Epika është lloj letrar ku jeta pasqyrohet nëpërmjet rrëfimit për ngjarje dhe njerëz qe kane marre pjesë ne to, për sjellje dhe emocione te tyre ne rrethana te ndryshme. Llojet e veprat epike janë : përralla, tregimi, novela, romani etj.

Në gjininë epike futen ato vepra, në të cilat autori rrëfen ngjarje (vetë ose nëpërmjet personazheve). Këto vepra mund të jenë të shkruara : në vargje (epi, poema, cikle këngësh, epope që e marrin temën nga ngjarje historike etj.) dhe në prozë. Romani, novela, tregimi janë lloje të mëvonshme të prozës, të cilat e kanë zanafillën në veprat epike.

Në gjininë epike dallohen dhe llojet epiko-lirike, ku autori përveçse rrëfen ngjarjet, shpreh ndjenjat dhe mendimet e tij. Të tilla mund të jenë : poemat, baladat (që e marrin temën nga jeta morale dhe shoqërore), fabulat (që nëpërmjet figurave të kafshëve trajtojnë marrëdhënie njerëzore). Në llojet epike rrëfimi bëhet përgjithësisht në vetën e tretë, por edhe në vetën e parë.