më të ulët. Zona veriore dhe jugore e ishullit është më e ulët dhe me fusha. Formimin e elementeve kryesore të relievit, përkatësisht orogjenezën e Alpeve të Zelandës së Re, e ka përcjellë procesi i lëvizjeve vertikale që janë manifestuar jo vetëm në formimin e tërësive regjionale, por edhe në një aktivitet intensive vullkanik. Në këtë ishull janë më se 60 vullkane active edhe të shuara. Ndër vullkanet active vlen ta përmendim Ruapehun me kupën e lartë 2.797 m dhe Ngauruhoen të larte 2.291 m.

Këto janë edhe pikat e larta të ishullit Verior. Në afërsinë e tyre janë të pranishme jo vetëm materiali vullkanik, por edhe një numër i ujërave të nxehta, gejzereve, fumaroleve që e përcjëllin fazën postvullkanike. Kjo oamje specifike e peizazhit na përkujton Islandën apo parkun Jellouston në SHBA.

Pozita më veriore e ishullit, më afër viseve të nxehta, është shprehur në temperatura më të larta.Në lokalitetin Okland (Aucland) në 49 m mbi nivelin e detit temperature mesatare vjetore është 16,0, ajo e janarit arin 20,3 dhe ajo e korrikut 11,4 °C në të cilin reshjet bien 975 mm. Këto elemente klimatike janë më të mira dhe na përkujtojnë klimën e Spanjës veriperëndimore. Pjesët më të ngritura kanë temperaturë më të ulët, por kanë sasi më të madhe të reshjeve atmosferike. Ishulli Verior është i përshkruar prej një numri të madh të redhjeve. Ata duke zbritur prej viseve të larta kanë krijuar lugina të thella me pragje e në pjesët e poshtme ato rrjedhin si lumenj fushor. Sasia e madhe e reshjeve i siguron prurje të madhe të ujit. Lumenjët kanë potencial të madh hidrik, por në masë të konsiderueshme ende nuk janë të shfrytëzuar.Lumi më kryesor është i gjatë 350 km.

Pyjet në Ishullin Verior zënë një territor më të vogël, edhe pse janë kushtet e favorshme për to. Ato janë të përqendruara në pjesën qendrore në mallet e larta.

Pjesa më e madhe e sipërfaqes është me i lvadhe dhe kullosa të punuara në Gjirin Plenti në vë veri dhe në Gjirin Hok (Haëke) në lindje.

Ishulli Verior me afro 2,3 milijonë banorë përbën përthamën më të rëndësishme popullative të Zelandës së Re. Sidomos pjesa jugore dhe ajo verilindore është më e banuar, përkundër pjesës qendrore e cila është e lartë dhe jo e përshtatshme për banim. Ndër qendrat më kryesore janë

Uellington (Wellington) kryeqendër e Zelandës së Re, port i rëndësishëm dhe qendër metalurgjike, makinave, automobilave, tekstile dhe industrisë kimike. Në bregdetin perëndimorë është Nju Plimuth (new plymouth 45.000 banorë) me industri metalike, tekstile dhe ushqimore, ndërsa Hamilton (157.000 banorë) me metalurgjinë e zezë, metalike dhe industrinë kimike. Mirpo, qendra dhe porti më i rëndësishëm i Zelandës së Re është Okland (804.000 banorë) e vendosur në estuarin e lumit Uajtemata. Është qendër kulturale dhe arsimore, por rëndësinë më të madhe e ka në funksionin e portit për eksportin e mallrave të Zelandës së Re. Industrinë eka të orientuar kryesishtë në përpuniminë e lëndëve të para, si ato tekstile, ushqimore, gomës, çimentos, lëkurëve dhe metalike.