Gjermanët e Rusisë

Minoritete Gjermane në Rusi

Gjermanët e rusisë janë grupe të popullsisë gjermane të cilët që nga pjesa e dytë e shekullit XVIII-të e deri pas luftës së II-të botërore, pjesërisht edhe më vonë, banonin e banojnë në pjesë të Perandorisë Ruse apo Bashkimit Sovjetik.

Grupin më të vjetër të popullsisë së tillë e përbëjnë gjermanët e Volgës të cilët u vendosen aty gjatë kohës (1764-74) së Katarinës II-të. Nga kjo koloni rreth viteve 1846-70 dhe rreth viteve 1920-te, janë krijuar edhe disa koloni. Edhe vendbanimet e gjermanëve në Ukrainën jugore i takojnë kohës së Katarinës, mirëpo shumica prej tyre janë krijuar gjatë periudhës së dyndjeve nën Aleksandërin I-rë. Në hapësirën përreth Detit të Zi, dei para luftës së II-të botërore ishin diku rreth 1 000 vendbanime. Mes 1830 dhe 1870 vije deri tek vendosja e gjermanëve të "volhynies", prej pjesëtarëve të ardhur kryesisht nga vendbanimet e vjetra gjermane në Poloninë ruse. Para luftës së I-rë botërore, atje ishin rreth 550 katunde gjermane. Vendbanimet më të reja janë, vendbanimet pranë jugut të Uralit, në Siberi dhe Turkenstan, numri i përgjithshëm i të cilave sillet rreth 200 katunde.

Sipas numërimit të popullsisë më 1970 në Bashkimin Sovjetik, në Kazakistan jetonin 858.000 ; në Rusi 762.000 ; në Kirgistan 90.000 ; në Taxhikistan 38.000 dhe në pjesët tjera 99.000 gjerman. Sipas të dhënave zyrtare, në vitin 1979 në Bashkimin Sovjetik jetonin mbi 2 milion gjerman.