Gjon Kolesi
Gjon Kolesi (latinisht: Giovanni Collesius, 1570 - 1635)[1] ishte një françeskan shqiptar, ipeshkv i Durrësit dhe Arbërisë. Imzot Gjon Kolesi në vitin 1625 shpalli para Selisë së Shenjtë nevojën [2] e “ngrehjes” së një a dy shkollave në malësitë e dioqezës së vet (ku mvareshin dhe kishat e Krujës, Kurbinit, Matit, Lurës, Dibrës, përfshiheshin famullitë mirditore të Kthellës, Selitës e Rranzës) “me nga 10-12 çuna secila”, ku nxënësit “të mësonin shkrim e këndim dhe themele të mira të besimit”. Në vitin 1632 në Skuraj të Milotit hapi Shkollën e Kurbinit e cila ishte një shkollë fetare kateketike në të cilën krahas njohurive tjera fetare mësohej edhe gjuha shqipe.