Gjin Marku (Baz, 2 qershor 1918 ose 1920 - 1986) ka qenë anëtar i Grupit Komunist të Korçës, partizan dhe ushtarak shqiptar. Gjin Marku përfshihet në listën e përpiluar nga Instituti i Studimit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, që përmbledh pjesëmarrësit që kanë përgjegjësi direkte për krimet e Partisë Komuniste Shqiptare dhe të Ushtrisë Nacionalçlirimtare, duke qene, sipas ligjit nr. 41, anëtarë të strukturave politike dhe ushtarake “që kanë inspiruar, organizuar, urdhëruar, ekzekutuar ose ndihmuar forcat partizane në vepra kriminale”.[1]

Biografia

Redakto

U lind në Baz, në rrethinën Rranza, sot në Bashkinë Mat. Kur vdes i ati i Gjinit, Pjetër Marku, miku i këtij të fundit, Hysen Selmani, si dhe byrazeri i tij, Abaz Kupi, e marrin Gjinin 9-vjeçar dhe e dërgojnë në Tiranë, në “Strehën Vorfënore”. Këtu Gjini mori mësimet e para të fillores dhe arsimit 5-vjeçar.

Në vitet 1932-1936, Gjin Marku mbaroi shkollën e mesme teknike “Harry Fultz” po në Tiranë dhe më vonë në Kavajë (vetëm dy muaj), në degën e Bujqësisë. Pas mbarimit të shkollës emërohet agronom në rrethin e Korçës.

Në kujtimet e ish-ministrit Pandi Kristo përmendet si anëtar i bërthamës së Grupit të KorçësBerat në vitet '30.[2]

Në vitin 1945, pas luftës, Gjini, si shumë drejtues të tjerë të luftës, caktohet për të kryer studimet në fushën ushtarake në Bashkimin Sovjetik. Ai ishte nga të paktët studentë nga Shqipëria që vazhdoi akademinë “Voroshillov” në Moskë. Kjo akademi ishte shkollë që nxirrte specialistë të nivelit më të lartë në fushën ushtarake dhe strategjike në të gjithë botën e asaj kohe. Studimet në këtë akademi Gjini i vazhdoi për tre vjet dhe iu ndërpre e drejt e studimit në vitin e fundit, 1948-1949, për shkak të përplasjeve që pati në Kongresin I të PKSH-së dhe kritikës ndaj E. Hoxhës u dënua për agjitacion-propagandë, në nëntor 1948. Vdes nga ceroza e mëlçisë më 1986.

Referime

Redakto
  1. ^ Gazeta Standard (29 nëntor 2014). "Lufta e Dytë Botërore në Shqipëri, E papublikuar/ Arkivi i Shtetit, 260 emrat që "rrëfyen" ekzekutimet në ushtrinë partizane". Marrë më 22 maj 2018. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ Dervishi, Kastriot (2016). Lëvizja komuniste në vitet 1924-1944 dhe formimi i PKSH-së. Tiranë: 55. fq. 97. ISBN 9789928106384. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)