Gjergj Bojaxhi
Gjergj Bojaxhi (Tiranë, 28 mars 1974) është një ekonomist, politikan shqiptar dhe menaxher privat.[1] Në të shkuarën ka mbajtur pozicione si zëvendësministër në Ministria e Ekonomisë, Tregëtisë dhe Energjitikës e Shqipërisë (2005-2007?), Drejtor i KESH-it (2007-2009), e gjithashtu anëtar i Këshillit Bashkiak të Tiranës (2007-2011).[1]
Gjergj Bojaxhi | |
---|---|
Menaxher privat | |
Zëvendës Ministër i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës | |
Në detyrë 2005–2007 | |
Drejtor i Korporatës Elektroenergjitike Shqiptare (KESH) | |
Në detyrë 2007–2009 | |
Anëtar i Këshillit Bashkiak të Tiranës | |
Në detyrë 2007–2011 | |
Të dhëna vetjake | |
U lind më | 28 mars 1974 Tiranë |
Nënshtetësia | Shqiptar |
Partia politike | I Pavarur |
Fëmijët | 2 |
Punësimi | Ekonomist |
Biografia dhe arsimimi
RedaktoBojaxhi është lindur në Tiranë më 28 mars 1974. Arsimin fillestar e ka kryer në vendlindje, ndërsa shkollën e mesme e ka filluar në Tiranë por e ka përfunduar në Baltimorë, SHBA në City College në vitin 1993. Gjatë viteve 1994-1997 ka ndjekur studimet universitare në Saint John’s College në SHBA.
Aktiviteti profesional
RedaktoNë periudhën 1997-1998 ka filluar të punojë si analist i menaxhimit të riskut në bankën Bankers Trust (New York). Në vitin 1999, gjatë Luftës në Kosovë, Bojaxhi ka qenë koordinator i asistencës në Ambasadën Britanike. Gjatë viteve 2001-2003 ka kryer studimet master në Universitetin John Hopkins në Washington, SHBA. Mban gradën master në ekonomi ndërkombëtare.[2]
Gjatë viteve ka punuar në institucione të rëndësishme amerikane dhe gjatë viteve 2003-2005 si ekspert për Bankën Botërore në Washington.[2]
Aktiviteti në Shqipëri
RedaktoBojaxhi u angazhua në politikën shqiptare fillimisht në vitin 2005 si anëtar i KOP-it (Komiteti i Politikave Drejtuese), me Partinë Demokratike.[2] Ka mbajtur pozicione si Zëvendës Minister i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës (2005-2007?), Drejtor i Korporatës Elektroenergjitike Shqiptare (2007-2009), e gjithashtu anëtar i Këshillit Bashkiak të Tiranës (2007-2011).[1]
Gjatë viteve në PD, Bojaxhi ka qenë kritik me mënyrën e funksionimit të partisë dhe rregullave të brendshme të saj,[2] çka bëri që ai të shkëputej nga politika për disa vite duke iu kushtuar aktivitetit privat si menaxher.[1]
Alpinizmi
RedaktoNjë nga pasionet e Gj. Bojaxhiut është edhe alpinizmi.[3] Ai ka ngjitur disa nga majat më të larta të botës. Me rastin e 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, në 26 maj 2012, Bojaxhi së bashku me alpinistë të tjerë ngjitën majën e Everestit (Xhomolungma) ku ngritën edhe flamurin kombëtar shqiptar.Ai ka ngjitur edhe 4 maja te tjera te botes si Denali ,Elbrus ,Kilimanjaron dhe Aconcagua[3][4]
Kandidatura për bashkinë e Tiranës
RedaktoMë 30 mars 2015 Bojaxhi zyrtarizoi kandidaturën e vet si kandidat i pavarur për bashkinë e Tiranës, duke theksuar se ideja nuk ishte (vetëm) e tija, por e një grupi qytararësh dhe aktivistësh.[5][6]
Gjatë muajit mars 2015 u hodh ideja se Bojaxhi do të merrte pjesë në zgjedhjet për bashkinë e Tiranës si kandidati i pavarur i propozuar nga një grup qytetarësh dhe aktivitësh që vet-identifikohen si "Ne, Tirana", ndërsa e zyrtarizoi kandidaturën e vet më 30 mars 2015.[5][6]
Shënime dhe referenca
Redakto- ^ a b c d Gjergj Bojaxhi, menaxher dhe politikan sipas nje stili “amerikan” Arkivuar 16 janar 2017 tek Wayback Machine, Top Channel, 11 mars 2010
- ^ a b c d Gara për Bashkinë e Tiranës, Gjergj Bojaxhi shpall kandidaturën i pavarur, Balkanweb, 30 mars 2015
- ^ a b Në Everest, valëvitet për herë të parë edhe flamuri shqiptar Arkivuar 29 maj 2012 tek Wayback Machine, Telegrafi.com, 26 maj 2012
- ^ Flamuri shqiptar valëvitet në Everest Arkivuar 6 mars 2016 tek Wayback Machine, Koha.net, 26 maj 2012
- ^ a b Gjergj Bojaxhi candidato indipendente per Tirana mira ai voti di protesta, Osservatorio Italiano, 31 mars 2015
- ^ a b Gjergj Bojaxhi, në garë për Tiranën Arkivuar 1 prill 2015 tek Wayback Machine, Top Channel, 30 mars 2015
Lidhje të jashtme
Redakto- Gjergj Bojaxhi në garë për Bashkinë e Tiranës (Intervistë), Zëri i Amerikës, 30 mars 2015
- Bojaxhi: Politika, problemi kryesor për qytetarët, koha për zgjidhje tjetër, Balkanweb, 30 mars 2015