Shkolla e mesme e kombinuar "Vëllazërim-bashkim"

Shkolla e mesme e kombinuar "Vëllazërim-bashkim" (malaz. Srednja mešovita škola "Bratstvo-jedinstvo") është një shkollë e mesme në Ulqin, Mal të Zi, mësimi në të cilën zhvillohet në dy gjuhë: gjuhën shqipe dhe malazeze.[1]

Shkolla e mesme e kombinuar
"Vëllazërim-bashkim"
Srednja mešovita škola "Bratstvo-jedinstvo"
Vendndodhja
Të dhëna
LlojiShkollë e mesme
Themeluar më1965
DrejtoriHusein Katana
Personeli74 (2011/2012)
Klasat3 ose 4
Numri i studentëve724 (2021/2022)

Drejtori aktual i shkollës është Husein "Ceno" Katana.[2]

Historia

Redakto
 
Ndërtesa e parë e Gjimnazit të Ulqinit (1965–1968)

Në vitin 1963 Kuvendi i Komunës së Ulqinit themeloi gjimnazin, i cili punoi deri në vitin 1965, si pjesë e Gjimnazit të Tivarit.[2]20 korrik 1965, me vendim të Kuvendit të Komunës së Ulqinit, u themelua Gjimnazi i Ulqinit, në gjuhën serbokroate dhe shqipe. Në tërmetin e viti 1968, ndërtesa e gjimnazit u dëmtua rëndë, ndërsa mësimi u zhvillua në ndërtesën e Shkollës fillore "Boshko Strugar" në Ulqin.[2]

Duke iu falënderuar solidaritetit të popullit të Bosnjës dhe Hercegovinës u ndërtua ndërtesa e re e gjimnazit, e cila u hap më 16 nëntor 1969 me emërtimin Gjimnazi "Vëllazërim-bashkim". Më 27 dhjetor 1974 u themelua Qendra shkollore "Vëllazërim-bashkim", me bashkimin e Gjimnazit dhe Shkollës së nxënësve në ekonomi. Në vitin 1991, me Ligjin për shkolla të mesme, emri i shkollës u bë Shkolla e mesme e kombinuar "Vëllazërim-bashkim".[2]

Referimet

Redakto
  1. ^ Prostorno urbanisticki plan opstine Ulcinj Arkivuar 4 mars 2016 tek Wayback Machine – mrt.gov
  2. ^ a b c d SREDNJA MJEŠOVITA ŠKOLA BRATSTVO JEDINSTVO ULCINJ – IZVJEŠTAJ Arkivuar 22 janar 2020 tek Wayback Machine – cso.gov.me