Gjimnazi "Eqrem Çabej" është një shkollë e mesme e lartë që ndodhet në qytetin e Vushtrrisë, në Republikën e Kosovës.

Përmledhje Redakto

Gjimnazi i Vushtrrisë fillimisht ishte shkollë e mesme me mësim katërvjeçar, e cila u pavarësua në vitin shkollor 1972/73. Katër paralelet e para të gjimnazit filluan nga puna në vitin shkollor 1963/64 në kuadër të shkollës ekonomike "Mosha Pijade" në Vushtrri. Me reformën e vitit shkollor 1976/77, kjo shkollë u shndërrua në qendër të arsimit të mesëm të orientuar (QAMO). Nga viti 1990-1999, kur në gjimnaz u vunë masat e dhunshme administrative serbe, nxënësit shqiptarë u detyruan ta vijonin mësimin në shtëpi-shkolla. Shumë nxënës të kësaj shkolle u shquan edhe si studentë dhe profesionistë në fusha të ndryshme.[1]

Shih edhe Redakto

Referime Redakto

  1. ^ Kraja, Mehmet, red. (2018). "Fjalori Enciklopedik i Kosovës". (Encyclopedic Dictionary of Kosova). Vëll. 1. Prishtinë: Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës. fq. 554. ISBN 9789951615846. OCLC 1080379844.