Kisha e Shna Prendes, Pllanë
Kisha e Shna Prendes në lindje të Pllanës në rrethin e Lezhës, dhe ngrihet në lartësinë e kodrës mes një gjelbërimi. Ajo është nje kishë e madhe një nefëshe (19.2x7x5m) dhe përbëhet prej naosit dhe narteksit.
Monumenti është një ndërtim I shek XIV-të I stilit Benediktin dhe falë marrëdhënieve të pallatit të Romës me Monolin si perandor I Kostandinopojës,vendimet merreshin direkt nga Papati. Në anën e jashtme kisha është trajtuar thjeshtë, ndërtuar me gurë të papunuara gëlqerorë dhe shtufi. Narteksi është I hapur e I rrethuar me arkada mbi pilastër me prerje katrore, me muraturë, me tulla të kuqe.
Dera kryesore e kishës ndodhet në faqen perëndimore, një tjetër derë ndodhet në pjesën qëndrore të faqës veriore të Naosit. Në faqen lindore ka një apsidë rrethore të madhe e të lartë, si dhe dy nike të vogla anash. Kisha ndricohet prej 7 dritaresh, të cilat janë me hark dhe një është rrethore. Naosi mbulohet me tavan druri, I cili vazhdon pa ndërprerje edhe në pjesën e Mafilit.
Kisha përmendet në document historik të shek të XVII-të, ku kalon në vartësinë e peshkopatës së Lezhës, Krujës apo Durrësit.
Piktura murale
RedaktoKisha e Shën Venerandës ruan pikturë murore në faqen perëndimore të Naosit dhe në atë lindore të Narteksit.
Piktura në Naos ruhet në anën e djathtë të hyrjes perëndimore, ajo ka gjerësi 1.8m dhe lartësi 1.95m duke filluar në lartësinë 0.45m nga dyshemeja. Piktura është realizuar në teknikën e afreskut në një support jo shumë të trashë. Skena paraqit Shën Jakovin dhe Shën Venerandën të vendosur pranë njëri-tjetrit. Figura e Shën Jakovit paraqitet me trupin përballë, me pelerinën që zbret deri në tokë, kokën e ka kthyer( në gjysëm profil) në drejtim të figurës pranë. Shën Veneranda paraqitet veshur me të bardha dhe mbuluar me një pelerinë të kuqe me pala të mëdha. Ajo është përballë me qëndrim drejt. Në dorën e djathtë mban një degë ulliri, kurse në dorën para gjoksit mban një rrotë të dhëmbëzuar me një dorezë të madhe që del jashtë kornizës.