Gjiri i Patrës
Gjiri i Patrës është një degë e detit Jon në Greqinë Perëndimore. Në lindje mbyllet nga ngushtica e Rionit midis kepeve Rio dhe Antirrio, pranë urës Rio-Antirrio, që është hyrja e Gjirit të Korinthit. Në perëndim, kufizohet nga një linjë nga ishulli Oksia në Kepin Araksos. Në veri kufizohet nga bregu i Etolia-Akarnanisë në Greqinë kontinentale dhe në jug nga Akea në gadishullin e Peloponezit. Është 40-50 km i gjatë, 10-20 km i gjerë dhe ka një sipërfaqe prej 350–400 km2.