Gjimnazi "Sllobodan Shkeroviq"
Gjimnazi "Sllobodan Shkeroviq" (Gjuha malazeze : Gimnazija "Slobodan Škerović" - Гимназија "Слободан Шкеровић"), i njohur edhe si Gjimnazi i Podgoricës (Gjuha malazeze : Podgorička gimnazija - Подгоричка гимназија) është një shkollë e mesme (gjimnaz) që ndodhet në qytetin e Podgoricës, Mali i Zi. Është shkolla e mesme më e vjetër në qytet.
Historia
RedaktoMe dekret të mbretit Nikolla I të Malit të Zi, në Podgoricë u krijua gjimnazi i ulët shtetëror në vitin 1907. Klasat e tij më të larta janë hapur në vitin 1914 dhe 1915. Gjatë pushtimit të Malit të Zi nga forcat austro-hungareze, mes viteve 1916 dhe 1918, shkolla u mbyll.
Pas Luftës së Parë Botërore, Gjimnazi u rihap. Gjimnazi i madh i Podgoricës u themelua më 12 shkurt 1919, pas një dekreti të nënshkruar nga komiteti ekzekutiv i Kuvendit të qytetit të Podgoricës .
Në vitin 1960, shkolla u quajt Gjimnazi "Slobodan Škerović", për të nderuar ish nxënësin e saj dhe revolucionarin e famshëm malazez, Slobodan Škerović . Ndërmjet viteve 1978 dhe 1980, në përputhje me Ligjin për Arsimin e Mesëm Profesional, shkolla u shndërrua nga Gjimnaz në Shkollën e Shkencave Natyrore dhe Humane "Slobodan Škerović" në Titograd, si pjesë e një institucioni kompleks të quajtur Qendra për Arsimin Socio-Ekonomike..
Në vitin 1980 doli nga Qendra e Arsimit Social-Ekonomik dhe filloi punën si shkollë e pavarur e arsimit profesional. Shkolla e rifitoi emrin e saj të mëparshëm në vitin 1991, dhe tani njihet si institucioni publik Gjimnazi "Slobodan Škerović" . [1]
Organizimi
RedaktoQë nga reforma arsimore e vitit 2006 në Mal të Zi, dy departamentet e gjimnazit ( dega filologjike dhe matematikore ) u mbyllën dhe shkolla u shndërrua në gjimnaz të përgjithshëm . Dhjetë vjet më vonë, departamentet u rihapën, por tani janë të orientuara drejt studentëve të talentuar.
Objekti i shkollës është ndërtuar në vitin 1930. Ka një sallë moderne sportive, një sallë ceremoniale, një bibliotekë (me sallë leximi dhe sallë multimediale) dhe një librari.
Në përfundim të arsimit të mesëm në gjimnaz, nxënësit i nënshtrohen provimit të diplomimit të jashtëm ( Matura )
Ish studentë
RedaktoDisa nga nxënësit e shkollës përfshijnë:
- Miomir Mugoša, kryetar aktual i Komunës së Podgoricës
- Boro Vuçiniq, ish- ministër i Mbrojtjes i Malit të Zi
Shih edhe
RedaktoReferime
Redakto- ^ "Archived copy" (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 22 maj 2015. Marrë më 23 shtator 2012.
{{cite web}}
: Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)